Prishja e Kishës së Dhërmiut/ Tensionet në “qiell” mes Athinës dhe Tiranës.Ortodoksët: U shkel ligji për objektet fetare

Gëzim Saliu

Pas shumë debatesh dhkisha e prishure përplasjes mes shtetit dhe komunitetit ortodoks në Dhërmi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 4:30, forcat e INUV-it shembën kishën e Shën Thanasit. Forcat e INUV-it punuan gjatë natës për të prishur kishën, edhe pse banorët besimtarëu mblodhën rreth saj për të mos lejuar prishjen. Në një reagim të sajin lidhur me këtë ngjarje, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e konsideroifyerje shembjen e kishës në Dhërmi,duke theksuar se është shkelur në mënyrë flagranteligji që ndalon ndërhyrjen në objektet fetare.”Ky veprim është në shkelje flagrante të ligjit nr. 10057, 22.1.2009, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, neni 21/1,2: “Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhri të prokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në rast të kanosjes së një rreziku të afërm. 2. Paprekshmëria e hapësirës publike garantohet nga Shteti. Shteti mbron objektet dhe vendet e caktuara fetare, në përputhje me ligjin”. Sipas Kishës Autoqefale ata që kishin planifikuar shkatërrimin e vendit të shenjtë ishin kontradiktorëdhe konfuzë në deklarimet, pretendimet dhe veprimet e tyre. “Deklaruan se ishte një ndërtim pa leje i bërë së fundmi dhe doli se ishte ngritur nga vetë besimtarët në fillimet e demokracisë, në të njëjtin vend ku ngrihej kisha e rrafshuar nga komunizmi. Deklaruan që kisha ishte monument kulture dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Deklaruan se Kisha nuk ishte pronare dhe u dëshmua me dokumente e kundërta.U deklarua se soleta ishte hedhur mbi muret e vjetra historike dhe pastaj i rrafshuan ato etj.”, – thuhej në deklaratën e Kishës. Më tej, kjo cilësohet si një ngjarje që ka shkelur të drejtën universale të besimit dhe laicitetit të shpallur në Kushtetutë të shtetit. “Veprime të tilla të papërgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezik harmoninë fetare në vend, duke krijuar konflikte midis besimeve dhe komuniteteve fetare.Gjithashtu, në një kohë kur Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, së bashku me Komunitetin e SantEgidios dhe Kishën Katolike në Shqipëri, në fillim të muajit shtator, përgatiten për të pritur veprimtarinë e madhe ndërfetare “Paqja është gjithmonë e mundshme”, ku do të marrin pjesë 500 delegatë, nga 30 besime të ndryshme nga e gjithë bota, një ngjarje historike për Shqipërinë, veprime të tilla bien ndesh me frymën që ajo promovon dhe zbeh imazhin e vendit dhe popullit tonë”- thekson në deklaratën e saj Kisha Autoqefale e Shqipërisë.

 

box

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse

ThomaDhima:Prishjae kishës, akt vandal i shtetit kundër komunitetit ortodoks

 

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse,ThomaDhima, ishte i pari që publikoi dje në faqen e tij në rrjetin social “FB” fotot e mbetjeve e betonit pas prishjes së kishës së Dhërmiut. Dhima e ka cilësuar prishjen si një akt vandal. “Shteti e prishi kishëzën e Shën Athanasit, rreth orës 4 të mëngjesit. Ky është respekti fals dhe hipokrizia e pushtetarëve që u implikuan në këtë prishje! Tashmë pritet prej ideuesve dhe ekzekutuesve justifikimi dhe përparimi i mëtejshëm “ligjor” e “kulturor” ndaj pronës së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Akti vandal i shtetit kundër Komunitetit Ortodoks. Duket qartë gënjeshtra se kishte mure të vjetra të kishës së parë. Shembën gjithçka! Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen, se gjoja do gjejnë eshtrat e një katoliku italian që kishte ardhur t’u kthente besën. TURP!”, – shkruanteDhima.

