Florenc Drizari
“Ne video duket qarte se pas përgjigjes së Strazimirit, Rama urdheron disa nga fallangat e krimit të zbatojnë skenarin e sulmit fizik ndaj Strazimirit”
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një komenti të bërë në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar mbi incidentin e fundit të ndodhur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku deputeti i opozitës Gent Strazimiri dhe dy deputetët socialist Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, u përfshin në një konflikt fizik mes tyre. Në mesazhin e tij Berisha shkruan se ka qenë Kryeministri Rama ai që ka urdhëruar deputeten socialiste Olta Xhaçka për të replikuar me deputetin e opozitës. Në rrjetin social Berisha ka publikuar edhe një video ku shfaqet Kryeministri Rama që flet jashtë mikrofonit me deputetët e tij dhe ku deputetja Xhaçka, duket duke lexuar mesazhin telefonik.
Duke thënë se kamerat në Parlament shfaqën atë se çfarë ndodhi para fillimi të incidentit në korridoret e Kuvendit, Berisha shkruan: video qe keni ne linkun e mesiperm (në profilin e ish-kryeministrit Berisha në “Facebook”) fakton se neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama eshte organizatori dhe urdherdhenesi direkt i sulmit fizik te deputetit te PD Gent Strazimiri nga fallangat e krimit te tij ne Parlament. Kjo video fakton se pasi Strazimiri denoncoi ne fjalen e tij Ramen per futjen ne Parlament te 19 deputeteve te akuzuar apo denuar per vrasje, pengmarrje, perdhunime e trafiqe, Rama i dergon jo rastesisht mesazh dhe nga vendi i ben shenja deputetes Olta Xhaçka te lexoje mesazhin e tij. Deputetja Xhaçka, konfidente familjare e Edvin dhe Olsi Rames, por dhe ish nusja e Shemsije Kadrijes qe ka ndertuar vilen tre kateshe me parate e vjedhura te kompanise Gjallica, pas leximit te mesazhit te Rames zbaton porosine e tij. Ndrikull Xhaçka, ne nje akt qe nuk ka ndodhur kurre ne 23 vite ne Parlament (pasi nuk e lejon rregullorja) ngrihet dhe nga vendi kerkon fjalen dhe pyet deputetin Strazimiri, pasi kishte mbaruar fjalen dhe ishte ulur ne vendin e tij, se cilet jane sipas tij emrat e deputeteve te inkriminuar. Ne te vertete emrat e tyre jane bere te njohur me dhjetra here ne Parlament, por Rama, si kreu i meduzes se krimit dhe mafies, donte me çdo kusht te personalizonte konfliktin e vrasesve, trafikantve, pengmarresve,perdhunuesve te tij ne Parlament me Strazimirin qe i perplasi ne surrat lidhjet e tij me krimin.
Ne video duket qarte se pas pergjigjes se Strazimirit, Rama urdheron disa nga fallangat e krimit te grupit te tij te akuzuar per vrasje, rrembim personash, trafik prostitucioni, si Ndreu, Ndoka, Frroku etj, te zbatojne skenarin e sulmit fizik ndaj deputetit Strazimiri te cilin, pasi Ndreu e kercenon me jete ne Parlament se bashku me Ndoken e denuar per rrembim personi dhe shfrytezim prostitucioni, e sulmuan fizikisht ne korridoret e Parlamentit.
Qytetare dhe demokrate, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, kreu i meduzes se aleances se krimit, njeriu qe ka shnderruar Parlamentin ne strofull kriminielesh, vrasesish, pengmarresish do me çdo kusht te pergjake Parlamentin per te vrare lirine e fjales. Vetem levizja “Rama IK” do te shpetoje fjalen e lire te opozites nga neo-bllokmeni Edvin Rama dhe bandat e tij te krimit ne Parlamentin shqiptar! RAMA IK!!”,-ka shkruar Berisha. Ndërkaq, pas një ditë pas incidentit, Byroja e Kuvendit mori masa duke dënuar tre deputetët; Strazimirin me vërejtje, ndërsa deputetët Ndoka dhe Ndreu me 7 dhe 3 ditë pezullim nga aktivitetet parlamentare.
Dënimi për 3 deputetët pas sherrit në Kuvend
Një ditë pas incidentit të ndodhur në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë mes deputetit të opozitës Gent Strazimiri dhe dy deputetëve socialist, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, Boroja e këtij instituciooni mori edhe masat ndëshkuese. Pasditen e së premtes kryeparlamentari, Ilir Meta, mblodhi Byronë e Kuvendit, duke vendosur që deputeti Arben Ndoka të pezullohet për 7 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa 3 ditë për deputetin Pjerin Ndreu. “Meta theksoi se gjuha fizike e komunikimit është tërësisht e papranueshme dhe se kjo që ka ndodhur dëmton imazhin e Kuvendit dhe deputetëve, prandaj institucioni i Kuvendit distancohet nga ky akt i dhunshëm. Pas diskutimeve, duke u bazuar edhe në rregullore, Byroja e Kuvendit vendosë të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të përfshirë në këtë incident. Kështu, deputeti Arben Ndoka është pezulluar për 7 ditë nga punimet e Kuvendit, deputeti Pjerin Ndreu 3 ditë, ndërsa për deputetin Gent Strazimiri u mor masa vërejtje për herë të dytë. Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit z. Meta ftoi të gjithë deputetët që të distancohen nga akte të tilla duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe të ruajnë etikën në ushtrimin e funksionit të tyre”,-thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Konfindustria kundër TVSH për makineritë: Goditje për investimet
Industrialistët mbështesin vendimin e Komisionit parlamentar të Ekonomisë për të shmangur pagesën e TVSH për makineritë dhe pajisjet, të parashikuar në projektligjin e paraqitur nga Ministria e Financave.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria bën të ditur se rikthimi i TVSH për makineri dhe pajisje, që i shërbejnë procesit të prodhimit, do të ishte goditje e rëndë për investimet e vendit dhe të huaja.
Sipas Konfindustrisë, veçanërisht të prekur do të ishin investimet në vazhdim, që rrezikojnë të dështojnë, për shkak të rritjes së paparashikuar të kostove, duke krijuar në këto raste edhe shkaqe për penalizime të mundshme të shtetit shqiptar në gjykatat e vendit dhe ndërkombëtare.
Njëkohësisht me pagesën e TVSH prej 20% për makineri dhe pajisje goditje të drejtpërdrejtë do të merrte edhe fuqia konkurruese e prodhimeve vendore krahësimisht atyre të huaja, me pasoja të rënda për ekonominë kombëtare.




