Radhë të gjata në Kapshticë! Rikthehet kaosi në kufi, dhjetëra makina të bllokuara…

Radhët e  gjata janë rikthyer sot në pikën kufitare të Kapshticës. Bëhet me dije se pala greke ka mbyllur sportelet, pasi janë plotësuar kuotat prej 300 personash.

Si pasojë e mbylljes së sporteleve nga pala greke, janë krijuar sërish radhë të gjata në këtë pikë kufitare. Mbi 60 makina kanë mbetur pa kaluar, të bllokuar në kufi. Emigrantëbe u është thënë se duhet të plotësojnë formularin “on-line”, për të kaluar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e djeshme, ku pas orës 13:00 pala greke e mbylli sportelin, pasi u plotësuan kuotat duke lënë shqiptarët në pritje të ditës së nesërme.

Kujtojmë që qeveria greke ka vendosur se gjatë 24 orëve do të kalojnë në doganën  e Kapshticës 300 persona, ndërsa në atë të Kakavijës do të kalojnë 750 persona.

Në mesin e muaji gusht në dy pikat kufitare pati një krizë, aq sa u krijuan rradhlë kilometrike në kufi.

Sakaq, një ditë më parë qeveria greke publikoi vendimin për kufijtë me Shqipërinë. Zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarit Nikos Hardalias tha se është vendosur që nga 29 gushti e deri më 11 shtator 2020 të ngelen në fuqi kushtet e derisotme.

Hardalias tha se do të lejohet lëvizja e qytetarëve në kufijtë tokësorë duke plotësuar dy kritere:

Vërtetim analize negative për Covid-19 dhe 7 ditë karantinë në hyrjen në Greqi.

Zyrtari grek tha se Shqipëria shënon shifra të larta infektimi dhe nuk mund të jetë lehtësira.

Pas mbylljes së sporteleve, qytetarët kanë shprehur shqetësimin se nëse nuk kalojnë brenda pak orëve u skadon afati i përgjigjes së tamponit dhe se do të detyrohen të bëjnë një tjetër.

Të merren vesh shtet me shtet. Ne nuk kemi para të bëjmë tamponë të tjerë. Do të bëjmë grevë këtu. Kemi fëmijë dhe jemi të sëmurë. Ne paguajmë taksa në Greqi, paguajmë taksa në Shqipëri. Edhe grekët duhet të kuptojnë njëherë e mirë“, shprehet një qytetare.

Na thonë se është mbushur kuota dhe nuk mund të kalojmë dot sot, por nesër në orën 06:00 të mëngjesit. Neve na skadojnë tamponët nesër, madje ka qytetarë që u skadon sot“, tregon një tjetër qytetare për Abc News.

Share it :