 

Athina zyrtare kërcënon

Prishja e kishës tërbon Greqinë:Qeveria shqiptare si xhihadiste

 

I ashpër dhe kërcënues ka qenë reagimi i parë i Athinës zyrtare pas shembjes prej INUV-it, të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, KonstandinosKutras, krahasoi ngjarjen e Dhërmiut me shkatërrimin e objekteve të lashtësisë në Palmira të Sirisë prej xhihadistëve. Kutras, përveç dënimit të aktit, kërcënoi Tiranën me masa të rrepta, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.“Shkatërrimi i objekteve fetare ndodhte deri para pak kohësh në Lindjen e Mesme dhe në veriun e Afrikës nga xhihadistët. Sot e pamë të bëhej realitet edhe në fqinjin tonë, Shqipëri. Asnjë koment më shumë. Për lëvizjet e tjera të Greqisë me Shqipërinë dhe bashkësinë evropiane do të informoheni së shpejti”, – theksoi ai në deklaratën e tij ku shtoi me jo pak ironi se “askush nuk është më bukëshkalë se sa i privilegjuari”. Ndërkaq, sipas burimeve, pranë Ministrisë së Jashtme greke pritet të thirret në këtë dikaster ambasadori i Shqipërisë në Athinë. Por nisur nga fakti se Dervishi ndodhet në Tiranë me pushime, në vend të tij do të shkojë e ngarkuara me punë e Ambasadës sonë, diplomatja Edlira Mërkuri. Sipas burimeve, palës shqiptare do t’i paraqitet një notë proteste lidhur me rastin e prishjes së kishës në Dhërmi.

 

Thellohet përplasja

Me prishjen e kishës marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë arrijnë kulmin e tensionit

 

Marrëdhëniet mes Tiranës zyrtare dhe Athinës zyrtare, sidomos pas ardhjes në pushtettë të majtëve të kryesuar nga Rama në Shqipëri dhepartisë së Tcipras në Greqi, kanë kaluar mes tensionit dhe përplasjeve për disa çështje të mbetura ende pa zgjidhje prej kohësh. Çështja e kufijve detarë ka sjellë një ndarje të madhe mes palëve, gjë e cila nuk u zgjodh as me vizitën e kryediplomatit grek Koçias në Tiranë. Ky i fundit pas një takimi me homologun Bushati nuk arriti të gjente dakordësinë për këtë çështje dhe tashmë palët janë shumë pranë gjykimit ndërkombëtar. Por ashtu marrëdhëniet u ftohën edhe me përfshirjen e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi në rolin e nënkryetarit të Parlamentit dhe me dorëheqjen nga ky post të kreut të PBDNJ-së VangjelDule. Reagimi i Athinës zyrtare për këtë çështje u konsiderua si ndërhyrje në punët e brendshme të një shtetit sovran nga ana e Kryeministrit Rama. Po e njëjta përgjigje erdhi për Greqinë edhe kohë më parë kur reagoi lidhur me hartën administrative territoriale dhe pretendimet e PBDNJ-së për anashkalimin e minoritetit. Prishja e Kishës së Dhërmiut duket se ka qenë pika kulminante e tensionimit të këtyre marrëdhënieve, e cila solli edhe reagimin e padëgjuar ndonjëherë të qeverisë greke që e krahasoi ekzekutivin shqiptar me ISIS-in. Në kushtet aktuale do të jetë tepër e vështirë që përmes dialogut dhe thellimit të bashkëpunimit të marrin zgjidhje shumë çështje të së shkuarës mes dy vendeve. Edhe pse mbeten dy vende fqinje, duket se tashmë Shqipëria dhe Greqia kanë më shumë çështje që i ndajnë me njëra-tjetrën se sa i bashkojnë, referuar edhe kërcënimit të fundit të Athinës për rishikimin e marrëdhënieve dy paleshe me Tiranën zyrtare si edhe në lidhje me aspiratën për Bashkimin Evropian.

