Kryetari i LZHK-së, Dashmir Shehi i ftuar në News24 foli për zhvillimin e protestës së ditës së hënë.
Shehi u shpreh se protestat nuk janë të mjaftueshme, sakaq ka shtuar se deputetët duhet të futen në Parlament dhe të flasin.
“Ne jem për protesta, por gjykoj që nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të futemi në Parlament dhe të flasim. Mu kujtuan kohët e Bashës, ku bëheshin protesta të mëdha dhe sërish nuk arritëm gjë gjë. Që ta lejmë pa diskutuar çështjen pa dhënë një përgjigje logjike. Nëse flasim 2-3 vetë nuk ka kuptim. Duhet të flasim dhe shqiptarët të marrin vesh se çfarë ka bërë ky njeri.




