Turi ballkanik/ Kancelarja Merkel vjen në 8 korrik në Tiranë

German Chancellor Angela Merkel (R) speaks next to Albanian prime minister Edi Rama during their press conference following their meeting at the Chancellery in Berlin on April 1, 2014.   AFP PHOTO / ODD ANDERSEN        (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

Kancelarja Merkel do të vizitojë Tiranën në 8 korrik duke e nisur kështu turin e saj ballkanik pikërisht me Shqipërinë. Sipas “TCH”, i cili përmes burimeve mësoi datën e kësaj vizite, zonja e hekurt e Evropës do të përqendrohet në dy dimensione një vizitën e saj në vendin tonë, në rrafshin politik dhe në atë ekonomik. Në këtë të fundit, vizita do të jetë një mundësi e mirë për t’i bërë një minibilanc arritjeve të deritanishme dhe çuarjen më përpara të angazhimeve që u morën në Konferencën Rajonale të Berlinit gushtin e kaluar. Ndërkohë në rrafshin politik kjo vizitë shënon takimin e tretë me kryeministrin Rama pas atyre dy të parëve të mbajtur në Berlin vitin e shkuar. Pas Tiranës, kancelarja pritet të vizitojë edhe Serbinë, ndërkohë që vizita më 9 korrik në Bosnjë duket se është anuluar. Kjo vizitë e Merkel në rajon shihet edhe si një tjetër hap i përkujdesjes së shprehur nga kancelarja për Ballkanin, i cili tradicionalisht në të shkuarën ka qenë pjesë e influencës ruse. Ardhja e Merkel në rajon nuk mund të përkufizohet aspak si një kthim i vizitave të liderëve ballkanas në Berlin, por në perspektivën afatgjatë, kjo vizitë merr një rëndësi të veçantë në aspektin gjeopolitik, përfshirë këtu mesazhet që kancelarja do të përcjellë në Tiranë dhe Beograd, vende aspirante për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

 

The Guardian: Shqipëria në betejë me korrupsionin për të përmirësuar imazhin

E përditshmja prestigjioze britanike “The Guardian” i kushtoi dje një artikull qeverisjes së Shqipërisë, kryesisht ndryshimeve pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë. Në këtë shkrim me titull “Shqipëria, përparime në betejë me korrupsionin për të përmirësuar imazhin e saj”, gazeta fokusohet tek problemet dhe sfidat e mëdha të vendit tonë mbi luftën ndaj korrupsionit. Shkrimi i prestigjioze britanike shoqërohet me foton e një monedhe 2-mijëlekëshe dhe në brendësi Kryeministrin Edi Rama, me citatin: “Unë besoj në blerjen e votës”. Në artikull gazeta citon Kryeministrin, i cili theksoi se reputacioni i dobët ndërkombëtar i Shqipërisë është i bazuar në stereotipa të ekzagjeruar më shumë sesa është e vërteta. “Për të përmirësuar imazhin e një vendi, së pari duhet për të ndryshuar vetë vendi. Unë besoj se korrupsioni bëhet alternativë kur një qeveri nuk është në gjendje për t’i shërbyer qytetarëve të saj në mënyrë transparente dhe efikase. Pra, ne kemi ende shumë për të modernizuar vendin, dhe modernizimi vjen përmes reformave”, – tha ai. Ndërkohë gazeta bën të ditur se një tjetër program antikorrupsion përfshin mesazhet me tekst që janë dërguar për qytetarët për të pyetur nëse atyre u kërkohej për të paguar një ryshfet, kur merrnin trajtim në spitalet shtetërore. Shqipëria renditet e 110-ta nga 175 vende, në indeksin e korrupsionit të Transparency International në vitin 2014. “Shqipëria vuajti për shumë vite nga mungesa e reformave dhe politika të këqija. Ne kemi treguar që mund të bëjë ndryshime pozitive, por, natyrisht, ne ende nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet e vendit. Çdo muaj, ne kemi planifikuar diçka të rëndësishme dhe, më pak se dy vjet, ne jemi patjetër aty ku unë kam shpresuar se do të ishim”, – citon “The Guardian” Kryeministrin Rama.

 

 

Share it :