Pas fjalës së mbajtur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, opozita ka vendosur që të bllokojë seancën e parlamentit.
Deputetët e opozitës janë ngritur dhe kanë bllokuar seancën, duke qëndruar para foltores së Kuvendit dhe përballë qeverisë.
Deputetët mbajnë në dorë pankarta ku shkruhet: Jashtë kriminelët.
Topalli :Zonjë sot nuk ka seancë plenare. Në këtë parlament nuk mund të futen më kriminelë. Më mirë të ikë kryeministri dhe në vend të rrijë Armando dhe Armandot e tjerë. Nuk është faji i Prengës por i Edi Ramës. Parlament me krim brenda nuk ka Zonjë, e mirë është që ti të ikësh se je në konflikt interesi dhe në vend të Ramës të ulet Prenga.
Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi nis të flasë por deputetët e PD-së i bien tavolinave. Ruçi kërkon 5 minuta pushim.




