Sekretet e nazizmit dhe të Adolf Hitlerit

Adolf Hitleri dhe ushtaretAdolf Hitler vuante nga sinusiti dhe për ta kuruar përdorte kokainë, ndërsa për të arritur kënaqësi seksuale merrte ekstrakte testikujsh të demave. Të dhënat mësohen nga kartela klinike e Fyhrerit, e përpiluar nga mjeku i tij personal, Theodor Morell. Kartela përmban 47 faqe dhe javën e ardhshme pritet të dal në ankand në adresën e internetit të “Alexander Historical Auctions” të Stamfordit, në Connecticut. Sipas dokumentit duket se Hitleri përdorte kokainë për të qetësuar dhimbjet e kokës së shkaktuara nga sinusiti dhe gëlltiste rreth 30 ilaçe në ditë për të kontrolluar fryrjen e zorrëve, nga e cila vuante sistematikisht. Kartela klinike përmban edhe radiografinë e kafkës së Hitlerit dhe vizatime që paraqesin pjesën e brendshme të hundës së tij. Ndërkaq mësohet se diktatori nazist kurohej me “stricnin”, një lloj helmi, për të zgjidhur problemet me aparatin tretës. Gjithsesi kurat nuk e qetësonin, përkundrazi i shtonin dhimbjet e stomakut. Në pjesën e fundit të dokumentit të përpiluar nga doktor Morell citohet se Hitleri injektonte ekstrakte të testikujve të demave të rinj, për të rigjallësuar libidonë e tij. Sipas përllogaritjeve, secila prej të dhënave që përmban kartela klinike vlen të paktën dy mijë dollarë.

 

