Tek monumenti i Kulturës/ Pas diskos verore, tek Kalaja e Tiranës tani do ngrihet edhe restorant-piceri!!!

Princ LekaEdhe pse konsiderohet si monument Kulture, tashmë për vizitorët e shumtë të huaj nuk do të ketë shumë për të parë tek Kalaja e Tiranës. Pas ndërtimit brenda saj të një diskoje verore, këto ditë ka nisur ngritja e betonit për një restorant-piceri.

Pretendenti për fron, Princ Leka, përmes rrjetit të tij social FB ka denoncuar masakrën e monumenteve të kulturës siç është ndërtimi që po bëhet brenda mureve të kalasë së Tiranës.

“Siç mund ta shihni nga keto foto, ndertimet vazhdojne ne zonen historike te Tiranes, brenda mureve te kalase se Tiranes. Pasi perfundoi ndertimi i Folise qe i ngjan nje kutie konserve, lulishtja perreth mbetet ne ndertim. Kam vene ne dijeni te gjithe institucionet perkatese, si edhe zyrtaret me te larte te shtetit. Fatkeqesisht pa asnje rezultat…”-shkruan ai.

Ndër të tjera Princ Leka shton se politikanët shqiptarë e shikojnë Shqipërinë si një plaçkë për ta shqyer. “Ironia qendron se se fundmi forcat politike me grupet e tyre te interesave jane perfshire ne debatin lidhur me ndertimet tek parku i liqenit, nderkohe qe nuk duan tja dijne per shkaterrimin e lulishtes historike te Tiranes. Me keq akoma, kane bere te gjithe pakt me djallin…Ky eshte shembulli tipik i dashurise se politikaneve dhe qeveritareve shqiptare per vendin tone. Per te gjithe keta, Shqiperia eshte nje placke per tu shqyer, qe ua hedhin oligarkeve te tyre te pangopur!”.

Share it :