Vlerësime për ligjin antiduhan në Shqipëri, ministri Beqaj merr çmim

ilir beqaj

Për herë të parë respektimi i ligjit antiduhan ne Shqipëri në ambiente te brendshme,është vlerësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në sesionin e 65-te të zyrës rajonale të OBSH për Europën që po zhvillohet të Lituanisë, ka marrë vlerësime për vendosjen me radhë të shëndetit të qytetarëve. “Këtë vit u dhanë 6 cmime të ditës botërore pa duhan në rajonin europian të OBSH dhe një prej përfituesve është ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Ilir Beqaj. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për kontrollin e duhanit në 2006. Në të njëjtin vit u hartua legjislacioni përkatës, por zbatimi mbeti i dobët për shkak të mungesës së një vullneti politik dhe udhëheqjes së asaj kohe”, tha Dr .Suzanna Jakab, drejtore rajonale e OBSH për Europën. Për çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësise  jep cdo vit çmimin e ditës botërore pa duhan për individë dhe organizata të përzgjidhura me kujdes duke vlerësuar arritjet e tyre për kontrollin e duhanit dhe zbatimin e konventës së OBSH. Ky çmim vlerëson arritjet ndërkombëtare në luftën kundër epidemisë globale të duhanit duke sensibilizuar qytetarët. Ndonëse Shqipëria kishte një ligj që ndalonte konsumimin e tij në ambiente të mbyllura që në vitin 2006, vetëm në vitin 2013 u arrit që ky ligj të gjente zbatim.

Share it :