Hitleri

Adolf Hitler lindi në orën 18:30, më 20 prill 1889, në Braunau, një qytet në Austri dhe vrau veten në Berlin, në Bunkerin e Kancelarisë Perandorake, që ishte ndërtuar posaçërisht për të, në orën 15:30, në mesditën e 30 prillit 1945. Jetoi 56 vite, një javë e tri ditë. 2. Ishte fëmija e tretë i Alos Hitler, i martuar me Klara Polz, që ishte dhe mbesa e xhaxhit të tij. Motra dhe vëllai më i madh i Hitlerit ishin fëmijët e martesës së parë të të atit. Ndërsa Paola dhe Hitleri ishin dy fëmijët më të vegjël të familjes. 3. Schickelgruber është mbiemri i tij nga i ati Alos, që ishte një fëmijë i jashtëligjshëm. Një mbiemër që edhe në gjermanisht nuk shqiptohet lehtë. Gjatë ngjitjes në karrierën politike ai e ndërroi mbiemrin. Kjo i dha lehtësi në shqiptim, pasi nuk dihet nëse mbiemri i vjetër do ta ndihmonte të merrte atë famë. 4. Nuk ishte gjerman, por austriak, e megjithatë arriti t’i imponohej një populli prej 50 milionësh, duke u kthyer në idhullin e tyre. Një rast i veçantë, ku një jogjerman arrin duke përdorur patriotizmin të kthehet në lider kryesor. 5. Është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore. 6. Hitleri nuk ka shkëlqyer në shkollë. Në matematikë dhe në frëngjisht ka ngelur gjithmonë. E vetmja lëndë që e tërhiqte ka qenë historia dhe luftërat e Gjermanisë. Mësuesit e përshkruanin si një fëmijë të keq që nuk mund të shtrohej. 7. Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, shëndetlig, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën. 8. Pesë ishin gratë që janë njohur si shoqëruese të Hitlerit. Aktorja Renate Muller, e cila vrau veten; Geili Rojball, e cila ishte mbesa e tij dhe thuhet se e vrau veten nga xhelozia. Leni Eiefenstal dhe Miss Midford, si dhe Eva Braun, që u bë gruaja e tij vetëm për një ditë të vetme. 9. Gjatë gjithë jetës ndaj tij janë kryer 42 atentate. U përdorën thuajse të gjitha armët, helmet, aksidentet, pistoletat, bombat me sahat, por asnjë nga atentatorët nuk arriti të realizonte qëllimin e eliminimit final. 10. Pas Luftës së Parë qëndron në ushtri, ku futet me shërbimin sekret. Ngarkohet të spiunojë takimet e Partisë Gjermane të Punëtorëve, ku u regjistrua si anëtar i saj, me numër 555. Spiunonte shokët, por aty ra në kontakt të parë dhe me frymën anti-semite që ekzistonte në Gjermani. 11. Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak. Reparti ushtarak në kohën e tij arriti një nivel të lartë. Ishte e vetmja ushtri që mund të marshonte 20 km në ditë në atë kohë. Në fillim hidhte në sulm këmbësorinë, më pas mjete të rënda dhe në fund bombardimet. 12. Në pesë vite që Hitleri nisi Luftën e Dytë Botërore u vranë dhe u masakruan mesatarisht 11 mijë persona në çdo ditë. 6 milionë hebrenj, 6 milionë civilë sllavë, 4 milionë robër lufte, 1.5 milionë dezertorë politikë, 800 mijë romë, 300 mijë njerëz me handikap, 2 mijë dëshmitarë të Jehovait. 13. Sundimi i tij në Gjermani, nga momenti që u zgjodh kancelar dhe deri në kapitullimin e Gjermanisë, zgjati 12 vite, katër muaj e tetë ditë. Në një kohë kaq të shkurtër, asnjëherë një vend nuk ka arritur t’i imponohet gjithë botës në një mënyrë të tillë. 14. Ëndrra e tij më e madhe ishte që të bëhej piktor dhe për këtë ai shpenzoi dy vjet, duke ardhur vërdallë në lice dhe duke ushqyer veten me mendime madhështore për t’u bërë një njeri i famshëm, pa bërë asnjë përpjekje tjetër për të siguruar jetesën. Këto ishin vite që për biografët Hitleri i ngjante një endacaku të pashpresë. 15. Adolf Hitleri në moshën 39-vjeçare u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Inçesti, sipas studiuesve të ndryshëm të jetës së Hitlerit, e ka shoqëruar për shumë breza familjen e tij. E dashura e fundit e Hitlerit ishte Eva Braun, me të cilën diktatori ndenji i martuar vetëm një natë. Ajo lindi më 6 shkurt të 1912-s, në Munih të Gjermanisë; vdiq më 30 prill 1945, së bashku me Hitlerin, në një vetëvrasje në çift. 16. Hitleri dështoi dy herë për t’u futur në Institutin e Arteve të Bukura, megjithëse ambicia e tij ishte për të studiuar për artet. Fitonte shuma të vogla duke pikturuar kartolina dhe reklama, duke u endur nga një bashki në tjetrën. Gjatë kësaj periudhe ai bëri një jetë të izoluar dhe të vetmuar. 17. I vrazhdë në komunikim, cinik dhe mosbesues te askush, Hitleri nga biografët përshkruhet si një njeri që ishte pak i shoqërueshëm. Veç pikturës, librat e historisë dhe studimet mbi popullin gjerman ishin një tjetër pasion i Hitlerit. Por kishte dhe një dhunti, për të joshur turmat. 18. 35 vite pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, rusët në vendin ku u varros Hitleri ndërtojnë një rezidencë. Kufomat e Hitlerit, Eva Braunit, Joseph Goebbelsit dhe fëmijëve të Goebbelsit, i dogjën dhe hirin e hodhën në lumin Elba. Një dëshirë e lënë kjo në testamentin e Hitlerit. 19. Për mësuesin e frëngjishtes djaloshi Hitler ishte një “idiot i lindur”. Për një tjetër mësues, që nuk kishte as përshtypje të mirë dhe as të keqe, e ka cilësuar njeri të rëndomtë. Ndërsa i vetmi mësues i Hitlerit që ka lënë ndikim te ai, ishte i Historisë, nga ku mori mësimet e para për popullin gjerman. Hitleri pikturonte panorama të vogla me pamje të Vjenës, tablo të rëndomta, që përfaqësonin zakonisht një vend apo një monument shumë të njohur: Katedralen e Shën Stefanit, operën, Burgteatrin, Pallatin e Shën Brunit ose rrënojat romake të parkut të tij. 20. Pamja e Hitlerit nga mënyra e veshjes në rininë e tij ishte për të ardhur keq, në këtë kohë pamja e tij në Vjenë me atë mantelin e tij të gjatë e të vjetruar shumë që zbriste deri në nyjën e këmbës, tamam si një xhybe që ia kishte dhënë një hebre shitës rrobash të vjetra. 21. Ishte i gjatë 1 metër e 73 centimetra dhe sipas kartelës ushtarake, peshonte 70 kilogramë.

