Anxhela Tato
Sekuestrimi i armës me 10 fishekë, pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rikthehet dosja e 1998-ës
Asgjësohen 54 tonë kanabis dhe prangosen 3 persona të shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike
Aksioni në fshatin e kanabisit zbulon snajperin, i cili është përdorur në një aksion të RENEA-s, 16 vite më parë, ku mbetën të plagosur rëndë 4 efektivë. Arma është zbuluar gjatë kontrollit të territorit dhe ambienteve në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Lazarat gjatë këtyre ditëve. Forcat RENEA kanë gjetur snajperin e tyre, të cilin e humbën në Lazarat 16 vite më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me persona të inkriminuar, të cilët asokohe kishin marrë peng disa biznesmenë me maune.Forcat RENEA në disa ambiente të ndryshme gjetën pjesë të këtij snajperi, si tytën e prerë, kambalecin, shulin ku është i stampuar dhe numri i serisë së snajperit, krehrin me 10 fishekë, pjesë të ebanitit të qytës, qytën dhe rripin e snajperit anglez 7.62 mm, që u përkiste këtyre forcave. Policia e Shtetit bën me dije se identifikimi i kësaj arme, si pjesë e armatimeve të RENEA-s, është bërë me numrin serial, i cili është i stampuar në shulin e armës.Gjatë atij operacioni mbetën të plagosur disa punonjës policie, ku 4 prej tyre në gjendje më të rëndë, tre punonjës të forcave RENEA, dhe 1 punonjës i FNSH Dragoti, u dërguan me helikopter për kurim të specializuar në Janinë. Zbulimi i kësaj arme rikthen edhe njëherë krimet e vjetra, të cilat tashmë janë në qendër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Bëhet fjalë për të gjithë sulmet ndër vite nda juniformës blu, përfshirë këtu edhe episodin ku mbeti i plagosur kreu i Policisë së Shtetit.Arma e gjetur do të kalojë në laborator, ku do t’inënshtrohet ekspertizës balistike, në shpresën për gjetje gjurmë gishtash. Paralelisht po vazhdon puna për kapjen e 20 bosëve të drogës, të cilët arritën të arratiseshin pas spiunimit të aksionit.Gjatë ditës së 10 të këtij operacioni policia ka mundur të sekuestrojë dhe mbi 50 armë luftarake mes tyre, automatikë, granata, si dhe pushkë të kalibrit të lartë.
.
Droga
Prej ditësh Policia e Shtetit po vijon aksionin për asgjësimin e bimëve narkotike në Lazarat. Sipas policisë, mësohet se në total janë kapur mbi 54 ton e 410.565 kg kanabis sativa, rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, 5 laboratorë, 2 inkubatorë, 293 armë zjarri automatikë e pushkë, 13 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz. Ndërkohë dje, gjatë kontrolleve të ushtruara në mbi 33 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës janë gjetur e asgjësuar mbi 8 ton e 260 kg marijuanë, nga të cilat 5.8 ton boçe kanabis, si dhe 148 rrënjë bimë narkotike Kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim. Sipas njoftimit të policisë mësohet se janë sekuestruar 57 automatikë dhe pushkë, 6 mitraloz të lehtë, 1 mitralo i rëndë dhe 1 gulinov, 5 pistoleta, 1 antitank dhe 3 armë gjahu. “Janë sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme municioni si: 15.800 fishekë, 70 granata, 78 kallëp tritol dhe një arkë me tritol, 23 predha antitank, 9 mbushje predhash, 42 krehra fishekësh, 10 ml fitil zjarrpërcjellës dhe 1370 kapsolla detonatorë. Janë gjetur e sekuestruar gjithashtu dhe 13 armë të djegura si dhe pjesë armësh si: 1 snajper, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 4 automatikë, 1 pushkë, 2 armë gjahu, 1 silenciator, dhe 2 krehra. Është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues, si dhe 2 targa. Një pajisje për presimin e lëndës narkotike. 3 kasaforta”, -thuhet në njoftim.
Arrestime
Policia prangosi ditën e djeshme tre shtetas të shpallur në kërkim. Në pranga ra Maliq Skënderi, 55 vjeç, banues në Lazarat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e tij, më datë 23.6.2014 janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale 20 m fitil zjarrpërcjellës, si dhe një aparat vakuumi për ambalazhimin e lëndë narkotike. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprat penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak”. Po ashtu nga strukturat e policisë është bërë kapja e shtetasit Zenel Shurdhi, 28 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi më datë 20.6.2014 është gjetur një sasi lëndë narkotike kanabis sativa, janë gjetur të kultivuara gjithashtu bimë narkotike kanabis sativa, si dhe është gjetur një sasi fishekësh. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak”. Është arrestuar edhe Adem Selimi, 42 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim, pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, me vendim datë 11.5.2012, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim e shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim.
Sekuestrimet e djeshme:
– Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 33 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
– Janë gjetur e asgjësuar mbi 8 ton e 260 kg marijuanë, nga të cilat 5.8 ton boçe kanabis, si dhe 148 rrënjë bimë narkotike Kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim.