 

 

Prishja e kishës në Dhërmi

 

Basha: Akt armiqësor.Rama: PD iu bashkua përçapjes,Athina s’ka punë me ortodoksët shqiptarë

 

 

Prishja e kishës në Dhërmi ka sjellë debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i demokratëve,LulzimBasha, përmes një deklarate e dënoi aktin, duke e cilësuar si një dhunë të Kryeministrit dhe qeverisë ndaj objekteve të kultit. Sipas Bashës, kreu i qeverisë duhej të bisedonte dhe ta zgjidhte problematikënme diskutim me qytetarët ortodoksë të Dhërmiut, ndërsa theksoi se çështja i takon vetëm Shqipërisë dhe askujt tjetër. Ndërkaq përmes një reagimi nga rrjeti social“FB”, Kryeministri Rama e cilësoi si të pabesueshëm qëndrimin e PD-së për çështjen, duke theksuar se kisha e Shën Thanasit nuk ishte ndërtuar nga Kisha ortodokse por nga brutaliteti individual.“Është e pabesueshme edhe për mua që ka kohë që nuk çuditem nga ushqimi i pacertifikuar që Partia Demokratike u jep përditë shqiptarëve, njësoj si ato thertoret e kthesës së Kamzës, të cilat shisnin mish të therur në kohë reale mes baltës e gjakut. Është e pabesueshme që Partia Demokratike, në injorancë të plotë të historisë, aktualitetit dhe të nesërmes së projektuar të kishës së vjetër të Dhërmiut, t’i bashkohet një kuje të pabesueshme të kujt u vu në mbrojtje të ngrehinës skandaloze të së ashtuquajtur kishë; një ngrehinë e ndërtuar jo nga kisha, po nga brutaliteti individual i viteve ‘90 mbi një monument kulture, të cilën në asnjë lloj konkursi për ta gjetur se çfarë është, nuk do të dilte dot njeri në botë që të thoshte është kishë”, – shkruanteRama. Më tej kreu i qeverisë theksoi se është e pabesueshme që Partia Demokratike, për të sharë medoemos qeverinë, t’i bashkohet një përçapjeje dhe një përçartjeje që nuk ka asnjë lidhje me raportet e shtetit me fenë; nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e qeverisë me kishën e me klerin ortodoks; nuk ka asnjë lidhje me fqinjin jugor jo e jo. Në këtë kontekst, duke iu referuar Greqisë dhe ndërhyrjeve të shtetit helen në këtë çështje, Rama theksoi se shteti fqinj duhet të vetëdijesohet se asnjë çështje apo problem i Kishës Autoqefale Shqiptare apo i ortodoksëve shqiptarë nuk ka asnjë lidhje me shtetin fqinj.“Ortodoksët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë që kanë shtetin e tyre dhe hapësira e ushtrimit të besimit të tyre nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër. Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë”, – theksoiRama. Në fund të reagimit të tij, Kryeministri sqaroi se Bashkia e Himarës do të rindërtojë në vendin e prishur shëmbëlltyrën e kishës së vjetër të Dhërmiut:“…Dhe meriton vetëm përgëzime në synimin e vet, për ta bërë atë truall përçues të jehonës së një kohe e historie të shkuar që brezat po edhe vizitorët meritojnë ta përjetojnë”.

 

Qëndrimi i PD-së

Ndërkaq,kreu i opozitës,LulzimBasha, përmes një deklarate të shpërndarë në media, theksoi se zgjidhja eçështjes sëkishës duhej të vinte përmes bisedimit dhe dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashkë me ta për të marrë hapat e duhur. “Në emër të Partisë Demokratike dënoj ashpërsisht dhunën e Edi Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi. Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shembi me forcën e INUK atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti. Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashke me ta për të marrë hapat e duhur me respekt te plote ndaj vlerave dhe të vërtetave historike por edhe ndjeshmërive reale te banoreve dhe besimtareve te Dhërmiut e të gjithë Shqipërisë. Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve”, – tha Basha. Ndërkaq kryedemokrati nuk nguroi të pohonte se kjo çështje i takon vetëm Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë, duke i dhënë indirekt një mesazh kundërshtues Athinës për ndërhyrjet e saj në këtëçështje. Nga ana tjetër Basha tha:“Jo shumë larg nga aty KoçoKokëdhima, deputeti i tij i privilegjuar, ka dëmtuar pasurinë kombëtare, bregdetin e të gjithë shqiptarëve me një ndërtim që ka shkelur 10 ligje e dy plane urbanistike, por ato saraje nuk prishen. Sepse në fakt, këto saraje, simbole të korrupsionit, abuzimit dhe të përfitimit nga pushteti, janë kulti i Edi Ramës, janë i vetmi besim i tij”. Sipas kreut të demokratëve, shembja e kishës është një ngjarje e rëndë që i kujton shqiptarëve se barrë e rëndë është bërë Rama dhe qeveria e tij. “I bëj thirrje të gjitha forcave politike të vendit, përfaqësuesve të të gjitha besimeve në Shqipëri, personaliteteve të kulturës, shkencës, artit, medias dhe shoqërisë civile të bashkohen në dënimin pa asnjë mëdyshje të këtij akti të shëmtuar dhe barbar”, – mbylli deklaratën e tij kreu i PD-së.