 

Përshkrimi

Kishte një fytyrë të ashpër dhe asnjëherë nuk i hoqi mustaqet. Vishej gjithmonë me uniformë ushtarake, pallto të murrme dhe pantallona të zeza. 22. Dy ishin partitë politike që e tërhoqën fort Hitlerin e ri. Ai admiroi në fillim Partinë e Nacionalistëve Pangjermanë, të themeluar nga Georg Riter fon Shënerer. Dhe analiza e tij ndaj taktikave naziste ishte ndër më të saktat. Hitleri konsiderohej si një njeri fanatik, i verbër deri në fundin e tij tragjik. Ai e shkroi testamentin një orë para vdekjes. Ai ia ngarkoi hebrenjve përgjegjësinë e një lufte të cilën e nisi vetë dhe që i shkaktoi fundin e tij dhe Rajhut të Tretë. 23. Që në adoleshencën e tij, Adolf Hitleri u bë një nacionalist gjerman fanatik dhe i tillë mbeti deri në frymën e tij të fundit. Dashuria e Hitlerit për gjithçka që ishte gjermane ishte shumë e egër. Në pranverën e vitit 1913, Hitleri e braktisi përfundimisht Vjenën dhe shkoi të jetonte në Gjermani. Në moshën 24 vjeç atë e konsideronin të gjithë si njeri të dështuar plotësisht. Ai nuk u bë dot as piktor as arkitekt. 24. Riçard Vagner ishte kompozitori gjerman i referuar i Hitlerit. Jo vetëm për faktin se ishte gjerman, por edhe sepse muzika e tij tingëllonte si një simfoni lufte dhe pushteti për Hitlerin. Biografët thonë se Hitleri e dëgjonte për orë dhe orë të tëra, dhe merrte frymëzim nga arti. 25. Autori i preferuar i Adolf Hitlerit ishte filozofi gjerman Frederik Niçe. Ideja e nihilizmit dhe e mosnjohjes së çdo gjëje që ka ekzistuar më parë ishte një ide e marrë nga Niçe. Po ashtu dhe absolutizmi, dhe etja për pushtet, u huazuan nga Niçe. Vetëm se realizmi i njeriut të Niçes te Hitleri u bë në mënyrën më të egër. 26. Adolf Hitleri nuk kishte as miq, as familje, as plan e shtëpi, megjithëse ai zotëronte një besim të palëkundur në ndjenjën e thellë dhe të zjarrtë të misionit. Mesa duket ai nuk ishte asgjë tjetër veçse një vagabond mjaft i çuditshme dhe me kokën e mbushur me lexime. 27. Njeri me fytyrë të ashpër, kishte një dashuri të çuditshme për qentë. Besonte më shumë te qentë e tij që ishin race “Bari Gjerman”, sesa te gjeneralët e tij. “Wolf” ishte qeni i tij i parë, ndërsa “Bond” ishte qeni që e mori me vete edhe në bunkerin ku u strehua në fund të jetës. Thuhet se helmin me të cilin u vetëvra bashkë Eva Braun e provoi fillimisht te qeni. 28. Njeriu që do të sillte Luftën e Dytë Botërore në 1913-n zhvendoset nga Bavaria për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak të detyruar në ushtrinë e Austro-Hungarisë. Por një vit më vonë do të dilte vullnetar, kur Gjermania hyri në Luftën e Parë Botërore. Në moshën 25-vjeçare, në frontin Francës merr gradën “Rreshter”. Plagoset në luftë dhe për merita të veçanta në një nga betejat më të përgjakshme merr medaljen e “Kryqit të Hekurt” të klasit të dytë, ndërsa më pas merr “Urdhrin e Klasit të Parë”, një medalje që asnjë ushtar i thjeshtë nuk e ka marrë më parë. 29. Në shërbimin ushtarak Hitleri ishte një ushtar i veçantë në krahasim me shokët e tij. Ai nuk merrte asnjëherë as letra, as pako, ai nuk kërkonte kurrë leje. Ndryshe nga të gjithë ushtarët, ai nuk interesohej për gra. Hitleri nuk qahej as nga pisllëku, as nga pleshtat. Humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Hitleri e përjetoi gjatë momenteve që ndodhej në spital. Së bashku me shumë ushtarakë të tjerë që nuk e pranonin dështimin e tyre, vendosi të angazhohej në politikë për të shkatërruar marrëveshjen e paqes mes Francës dhe Gjermanisë. 