Policia e Shtetit, FNSH dhe Antiterrori janë vendosur para kampit të MEK në Manzë, ku kanë ushtruar kontrolle në çdo makinë që hynte dhe dilte nga kampi.
Antiterrori ka kontrolluar me detaje mjetet dhe do të stancinohet në vazhdim para MEK, për të vijuar kontrollet çdo ditë.

Shtimi i masave të sigurisë sot vjen pas ngjarjes së 20 qershorit, ku një operacion policor në kampin e muxhahedinëve u shoqëeua me përplasje mes tyre dhe efektivëve. Ata pretenduan se policët po vepronin si terroristë.
Përplasja agravoi në përdorimin e gazit lotsjellës, teksa muxhahedinët akuzuan efektivët për dhunë ndaj tyre.




