Një sherr mes dy grave ka ndodhur në Korçë gjatë pasdites së sotme.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kamenicë të Korçës ndërsa ajo që bëhet e ditur është se sherri ka nisur për vijën e ujit për vaditjen e tokave.
Gratë pasi kanë debatuar kanë goditur njëra tjetrën me grushta.
Aktualisht njëra nga gratë ndodhet në spital për të marrë mjekim ndërsa gruaja tjetër në komisariat për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen.