30. Ishte viti 1920 kur Hitleri u bë përgjegjës për propagandën e partisë dhe la ushtrinë për t’i dedikuar kohën dhe jetën riorganizimit të partisë, të riemëruar si Partia Nacional Socialiste e Punëtoreve Gjermanë (NSDAP), e njohur shkurt si naziste. Adolf Hitleri u zgjodh në korrik të vitit 1921 president nga përfaqësuesit e Partisë Naziste, me idenë se ai ishte një person i cili u ofronte publicitet dhe dinte të tërhiqte fonde nga simpatizantë, udhëheqësit e Partisë Naziste e zgjodhën atë president të partisë me fuqi të pakufizueshme. 31. Më 24 shkurt të vitit 1920, Hitleri organizoi mitingun e parë për të. Në fjalimin e tij ai shpalli për të parën herë 25 pikat e Partisë Punëtore Gjermane. Pjesa më e madhe e fjalëve therëse dhe ndërprerjeve që bënin, drejtoheshin kundër pjesëve të programit që lexonte. Në vitin 1928, Hitleri zgjodhi Geringun për të qenë një nga dymbëdhjetë deputetët nazistë që do të përfaqësonin partinë në Rajhshtag dhe kryetar i të cilit u bë kur nazistët përbënin partinë më të rëndësishme në Parlament, më 1932. 32. Në moshën 35-vjeçare organizon një grusht shteti, duke përdorur strukturat paramilitare që ia bashkëngjiti Partisë Naziste, “Freikorps”, që ishin ushtarët e Luftës së Parë Botërore. Grushti shtetit dështoi dhe Hitleri dënohet me pesë vite burg. 33. “Mein Kamf” (Lufta Ime). Libri që Hitleri shkroi në burg. Në këtë libër ideatori i nazizmit shpalos të gjitha idetë e tij për racën, gjuhën gjermane dhe urrejtjen ndaj hebrenjve. Libri u bë një udhërrëfyes i brezave nazistë. Për fat të keq, askush nuk i mori seriozisht idetë e shkruara nga Hitleri, deri sa ai i vuri në zbatim ato. Në 1935, Hitleri ua shpërndau falas librin të gjithë gjermanëve për ta lexuar me detyrim. Ndërsa pas Gjyqit të Nurenbergut, libri “Mein Kamf” u ndalua, hyri në librat e ndalur për botim dhe shitje. 34. Në moshën 44-vjeçare themelon Partinë Nacionaliste të Punëtorëve Gjermane, që më pas u quajt Partia Naziste, pas rënies së Republikës së Vajmarit më 1933. Megjithëse kushtet ishin tepër të favorshme për rritjen e partisë, Hitleri i nuk i shfrytëzoi ato plotësisht. Ai e gjeti partinë të vogël, të pamjaftueshme, me një program me principe nacionaliste dhe socialiste, por me një udhëheqje të përçarë dhe me mjete të pamjaftueshme. 35. Më 30 janar 1930 emërohet kancelar (kryeministër) i Gjermanisë dhe që nga ky moment nis vendosjen e diktaturës naziste. Nazistët tashmë kishin arritur t’i imponoheshin popullit dhe kapën majat më të larta të pushtetit. Por kjo ishte vetëm nisja e idesë për pushtimin e botës. Një vit pasi u zgjodh kryeministër, në qershor të vitit 1934, Hitleri nisi spastrimet brenda partisë për të larguar rivalët, madje dhe ata që dikur e kishin ndihmuar. Brenda një nate vrau 71 njerëz të lartë të partisë gjermane, shumica njerëz që ndihmuan të vinte në pushtet. Kjo ngjarje njihet ndryshe në histori si “Nata e thikave të gjata”. 