Gëzim Saliu
Kaso: Ndërhyrje abuzive dhe të kundraligjshme të KQZ për heqjen e komisionerëve të PD-së
Kurbini mbyll ditën e zgjedhjeve vendore me një garë pa garë. Kjo jo vetëm për shkak të mungesës së kandidatit të opozitës në zgjedhje por edhe si pasojë e vendimmarrjes së djeshme të KQZ-së për zëvendësimin e komisionerëve të PD-së. Me një pjesëmarrje tërësisht të ulët, ku në votime morën pjesë vetëm 33 % e qytetarëve, Kurbini sigurisht mund të cilësohet e vetmja bashki ku demokracia “dështoi me sukses”. Ndërkaq deputeti i PD-së në Laç Mhill Fufi në një deklarate për mediat mbrëmjen e djeshme theksoi se PD-ja nuk i njeh zgjedhjet ne Kurbin. Ndërkohë më herët Partia Demokratike e Kurbinit kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të evidentuar parregullsitë në fletët e votimit. “Dega e Partisë Demokratike ne Laç pas shqyrtimit te situatës se procesit te votimit për zgjedhjet vendore, dhe anomalive te konstatuar kërkon ndihmën e ndërkombëtareve për te investiguar faktin se shpërndarja sipas saj e bazës materiale nga KAZA-ja ne komisionet e qendrave te votimit është bere pa regjistruar ne protokollin përkatës te KAZA-se nr 15 numrat e kodave te sigurisë te cilat po regjistrohen sipas PD-se nga punonjësit e e komisionit e KAZA-se nr 15”.
Debati
Zgjedhjet në bashkinë e Kurbinit u përccoll me debate edhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku Partia Demokratike akuzoi KQZ për ndërhyrje abuzive dhe të paligjshëm në KZAZ-në e Kurbinit për shkarkimin në bllok katër anëtarët e opozitës. Sekretari për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso tha se shkeljet janë të rënda dhe të papreçedenta dhe se sipas tij KQZ ndërhyri në mënyrë të paligjshme në proces. “Ky proçes është karakterizuar dhe vazhdon të karakterizohet nga një paligjshmëri e theksuar. Nga një paligjshmëri që ka nisur me ndërhyrjet abuzive dhe të kundraligjshme të KQZ, të cilët në shkelje të detyrimit ligjor në shkelje të përgjegjësisë që u ngarkon kodi zgjedhor kanë ndërhyrë në mënyrë të dhunshme duke dhunuar procesin dhe duke i nxjerrë dhe i bërë të pamundur subjektit tonë zgjedhor të menaxhojë procesin në kushtet që e ka vënë ligji”, tha ai. Më tej ai bëri të ditur se Komisioni në nivelin e dytë përkatës në Bashkinë Kurbin është KZAZ numër 15 që në bazë të shortit të hedhur nga KQZ, shumicën e kishte me anëtarë të propozuar nga opozita. “Kjo deri ditën e djeshme, kur KZAZ ishte duke kryer detyrën në mënyrë të dhunshme dhe duke u bazuar në informacione të njëanshme vendosi shkarkimin në bllok të katër anëtarëve që ishin në mbledhje dhe vendimmarrje. Deri atëherë KZAZ kishte marrë mbi 150 vendime dhe mbeteshin dhe 40 vendime për tu marrë. Përsëri KQZ në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme përcaktoi afat vetëm një orë dhe kjo në 23:00 të darkës që anëtarët e rinj jo vetëm të emëroheshin por të paraqiteshin në detyrë dhe të kryenin atë detyrë që nuk e kishte kryer gjithë ditën KZAZ. Nje detyre kjo e pamundur dhe e vënë me qëllim nga KQZ për të gjetur një shkak joligjor që ti shkarkonte”,sqaroi Kaso, i cili shtoi më tej se emërimi kryesisht i Fran Nezhës nuk e zgjidh problemin, duke argumentuar se ai është përfaqësues politik i të majtës dhe jo i shoqërisë civile siç pretendon KQZ. “Emërohet Fran Nezha për të zgjidhur situatën, i cili kemi informacione se ka qenë jo vetëm ish-prefekt i kësaj zone i propozuar nga PS, por ka qenë dhe për 10 vjet drejtues i strukturave të PS së Kurbinit. Sot e kësaj dite është një nga anëtarët e stafit të kandidatit të majtë”. Në bashkinë e Kurbinit në garë realisht mori pjesë vetëm kandidati i majtë, pasi kandidati i opozitës Altin Biba është dorëhequr prej kohësh nga gara, edhe pse KQZ e regjistroi si kandidat në zgjedhje.
