Safet Gjici i bashkohet Dakos, Lefter Kokës dhe Bllakos në paraburgimin e Durrësit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka marrë sot  verdiktin e Gjykatës së Posaçme lidhur me video skandalin e ndodhur në zyrën e tij rreth një javë më parë. Gjici do tëtransferohet ne paraburgimin e Durresit, atje ku mbahen edhe ish kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako, ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti Alqi Bllako.

 

Fillimisht në këtë paraburgim janë vendosur dy njerëzit e aferës së inceneratorëve, ish ministri Mjedisit Lefter Koka dhe ish deputeti Alqi Bllako. Vetëm një muaj më parë gjykata vendosi se

Koka dhe Bllako, do të gjykohen me gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Përmes kësaj forme të posaçme, gjyqi bëhet mbi dosjen e sjellë nga prokuroria, pa marrë prova të reja dhe në përfundim, në rast fajësie, të pandehurit përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit. Gjykimi i shkurtuar u pranua edhe për 14 të pandehur të tjerë, mes të cilëve ish-zv.presidenti i FSHF, Arben Dervishaj dhe biznesmeni Klodian Zoto, si edhe për tre shoqëri tregtare.

 

Më pas dy socialistëve iu bashkua një tjetër socialist, ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. SPAK kërkoi arrestimit e Vangjush Dakos për shkak të ndërtimit të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit në 2010. Pallati u ndërtua pa leje dhe ishte planifikuar për 7 kate. Ish-kryebashkiaku firmosi lejen e tij në vitin 2014 teksa ishte bërë 11 kate. Episodi i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit.

 

Dhe së fundmi në paraburgimin e Durrësit do të vendoset edhe Safet Gjici, ish kryebashkiaku  Kukësit i cili u flmua në zyrën e tij duke kryer marëdhënie erotike me një grua, ndërsa më pas u diskutua edhe për favorizimin e saj në marrjen e tenderit për strehimin e qenëve të rrugës.

Share it :