36. Djegia e Parlamentit Gjerman (Rajshtagut), më 23 shkurt 1933, ishte nisja e diktaturës hitleriane. Kishte postin e kancelarit, por jo aq pushtet sa i duhej. Për zjarrvënien u akuzua një komunist, por, në fakt ngjarjet treguan se, Partisë Naziste në ato momente i interesonte më shumë rrëmuja në Gjermani për të marrë në dorë gjithë pushtetin. Më pas kjo djegie u përdor për të arrestuar kundërshtarët dhe për të zhdukur komunistët në Gjermani. Më 1933, Hitleri ngre shërbimin e fshehtë policor “Gestapo”. Ajo u ideua nga Geringu dhe Hitleri, dhe ishte struktura që grumbullonte të gjitha informacionet sekrete. Zbulimi i komploteve dhe kundërshtarëve brenda Gjermanisë, por edhe misionet sekrete jashtë saj, ishin detyrat kryesore të oficerëve të saj. 37. “Wolksvagen”, makina që edhe sot është një nga më populloret në Evropë, është ideuar nga Hitleri. Pas emërimit kryeministër, ai urdhëroi inxhinierët që të prodhonin një makinë që nuk do të kushtonte më shumë se 1 mijë marka për të pasur përdorim të gjerë në vend. Ai ideoi dhe emrin “Wolksvagen” (makina e popullit). Diktator, kriminel, sadist dhe mbartës i të gjitha epiteteve. Por kjo nuk e ka penguar të ishte “popullor”. Më 1938 revista prestigjioze “The Time” e zgjedh “Njeriun e Vitit”. 38. “Fyhrer” është titulli që mbante Hitleri. Në gjermanisht do të thotë udhëheqës, prijës. Një titull që askush tjetër nuk e kishte mbajtur në Gjermani. Përveç mikut të tij, gjeneralit Rem, të gjithë të tjerët i drejtoheshin vetëm me emrin “Fyhrer Hitler”. Rajhu i Tretë. Është emri që i vuri perandorisë së tij Aldolf Hitleri, që nënkuptonte një mbretëri ose bashkësinë gjermane si një e tërë. Rajhu i Parë quhej Perandoria Gjermane nga shekulli IX deri më 1802. Rajhu i Dytë quhej Perandoria Gjermane 1871-1818. 39. Kryqi i thyer Svatiska i ushtrisë gjermane është vendosur nga vetë Hitleri. Ai është një simbol i lashtë kelti dhe simbolizon diellin dhe fatin gjatë luftës. Por për studiues të ndryshëm ai simbolizon dhe racën e bardhë. Ndërkohë që simbole të ngjashme me të janë gjetur dhe në rrënojat e qytetërimit antik. Thuhet se Hitleri e ka marrë idenë gjatë studimeve për pikturë. Përshëndetja me dorën lartë ishte një tjetër shenjë, nderim që Hitleri e huazoi nga historia botërore. Shenja e nderimit me dorën lartë është përdorur për perandorët romakë “Ave Çezar” (Jetë të gjatë Çezarit). Hitleri e kthehu në “Heil Hitler” “Rroftë Hitleri”. 40. 1 shtator 1939 është dhe data zyrtare e nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Pasi kish bërë një pakt me rusët, Hitleri vendos të pushtojë Poloninë, duke prishur marrëveshjet ndërkombëtare me Anglinë dhe Francën. Më 20 janar 1942, në Berlin Hitleri organizon konferencën për spastrimet që do të bëheshin ndaj popullsive joariane. 15 ushtarakë të lartë të drejtuar nga Hitleri, Reinhard Heydrich e Adolf Eichmann, ideojnë batimin e Holokaustit dhe dhanë urdhrin për ngritjen e kampeve të shfarosjes. 41. Holokausti është një teori, që do të thotë djegie totale. Në bazë të kësaj u ngritën me dhjetëra kampe përqendrimi në të gjithë Evropën dhe në Gjermani. Më të mëdhenjtë ishin Auschwitz Birkenau, në kufi me Poloninë, ku u vranë në dhoma gazi dhe krematoriume rreth 70 mijë hebrenj. Janë mbi 50 kampe përqendrimi në të gjithë Evropën, ku u krye maskara kundër gjashtë milionë hebrenjve. Robërit grumbulloheshin në të gjitha shtetet që kishin pushtuar gjermanët dhe më pas dërgoheshin për në kampet më të afërta, që ishin vetëm kampe vdekjeje.

