Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e familjes të patrajtuar me pagë, do të jetë 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj
Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e djeshme të rritë pagën minimale për efekt të llogaritjeve të kontributeve shoqërore. “Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 19 lekë. Paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të jetë 97 030 lekë”, – parashikon vendimi i qeverisë. i vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 406 lekësh, e barabartë me 4 463 lekë në muaj. i vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj. i vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 406 lekësh, e barabartë me 4 463 lekë në muaj. i vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 18 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj.
Të vetëpunësuarit
Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e familjes të patrajtuar me pagë, me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi, të jetë 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj. “Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor, në shumën 4 070 lekë, nga të cilat 2 750 lekë për sigurime shoqërore dhe 1 320 (një mijë e treqind e njëzet) lekë për sigurime shëndetësore.Personat mbi 18 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajnë një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj.Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 33 000 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 25 300 lekë.Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi është 4 620 lekë. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të derdhin kontribut mujor për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore të të vetëpunësuarve në bujqësi, të barabartë me një vlerë 314 lekë në muaj”, – thuhet në vendim.
Për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të deklarohet dhe të paguhet kontribut minimal mujor në shumën 4 070 lekë, nga të cilat 2 750 lekë për sigurime shoqërore dhe 1 320 lekë për sigurime shëndetësore.
Kontributi minimal mujor sipas degëve të sigurimit të jetë:
në % në lekë
Dega e sigurimit të sëmundjeve 0.3 58
Dega e sigurimit të barrëlindjeve 1.4 272
Dega e sigurimit të pensioneve 21.6 4192
Dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale 0.3 58
Dega e sigurimit të papunësisë 0.9 175
Sigurimet shëndetësore 3.4 660
Projekti i ri i reformës arsimore, ndëshkimi i studentëve shqiptarë
Nga Sali Berisha
Projekti i ri i reformës arsimore është thjesht mashtrimi i ri i Edvin Kristaq Ramës, ndëshkimi i studentëve shqiptarë. Të dashur miq, reforma e sistemit të arsimit të lartë është një reformë jetike për garën dhe Shqipërinë e dijes. Projekti i parë i kësaj reforme u hodh poshtë, së pari nga studentët e universiteteve por në tërësi edhe nga akademikët dhe pedagogët e tyre. Projekti i dytë, që Edvini paraqiti dy ditë më parë, në thelbin e tij është një xhaketë e kthyer mbrapsht e projektit të parë, është mashtrimi i ri i tij i radhës, dhe kjo sepse:
– Ky projekt, njëlloj si i pari nuk ka, dhe jo pa qellim por me djallëzi, asnjë llogaritje të kostos financiare të zbatimit të tij.
– Ky projekt, njëlloj si i pari, duke shumëfishuar pagesën e studentëve nëpërmjet kredisë shkarkon barrën financiare të shkollimit universitar tërësisht mbi shpatullat e studenteve dhe familjeve te tyre dhe bën që qeveria të lajë duart si Pons Pilati për shkollimin e të rinjve shqiptar. Shtoj këtu se sot pagesat e studenteve në Shqipëri janë më të larta se në disa vende shume herë më të pasura se Shqipëria, si p.sh. Zvicra etj.
-Ky projekt do shndërrojë universitetet, për arsye financiare, në një molle të ndaluar për dhjetëra mijëra, për shumicën dërrmuese të të rinjve shqiptarë, familjet e të cilëve nuk janë në gjendje të zhyten në një borxh të cilin nuk do mund ta paguajnë as për fëmijën e parë pa lere për fëmijën e dytë apo të tretë”, – shkruan Berisha.Projekti skajon dhe përjashton studentët nga çdo lloj vendimmarrje domethënëse në jetën universitare.
Projekti kufizon veprimtarinë pedagogjike të pedagogëve në jo më shumë se dy universitete, por nuk parashikon asnjë qindarkë për rritjen e rrogave të tyre. Projekti pretendon se është bazuar ne modelin anglez por e vërteta është se në tërësi bazohet ne modelin e xhepit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kjo sepse në Britaninë e Madhe mekanizmi financiar i universiteteve private është strikt privat, pra është krejt tjetër nga ai i universiteteve publike. Të dashur të reja dhe të rinj, mos dëgjoni zërin e mashtruesve, sharlatanëve, lakenjve të paguar nga Edi Rama për t’ju mashtruar. Ky projekt shkatërron ëndrrën universitare, ëndrrën intelektuale të shumicës tuaj dhe zhyt në borxhe të rënda ju dhe familjet tuaja!




