PD, 18 vjet larg bashkisë së Vlorës

Nga Gëzim Llojdia

Nga Gëzim LlojdiaBëhen  18 vjet mote, që kur  demokratët i Vlorës  e shohin me sy dhe plasin me zemër kur shkojnë para godinës së  bashkisë Vlorës. Bëhen 18 mote, që kjo godinë e ndërtuar nga italianët ,mirëpo që ka funksionuar si institucion publik  është marë në administrim prej të majtëve dhe  nuk dihet se kur do të vijë koha  për një rotacion të plotë. Duhet përmendur se  shenjë  e lig mund të quhet djegia  e saj, aty në fundi i vitit ‘96 dhe  qe prej asaj kohe,godina filloi të administrohej nga të majtët e morën me një zemërim popullor ,pra në fillim revolt,shfryrje  e zemërim kombëtar për të mos e lëshuar më për kundërshtarët dhe rotacionin e nevojshëm, që i duhet asaj.

Elham Shara drejtoi bashkinë e parë të Vlorës,të kohës së pluralizmit politik. Gëzim Zilja veçse disa muaj kohë dhe më pas bashkia u qeverisë nga të majtët. Neki Dredha,Niko Veizi dhe Shpëtim Gjika si dhe një gjysmë mandati dy nënkryetar. PD aty nga fundi i vitit 96,ishte në një krizë të madhe ngase qeveria e saj po përballej me fenomenin shqiptar të  piramidave, bazën,pra skrofullën e saj ishte si për dreq  në  këtë qytet .Vetëm disa muaj më parë ,presidentet e piramidave  që operonin në qytetin e flamurit ishin  vendosur çuditërisht nga seksionet  bazë të  partisë  për të kandiduar për deputet,mirëpo listat e dërguara nga baza e partisë  me emrat e tyre u dogjën  dhe nuk i përfill askush. Asnjë president i firmave nuk u vendos të kandidonte edhe pse zemërimi po shtohej nëpër seksionet  e partisë se: zgjedhjet i kemi të humbura. Dhe nëse duhet fitorja e sigurt ,vendosni Alimucën,Kamberin & Co për të marrë vota.

Në kahun tjetër Opozita ishte ngritur ngase referendumi i dha shpresë për një rikthim të mëvonshëm në pushtet. Në këtë gjendje mezi u fitua bashkia pas një balotazhi në vjeshtën e tretë. ”Fitorja si e Pirose” se humbja erdhi më pas më e frikshme dhe më që prej asaj kohe,bashkia ka drejtues  vetëm të majtë. Nga zgjedhjet lokale të ‘98 e deri tash ka një distancë kohore që shkjon përtej  18 vjetëve.

Në këtë verë zgjedhjesh ,humbja në  këtë bashki tejçoi çdo parashikim,u bë më e thellë dhe më dëshpëruese. Edhe në vitin e luftës së mbrapsht ‘97,kishte një farë optimizmi se pas  tymit dhe barotit do të merrej vesh e vërteta ,pra pushteti që erdhi nga flaka.

E çfarë mund të ishte shfaqja e një komete në atë hapësirë qiellore kur vlonin lotët, pushkët, mërit, grindjet dhe gjithshka kishte pësuar një tollovi të vërtetë? Për atë kohë të trishtueshme për këtë vend ka dokumentime dhe njohje të atij realiteti të zymtuar.

Mirëpo ka  disa mandate radhazi, që PD po humbet rëndshëm në qytetin jugor për të cilën  më tutje thuhet se është i gjithë i majtë dhe ndërsa vitet thinjen, ai shkon drejt ngjyrës mavi. A do të kthehet  ndonjëherë e djathta në godinën, që ka 18 vjet që i kthen shpinën?

Dy janë problemet që dalin në çdo zgjedhje por që askush nuk merret .Gjithsecili fillon nga para dhe humbja bëhet sërish realitet .Humbja e PD në Vlorë i ngjason  Sizifit.

Ose kjo humbja ngjason me një problem matematikor. Një kërmill ,ditën ngjitej  në një shtyllë 10 cm,kurse natën zbriste 10 cm. Kur do të arrinte kërmilli në finish,për këtë pyesni kot ,në të vërtetë ai gjendej në “stacion  te porta e hyrjes nga ishte nisur”.