 

Plani i Hitlerit

Dosja sekrete zbulon përmbajtjen e hartave të hollësishme dhe kartolinave rreth planit të Hitlerit për të pushtuar neutralisht Irlandën në Luftën e Dytë Botërore. Një dosje top-sekret naziste e periudhës së luftës ka nxjerrë në dritë planet trishtuese të Hitlerit për të pushtuar Irlandën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dokumenti përmban harta të hollësishme dhe kartolina të vendit, dhe është mbajtur nga një familje larg opinionit publik që prej përfundimit të luftës. Kjo tregon se, edhe pse Irlanda ishte zyrtarisht neutrale gjatë konfliktit, Hitleri e shihte me objektivin e pushtimit. Irlanda lejoi anijet dhe nëndetëset gjermane “German U”, në ujërat e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, por broshura me titull ‘Militargeographische Angaben uber Irland” kishte të shënuar me simbole tepër të vogla, pikat kyçe të qyteteve dhe vende të tjera në Irlandë me synim shkatërrimin. Dokumenti iu dorëzua zyrtarëve të rangut të lartë nazist, përfshirë edhe fotot e vendeve kyçe të tilla si diga, porte, qytete, toka të madhësive të mëdha dhe plazhe, të cilat, Komanda e Lartë Gjermane besonte se do të ishin me rëndësi strategjike kur ata të pushtonin. Këto vende kyçe u regjistruan nga zyrtarët ushtarakë para se të komplotonin një seri prej tetë rrethimesh jashtë harte, të cilat do të ishin të mirëpërdorura gjatë operacionit “Sealion”. Më 17 shtator 1940 Hitleri u detyrua të heqë operacionin “Sealion” për shkak të dështimit të “Luftwaffe” për të fituar supremacinë përmes ajrit, mbi Angli, gjatë Betejës së Britanisë. Ofensiva naziste kurrë nuk preku terrene pas disfatës gjermane nga qielli, por ekspertët besojnë se libri bazohet mbi atë çfarë mund të kishte ndodhur nëse nazistët do të kishin pushtuar Britaninë. Kopje të pakta të dokumentit, i cili u botua në vitin 1940, pritet të shiten deri në 600 paund. Eksperti i dokumenteve historike Richard Westwood Brookes, i Auctioneers Mullocks, tha se broshura tregon se si irlandezët kishin gabuar tek i kishin besuar se do të ishin të sigurt nga pushtimi pasi nuk ia kishin prishur qejfin nazistëve gjatë luftës. Ai thotë: “Kjo situatë do të vinte si befasi as sa dhe irlandezët do të besonin se neutraliteti i vendit të tyre do të mbrohej nga nazistët. Ata ishin qartësisht të gabuar dhe kjo u kujtonte shumë kthjellët se askush në botë nuk mund të ishte i sigurt nga djalli Hitler”. Përkundër faktit se shumë irlandezë ishin në favor të Gjermanisë gjatë luftës, ata ishin të ndarë në mënyrë të qartë nga AKSHI për pushtimin dhe me të njëjtin fat si të gjitha vendet e tjera në Evropë. Z.Westwood Brookes tha gjithashtu se ka të ngjarë që Hitleri mund të konsideronte Irlandën të pushtuar që në fillim, para se ta niste me forcë luftën atje pas një tjetër pushtimi të arritur me forcë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai shton: E gjithë kjo do të kishte përmbushur arsyen e plotë ushtarake për gjermanët për të pushtuar Irlandën si një nga vendet e përsosura për të vendosur në frena Anglinë, në një përpjekje për të marrë Britaninë pas gjermanëve. Irlanda kishte lidhje strategjike me Amerikën ndaj dhe siç dukej kishte bërë marrëveshjet taktike për ta zaptuar vendin sa më shpejt. Ne të gjithë kemi ardhur natyrshëm me planet për të pushtuar të parën Britaninë përpara, por unë kurrë nuk kam parë një për Irlandën. Ne me të vërtetë kemi pasur interesa nga koleksionistët irlandezë, në fund të fundit kjo është pjesë e historisë së tyre ku me shumë gjasa ata ishin plotësisht në dijeni të”.

 

Pilula

Invadimi i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi drojë dhe frikësim të madh të Evropës para ushtarëve të Rajhut të tretë. Mirëpo, hulumtimet më të reja tregojnë se ushtarët gjermanë nuk janë inspiruar vetëm nga retorika e zjarrtë e Hitlerit, por përkushtimi i tyre në luftë ishte pjesërisht pasojë edhe e pilulave të quajtura “Pervitin”. Në etiketë të këtij ilaçi shkruante se mjeti shërben për rritjen e “gatishmërisë” dhe se duhet marrë në mënyrë që të “ruhet syçeltësia” sot kjo substancë njihet si metamfetamin apo met i kristaltë. Në periudhën e viteve 1939-1945 janë shpërndarë rreth 200 milionë pilula të tilla, të cilat ushtarët i quanin “çokollata tanke”. Shtypi anglez në atë kohë raportonte se se ushtarët gjermanë marrin “pilula magjike” Është e njohur që e edhe vet Hitleri merrte dozë të kësaj droge por në mënyrë intravenoze. Gjendja reale ishte shumë më e keqe – ushtarët vuanin nga varësia e madhe. Ndonëse pilulat iu lejonin të jenë të qëndrueshëm për intervale bukur të gjata të aktiviteteve fizike intensive, dukuritë anësore ishin të tmerrshme, alivanosje, djersitje, depresion dhe halucinacione. Si një shkrim të gazetës D. Avaz, disa nga ushtarët kishin probleme fatale me zemër, ndërsa disa të tjerë bënin vetëvrasje gjatë episodeve psikotike. Për seriozitetin e pasojave që “Pervitin” linte në ushtarët dëshmojnë edhe përpjekjet e Leonardo Contit, njërin nga ekspertët liderë shëndetësorë të Rajhut të tretë, për të kufizuar përdorimin e këtij narkotiku, por ato ishin të kota.

 

Ditari

Një ditar 400-faqësh i Adolf Hitlerit është zbuluar dhe ndodhet në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA. Ditari është plot me fakte rreth komunikimeve mes personave të besuar të diktatorit. Ditari konsiderohet i një rëndësie të madhe sa i përket planeve të shfarosjes së njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ditari është i një rëndësie të madhe për studime rreth periudhës naziste, përfshirë historinë e Holokaustit”- thonë nga personeli i Muzeut në SHBA. Komunikimet më të shpeshta kanë qenë mes Hitlerit dhe Alfred Rosenberg, i cili u ekzekutua si një kriminel në 1946-ën. Rosenberg e ka mbajtur ditarin si dëshmi të krimeve të luftës, dhe ende është e paqartë se si është zbuluar ai.