Zgjedhje në Laç, pjesëmarrje e ulët në zgjedhje
Në Laç ashtu siç pritej ka patur pjesëmarrje shumë të ulët në krahasim me Lezhën dhe Mirditën,kjo sepse në këto zgjedhje kandidati i mazhorancës nuk ka pasur një kundërshtar në garë si pasojë e vendimit të KQZ-së. Kjo ka çuar në pakënaqësi të vazhdueshme Partinë Demokratike, duke mos i dhënë mundësi kësaj partie të tregonte vlerat e veta dhe tu tregonte qytetarëve laçian se çfarë projektesh do mund të kishin për këtë qytetet që e mban e majta. Nisur nga mungesa e një alternative, simpatizanët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur në qendrat zgjedhore për të shprehur vullnetin e tyre. Ndërkaq nuk kanë munguar edhe problemet, ku në mëngjes qendra e votimit KQV 0850 nisi vonë hapjen e saj si shkak i mos pranimi i anëtarit të PD. Kutitë në qendrën zgjedhore 0850 u sollën në orën 09:30 minuta mbas konfirmimit të marrë nga KZAZ. Ndërkaq në KQV 0850 është treguar një bashkëpunim mes partive politike, si ata të PD-së edhe ata të PS-së. Në përgjithësi votimi ka shkuar i qetë por numri i votuesve ka qenë i ulët deri në mesditë rreth orës 14:30. Por edhe në mbylljet të procesit, përqindja e votimit nuk arrit më shumë se 23 %, gjë e cila tregoi bojkotin e qytetarëve laçianë, kryesisht atyre demokratë ndaj zgjedhjeve ku për herë të parë mungoi gara u zhvillua me vetëm një kandidat / Erges Lalaj nga Laçi
Bllokimi/ Në burgun e Rrogozhinës nuk zhvillohet votim, debati i Luzit me përfaqësuesit e PD-së
Në zgjedhjet vendore votuan edhe të burgosurit, por jo në të gjitha vendet ku ata kryejnë dënimin. Ne burgun e Rrogozhinës nuk u zhvillua procesi i votimit për shkak të një përplasje mes komisionerëve të djathtë dhe atyre të majtë si edhe përfshirjes së |Drejtorit të burgut. Sipas përfaqësuesit ligjorë të demokratëve në KQZ Ivi Kasa ka qenë pikërisht drejtori i burgut që nuk i ka hapur derën komisionerëve demokratë, gjë e cila ka sjellë ndërprerjen e votimeve. Kjo deklaratë e tij solli debat në mbledhjen e KQZ-së pasi kryetarja e institucionit kryesor të zgjedhjeve kërkoi marrjen e masave pikë së pari për komisionerët demokratë. “Ivi ti i dike të gjitha, në vend që të jemi në si KQZ që të kemi informacionin e parë, jeni ju të partisë. Ata duhet të ndiqen penalisht se kanë shkelur ligjin. Shkokën për drekë ata dje braktiskan punën…”, u shpreh Luzi. Por në reagimin e tij përfaqësuesi i PD-së tha se,: “Këto informacione që unë kam mund t’iu vë menjëherë në dispozicion,. Këtu s’ka asnjë të fshehtë që ne marrim informacione por ne duhet të verifikojmë nga i dërguari i KQZ-së atje çështjen. Është drejtori i burgut ai që nuk po i hap derën atyre”, tha ai. Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi dje se në votime morën pjesë 2310 të paraburgosur dhe të dënuar. Në total u ngritën 19 qendra të posaçme votimi ndërsa nuk u hap qendër votimi në Kavajë, që është institucion me minorenë dhe Tropojë, ku numri i votuesve të paraburgosur dhe të dënuar ishte më pak se 15.