Edhe PD fillon një betejë  elektorale për lokalet në Vlorë,me zjarr, flakë mushkri,talent,mirëpo kur gara  përfundon  në qendrat e numërimit  si  pallati i sportit,apo disa shkolla  nga numërimi  sërish gjendja e saj është  te: stacioni nga ku ishte nisur duke e parë veten të  paaftë, për të gjetur gabimet dhe për të marrë drejtimin e bashkisë.

Kështu janë grisur 18 vjet nga jeta  e gjithsecilit ,por nuk ka parë kurrfarë ndryshimi.

A duhen pritur 18 vjet të tjera për të njohur ndryshimin?

Problemi i parë zë fill te numri i votuesve. Sa të majtë,të djathtë të qendrës të pavendosur ,sa emigrantë etj,etj pyetje që do të mund të ngrihen nga ekspertët për të filluar një betejë elektorale. Kjo gjendje duhet për të parë a duhet hedhur hapi dhe si dhe me kë duhet hedhur! Nga mesi i  vitit 1996 ndoshta në mënyrë të paligjshme, por gjithsesi u mundua të realizohet një sondazh i tillë derë më derë me përgjegjësit e rajoneve sëbashku me dy specialistë të cilët krahas plotësimit të formularëve të tjerë,bënin edhe një pyetje të tillë se kujt force politike i përkiste. Me këtë sondazh u arrit të njihej gjëndja reale që kishte qyteti jugor diku nga fillimi i vitit ‘96. E vërteta e hidhur ishte se e majta  dhe djathta shkoni diku me një përqindje të vogël jek e jek.

Për fat të keq djegia e PD në Vlorë në vitin  e trazuar ‘97  humbën dhe shkaktoi që këtë gjendje të mos ta njihnin drejtuesit e tjerë lokalë të partisë dhe kështu si për fatin  e saj ,gjithçka niste nga fillesa.Duhet përmendur se pas vitit ‘97 drejtuesit  e majtë të bashkisë lejuan ndërtimet dhe i hapën rrugë ndërtesa të shumta ku raporti filloi të shtohej në favor të  së majtës. Një arsye :Ish- ushtarak, që deri në fillim të viteve ‘ 90 gjendeshin në veri u rikthyen ose në Vlorë ose në Tiranë,apo emigracion. Është e kuptueshme bindja  e tyre politike .Ish punonjës të organeve të brendshme  u mblodhën në qytetin e tyre të lindjes, ish arsimtarë, agronomë, mjekë, ekonomistë, sportistë, gjeologë etj u kthyen në qytetin e tyre.  Dihet fakti ,që Vlora  çdo vjeshtë dërgonte në rrethet e veriut mbi 300 kuadro të sapo diplomuar,pas viteve ‘90 shumica u rikthyen. Çfarë bindjesh kanë kjo njihet nga fakti që numri i votuesve të majtë u rrit nga viti në vit me rritjen e qytetit. Krahas kësaj ndërtimi i shumë “fshatrave  ilegalë”, sot njihen si zona informate që aktualisht janë në proces legalizimi e dyfishoi numrin  e votuesve të majtë . Përmendim këtu: zona përmbi spital, zona e  stacionit të trenit, ish-ushqimorja, Uji i ftohtë, pylli i sodës, fusha e aviacionit, hyrja  e qytetit etj etj, të cilat për nga numri i popullsisë përbëjnë fshatra më vete.

Të gjitha këto zona asnjëherë nuk janë kontrolluar nga 100% nga demokratët ,përjashtim bënë fakti i fitimit të mandatit të B.Leskaj në vitin 2005. Të gjitha këto zona, në një farë mënyre kanë qenë jashtë vëmendjes dhe  territorit  të demokratëve. Si mund ta kontrollojmë këtë gjendje një herë e mirë dh e përgjithmonë.

Së pari : duhet të  kërkojnë është:votimin elektronik,që  do të vërtetojë realisht,po  se është ky numri real i  votuesve të çdo partie,në rastet kur s’do të ekzistojë më kutia  e cila shpesh nxjerr xhevahire .

Së dyti: komisionerët. A janë verifikuar komisionerët dhe sa e ruajnë nga shitja votën  e kandidatit të tyre,kur dihet  në kushtet e një krize të thellë ekonomike ,çdokush do ta shiste votën tepër lirë dhe aq më keq komisionerët në qendrat  e largëta ku askujt nuk i bie ndërmend. Nëse një opozitë mendon se ka përforcuar këto dy elementë ose votim elektronik  ose të ketë komisionarë të besueshëm, ajo do të fitojë,përndryshe kutit e votimit befasisht nxjerrin një  rezultat që askush nuk e ka dëshiruar.

 

Share it :