– Janë sekuestruar 57 automatikë dhe pushkë, 6 mitraloz të lehtë, 1 mitraloz i rëndë dhe 1 gulinov, 5 pistoleta, 1 antitank dhe 3 armë gjahu.
– Janë sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme municioni si: 15.800 fishekë, 70 granata, 78 kallëp tritol dhe një arkë me tritol, 23 predha antitank, 9 mbushje predhash, 42 krehra fishekësh, 10 ml fitil zjarrpërcjellës dhe 1370 kapsolla detonatorë.
– Janë gjetur e sekuestruar gjithashtu dhe 13 armë të djegura si dhe pjesë armësh si: 1 snajper, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 4 automatikë, 1 pushkë, 2 armë gjahu, 1 silenciator,dhe 2 krehra.
– Është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues, si dhe 2 targa.
– Një pajisje për presimin e lëndës narkotike.
– 3 kasaforta.
Municionet e sekuestruara
– 293 armë zjarri automatikë e pushkë, 13 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz kundërajror me gjithë shtrat, 22 mitraloz, 1 gulinov, 4 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatahedhës, 2 armë të vjetra, si dhe 15 armë gjahu.
– janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura, si: 2 snajper, 6 mitraloz, 1 granatahedhës, 26 automatikë dhe 3 pushkë, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 2 armë gjahu, po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 2 krehra.
– janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 116.733 fishekë të llojeve të ndryshme, 315 kallëp tritol dhe një arkë me tritol, 217 granata dhe një arkë me granata, 67 predha granatahedhësi, 8 krehra fishekësh, 1620 kapsolla detonatorë dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 126.3 m fitil zjarrpërcjellës, 195 krehra fishekësh, 9 mbushje predhash.
– janë bllokuar për këqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 23 automjete të tjera.
– janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 fugon dhe 1 veturë) me kanabis.
– janë sekuestruar 32 targa automjetesh.
– janë sekuestruar 9 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri.
– është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.
– është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
– dokumente identitetesh të ndryshme, uniforma policie.
– 1 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike.
– nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
– si dhe një sasi e madhe gëzhojash.
Policia/ Procedim në gjendje të lirë Dash Alikos për moskallëzim krimi
Polica e Shtetit ka bërë procedim penal në gjendje të lire për kreun e Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko. Sipas policisë, Aliko akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë si dhe organizim dhe drejtim i organizatave kriminale. “Nga strukturat e Policisë së Shtetit, ditën e sotme, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Dashnor Aliko, vjeç 55, banues në fshatin Lazarat, me detyrë kryetar i Komunës Lazarat. Ndaj këtij shtetasi janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, “Moskallëzim krimi”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “forma të veçanta të bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 79/b, 22, 284, 3003, 302 dhe 28 të Kodit Penal”, – bëhet me dije nga Policia e Shtetit.
Prokuroria e Përgjithshme/ Delegohen 2 prokurorë në terren për koordinimin e hetimeve
Dy prokurorë janë deleguar nga prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në Gjirokastër, për të koordinuar veprimtarinë hetimore për zonën e Lazaratit. Ky fakt bëhet i ditur nga vetë Prokuroria, me anë të një njoftimi për shtyp, sipas të cilit puna kryhet ndërmjet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurorët e ngarkuar për hetimet në Lazarat janë Adnan Kosova dhe Alfred Progonati. “Ndërkohë, për Lazaratin, që prej disa ditësh, vetëm për veprimet hetimore dhe ndjekjen të çështjeve në gjykatë, janë caktuar 5 prokurorë, nga të cilët 3 nga prokuroria e Gjirokastrës dhe dy nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këta 5 prokurorë po drejtojnë hetimin për 15 grupe hetimore në terren (pra, 3 grupe policore drejtohen nga një prokuror)”, -thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë, bëhet me dije se prokurori i Përgjithshëm ka komanduar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër edhe dy prokurorë të tjerë, konkretisht, Asllan Bajrami, i cili është prokuror në Përmet dhe Çlirim Sino, i cili është prokuror në Fier. “Deri më tani, në bazë të kërkesave nga ana e Prokurorisë së Gjirokastrës, gjykata ka dhënë rreth 20 masa “Arrest me burg”, për shtetas nga Lazarati, të akuzuar për kultivim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, si edhe për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, deri më tani janë dhënë 5 masa “Arresti me burg” për shtetas nga Lazarati, të akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë e punonjësit të policisë, armëmbajtje pa leje, prodhimi dhe shitje lëndësh narkotike dhe kultivim të lëndëve narkotike”, -thuhet më tej në njoftim. Bazuar në veprimet në terren, sipas Prokurorisë, pritet të vijojë të rritet numri i personave nga zona e Lazaratit që janë kompetencë e Prokurorisë së Gjirokastrës, por edhe e Prokurorisë për Krime të Rënda. “Në këtë mënyrë, Prokuroria do të vijojë të vlerësojë hap pas hapi nevojën që do të ketë për burime njerëzore shtesë për hetimet në zonën e Lazaratit”, -përfundon njoftimi për shtyp i Prokurorisë së Përgjithshme.