 

Droga

Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miut dhe morfine kur dërgonte milionë njerëz të pafajshëm drejt vdekjes. Një gjë e tillë pretendohet në dokumentarin që zbulon regjistrime dhe letrat të liderit nazist me psikiatrin personal, Theodore Morell. Në përpjekje të dëshpëruar për t’u treguar ndjekësve të tij potencën mashkullore, Hitleri merrte më shumë se 80 drogëra të ndryshme çdo ditë – një sjellje tronditëse që disa psikiatër dhe historianë besojnë se e kthyen egoistin në sadist. Psikiatri Nassir Ghaemi pretendon se abuzimi me drogën e përkeqësoi depresionin maniak të Hitlerit duke e bërë atë më të dobët dhe të lëkundur. “Nuk është e qartë nëse Hitleri ishte i varur apo jo nga amfetamina – por dihet që ai kishte çrregullim bipolar dhe amfetamina e bëri më keq atë”, thotë Ghaemi. “Kjo është një çështje që nuk është përshkruar më parë dhe kjo mund të shpjegojë shumë gjëra pse Hitleri ndryshoi në fund të viteve 1930 dhe 1940. “Irish Mirror”, raporton se shumë letra dhe raporte mjekësore për Hitlerin janë publikuar në Amerikë, pasi ushtria amerikane i mori këto pas luftës. Raporti i klasifikuar prej 47 faqesh, thekson se Hitleri kishte sëmundje kronike të lëkurës, shtrëngime të vazhdueshme të stomakut dhe fryrje të tmerrshme të stomakut. Askush nuk ishte në gjendje të kuronte shqetësimet e tij deri në momentin që Morell i lehtësoi shtrëngimet. Kjo bëri që Hitleri ka merrte atë si psikiatër personal për nëntë vite. Raporti thotë se Hitleri përdorte kokainë për të pastruar sinuset dhe qetësuar fytin. Metodat e përdorura nga Morell ishin kontroverse, dhe doktorët e tjerë besonin se ai ishte agjent i dyfishtë që po përpiqej të helmonte Hitlerin. Raporti gjithashtu thekson se, Morell i injektoi Hitlerit ekstrakte nga gjëndra e prostatës apo testikujve të demave të vegjël për të rritur libidon e tij kështu që ai mund të mbate të dashurën e tij shumë herë më të re, Eva Braun. Morell shkruan se diktatori ishte i frikësuar nga kanceri dhe ishe paranojak nga e ftohura e zakonshme. Këto zbulime kanë bërë që disa historianë të spekulojnë se në gjendjen e tij ekstreme dhe dëshirën për luftë ka ndikuar varësia e tij nga droga.

 

Manipulimi

Krimet e tij janë kaq mizore, sa edhe njeriu që qëndron pas tyre. Figura e Adolf Hitlerit ka shumë enigma. Një biografi e re e nxjerr diktatorin aktor brilant, tepër të aftë për inskenime dhe për të krijuar mitin e tij. Tingëllon absurde, por ky njeri stërvitej përditë e për vite të tëra me susta: Adolf Hitler forconte kështu muskujt e krahut – mundësisht për të mbajtur sa më gjatë krahun lart e pa e ulur asnjëherë gjatë përshëndetjes së kolonave paramilitariste, SA. Një tik i Hitlerit? Një gjë e parëndësishme në kontekstin e monstruozitetit të këtij personi? Në asnjë mënyrë pretendon biografia e re për Hitlerin e përgatitur nga historiani dhe gazetari i Hamburgut, Volker Ullrich, “Adolf Hitler – Vitet e karrierës”. Ky historian fokusohet më shumë se kushdo biograf tjetër tek Hitleri si njeri. Ai analizon aftësinë e tij për vetëinskenime, për të kuptuar ngjitjen enigmatike të diktatorit.

