Është publikuar dje vendimi i qeverisë për shpronësimin e pronarëve, të cilët do të preken nga ndërtimi i varrezave në Sharrë dhe Tufinë. “Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave publike, Sharrë, faza IV, dhe Tufinë, fazat III dhe IV, në Bashkinë e Tiranës. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Tiranës”, – thuhet në vendimin e qeverisë.
– Sharrë, faza IV, për sipërfaqe 10 604 m² truall, 4 851 798 lekë.
-Tufinë, faza III, për sipërfaqen 5 729 m², truall, 2 236 416 lekë.
– Tufinë, faza IV, për sipërfaqen 15 688 m², truall, 5 187 840 lekë. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Tiranës. Afati i përfundimit të projektit të jetë tre muaj pas miratimit të projektit. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 10 604 m², truall, Sharrë, faza IV, 5 729 m², truall, Tufinë, faza III, si dhe 15 688 m², truall, Tufinë, faza IV, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Afati i përfundimit të punimeve të objektit “Rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave publike, Sharrë, faza IV, dhe Tufinë, fazat III dhe IV”, në bashkinë e Tiranës, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.




