Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ditën e sotme është takuar më tre policorët e liruar nga Serbia.
Sveçla shprehu mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës pë ta duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.
Policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, rreth dy javë më parë u arrestuan nga njësitë policore-ushtarake të Serbisë.
Që të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt.
Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë.




