Partia Demokratike nis punën për hartimin e draftit të saj me propozime për reformën në drejtësi. Në selinë blu u mblodhën në takimin e parë për këtë çështje anëtarët demokratë të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, së bashku me ekspertët e përzgjedhur nga opozita, ku u vendosën piketat mbi të cilat do të hartohen edhe propozimet që do të prezantohen në vjeshtë.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, deputeti demokrat Eduard Halimi, i cili do mbajë edhe postin e nënkryetarit të komisionit të posaçëm, deklaroi se opozita ka vënë theksin tek ekspertiza ndërkombëtare, e cila sipas tij, do të jetë përcaktuese për të bërë të mundur që reforma në drejtësi të jetë efikase, gjithëpërfshirëse dhe mbi të gjitha pa kontroll nga politika.
“Ne nuk merremi me axhendën e kryeministrit. Ne merremi me axhendën e PD në mënyrë që në shtator ne të mos pengojmë punën në dërgimin e gjithë strategjisë dhe dokumenteve në Komisionin e Venecias . Për këtë jemi dakortësuar me PS dhe me mazhorancën që të mos pengohemi në këtë process. Ne po ecim që të kemi një platformë të qartë në javët e para të shtatorit. Pastaj do të jetë Komisioni i Venecias që do të japë mendimin e vet, do të jetë ekspertiza ndërkombëtare që…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.