 

Argjentina

Adolf Hitler ka sajuar vetëvrasjen e tij, ndërsa ka ikur në Argjentinë ku ka jetuar deri në një moshë të vonë, në bazë të disa të dhënave të reja. Autorët e librit të ri Grey Wolf: The Escape Of Adolf besojnë se provat e vetëvrasjes së tiranit janë me të meta. Ata besojnë se ai në fakt është arratisur në vitin 1945 për të filluar një jetë të re me gruan e tij Eva Braun. Por këto pretendime janë hedhur poshte me “tallje” nga historiani Guy Walters. Gjithsesi, fluturimi i Hitlerit dhe Braun nga Berlini përshkruhet me detaje nga autorët britanikë të librit, Williams Gerrard dhe Simon Dunstan. Rruga e arratisjes; Berlin, Gjermani Tonder, Danimarke Travemunde, Gjermani Reus, Spanje Fuerteventura, Ishujt Kanarje Mar del Plata, Argjentine. Vendi ku mendohet se ka jetuar Hitleri dhe Eva Braun Ata refuzojnë pikëpamjen e cila tashmë është pranuar gjerësisht se Fyhreri qëlloi veten në Bunkerin e Berlinit më 30 prill të vitit 1945 dhe Braun kreu vetëvrasje duke marrë substanca helmuese. Ata besojnë se çifti në fund të Luftës së Dytë Botërore kanë nisur një jetë të re në një enklavë nazifashiste të kontrolluar, në Argjentinë. Dy britanikët mendojnë se fragmente të kafkës që mendohet se janë të Hitlerit mbahen aktualisht nga rusët. Libri citon një numër burimesh, të tilla si kuzhinierë dhe mjekë të cilët pretendojnë se e kanë njohur udhëheqësin nazist para se ai të vdise në moshën 73-vjeçare me 13 shkurt të vitit 1962.

 

Ana tjetër

Nuk ka asnjë diskutim se Adolf Hitleri ishte përgjegjës për disa prej akteve më të përbindshme të kryera ndonjëherë. Megjithatë, në një intervistë rreth biografisë së re të tij, historiani Volker Ullrich diskuton një diktator që ishte antisemit, por gjithashtu edhe një njeri me sharm të konsiderueshëm. – Zoti Ullrich, sa normal ishte Adolf Hitleri? Ai nuk ishte aq i çmendur sa disa studiues të psikohistorisë do të donin që të besonim, që përkon me linjat e tyre tejet sempliciste të argumentimit. Bile ai mund të ketë qenë më shumë normal nga sa mund të dëshironim. – Shumica e njerëzve e konsiderojnë Hitlerin si psikopat. Gjithashtu, shumë historianë besojnë se dikush i aftë që të kryejë krime të tilla nuk mund të ketë qenë normal. Padyshim që Hitleri ishte i jashtëzakonshëm në aktet kriminale të tij. Megjithatë, në shumë aspekte, ai nuk qe aspak jashtë të zakonshmes. Ne nuk do të jemi kurrë në gjendje t’i kuptojmë gjërat e tmerrshme që ndodhën midis viteve 1933 dhe 1945 në qoftë se mohojmë qysh nga fillimi se Hitleri gjithashtu kishte karakteristika njerëzore dhe në qoftë se dështojmë për të marrë parasysh jo vetëm energjitë kriminale të tij, por gjithashtu edhe cilësitë tërheqëse që ai kishte. Për aq kohë sa e shohim atë vetëm si një përbindësh të frikshëm, joshja që ai padyshim ushtronte do të mbesin enigmë. – Joachim Fest botoi një biografi të hollësishme të Hitlerit më 1973 dhe Ian Kershaw një tjetër, me dy vëllime, që fillon më 1998. Cili qe motivi juaj për botimin e një biografie të tretë të hollësishme? Fest i afrohet Hitlerit nga një pozicion neverie dhe antipatie. Një kapitull qendror i librit të tij titullohet “Pamje e një Jopersoni”. Kershaw ishte i interesuar më së pari në strukturat shoqërore që e bënë Hitlerin të mundshëm, ndërsa vetë personi mbetet disi i zbehtë në trajtimin e tij. Unë e nxjerr njeriun në ballë. Kjo krijon jo një portret krejtësisht të ri të Hitlerit, por një qëndrim akoma më kompleks dhe më kontradiktor nga se jemi familjarë. – “Hitleri, Njeriu” është emri i një kapitulli që ju vetë e përshkruani si kapitullin kyç në librin tuaj, i cili do të botohet këtë javë. Si qe Hitleri si njeri? Gjëja e jashtëzakonshme lidhur me Hitlerin ishte talenti i tij për maskim. Aftësitë e tij të mrekullueshme si aktor shpesh janë anashkaluar. Ka vetëm situata shumë të rralla ku ne mund të themi si ai po tregohej i sinqertë. Kjo është ajo që e bën të vështirë t’i përgjigjesh pyetjes se si qe ai si njeri. Ai mund të ishte mjaft i këndshëm, edhe për njerëzit që urrente. Megjithatë, ai ishte gjithashtu jashtëzakonisht i ftohtë edhe me njerëzit shumë të afërt me të.

Share it :