 

Reagimi i PBDNJ

Dule: Vandalizëm qeveritar, të ndërhyjë komuniteti ndërkombëtar

 

Në një deklaratë për mediat PBDNJ u shpreh e indinjuar duke e quajtur prishjen e Kishës, vandalizëm qeveritar, që sipas saj dëshmon se kushtetutshmëria po i lë vend përditë e më shumë arbitraritetit e arrogancës. PBDNJ deklaron se qeveria që dështoi me ndërtimin e shkollave dhe spitaleve po shkatërron objektet e kultit dhe dhunon jetën shpirtërore. “Vandalizmi qeveritar në Shën Thanas, Dhërmi, është dëshmia e radhës dhe më domethënëse se në vendin tonë Kushtetutshmëria, shteti i së drejtës, dimensioni human dhe liria e besimit po i lënë vendin përditë edhe më tepër arbitraritetit, arrogancës, dhunës dhe hipokrizisë. E kapur nga interesa klienteliste, qeveria që dështoi të ndërtojë për qytetarët shkolla dhe spitale, po i shkatërron atij objektet e kultit dhe i dhunon jetën shpirtërore”, – thuhej në reagimin e partisë së drejtuar nga VangjelDule. Më tej ai sulmoi kreun e qeverisë dhe deputetin KoçoKokëdhima, duke i akuzuar se kanë grabitur tokat e bregdetit në Jug. “Asnjë patriotizëm nuk mund të bëhet strehë për qëllimet grabitëse, tashmë të njohura botërisht, të Z. Kokëdhima me mbështetjen e Kryeministrit Rama ndaj pronave të Bregut. Në këto kushte bëhet imediate nevoja e ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar për të vënë në mbrojtje vlerat tona shpirtërore nën kërcënim dhe garantuar respektimin e lirisë së besimit në veçanti dhe të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në përgjithësi. Nën hijen e këtyre zhvillimeve, ku do ta gjejë vallë hipokrizinë proverbiale që do ti duhet sot Kryeministrit Rama për të parë në sy Kancelarët Merkel dhe Freyman si edhe kolegët ballkano-perendimorë në samitin e Vjenës?! Po popullit shqiptar si do t’i shpjegohet që po ia bën përditë edhe më të largët arritjen e ëndrrës evropiane?”

 

Partia MEGA: Prishja e kishës, akt i shëmtuar, na kthen në kohën e regjimit komunist

 

Partia MEGA e ka cilësuar akt të shëmtuar prishjen gjatë orëve të vona të natëskishën shumëvjeçare të Shën Thanasit në Dhërmi. Sipas MEGA-s një akt i tillë na kthen shumë vite pas, në kohën e sistemit totalitar. Kryetar i kësaj partie, KristaqKiço në një deklaratë për mediat theksoi se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut.“Shprehim shqetësimin dhe indinjatën tonë për aktin e shëmtuar të prishjes gjatë orëve të vona të natës të kishës shumëvjeçare të Shën Thanasit në Dhërmi. Një akt i tillë na kthenshumë vite pas, në kohën e sistemit totalitar. Besojmë se çështje të tilla të ndjeshme për komunitetin mund dhe duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, mirëkuptimit dhe respektit për besimin fetar. Partia MEGA mbështet të drejtën e komunitetit të Dhërmiut në mbrojtje të simboleve fetare dhe u bën thirrje organeve shtetërore të tregojnë maturi në respekt të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut”, -theksoi Kiço.

Share it :