Gëzim Saliu
Pas më shumë se 5 muajsh nga dekretimi i qeverisë së re, aleatët kërkojnë që të marrin postet që i takojnë sipas marrëveshjes paraelektorale të lidhur me PS
Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga dekretimi i qeverisë së re, aletatët e Partisë Socialiste kërkojnë më ngulm takimin me kryeministrin Rama për të vënë në zbatim marrëveshjen paralektorale të lidhur mes tyre dhe Partisë Socialiste. Marrë shkas edhe nga mos thirrja e takimit të menduar për tu zhvilluar gjatë kësaj jave, mësohet se krerët e partive kryesore që pretendojnë poste në pushtetin qëndror dhe atë vendor kanë shtuar kontaktet me koordinatorin Taulant Balla si edhe gjithashtu kanë shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Rama. Në pamundësi për të zhvilluar takimin me këtë të fundit, kjo e arsyetuar me angazhimet në krye të qeverisë, aleatët kanë shprehur domosdoshmërinë e tryezës për ndarjen e pushtetit tek përfaqësuesit e Ramës në Partinë Socialiste.
Postet
Nga 42 partitë përbërëse të koalicionit të majtë, vetëm 6 prej tyre në bazë të votave të marra në zgjedhjet e 23 qershorit, kanë pretendime për poste në qeveri në nivel zv.ministrash si edhe për drejtorë në ministri apo rajonalë. Aktualisht tre janë postet që të cilat ende nuk kanë marrë emërimet përkatëse në qeveri, ai i zv.ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, zv.ministrit të Mbrojtjes dhe zv.ministrit të Kulturës. Për këto poste pretdnetët kryesore ndër aleatët e majtë janë PDS-ja e Paskal Milo, PSD-ja e Sakënder Gjinushit si edhe PKD-ja e mark Frrokut, ku në fakt pas përplajses së fundit me kryeministrin Rama për mesazhet drejtuar Topallit, duket palët janë “ftohur”me njëra tjetrën. Kutjojmë se PKD-ja arriti të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun e Shkodrës dhe në bazë të marrëveshjes paraelktorale duhej të ishte përfaqësuar në qeveri me një post ministri. Ndërkohë pak kohë më parë, Milo dhe Gjinushi i kërkuan kryeministrit që t’i përmbahet marrëveshjeve me aleatët. “E kemi mirëkuptuar por ka ardhur koha që PDS të marrë vlerësimin që i takon në kuadrin e koalicionit, në të cilin ajo ka bërë pjesë dhe ka dhënë atë kontribut që ka dhënë”, ka pohuar i PDS-së, i cili ka refuzuar më parë postin e ambasadorit. Nga ana tjetër, krahas Frrokut, Gjinushi dhe Milos, pretendime për poste në nivel drejtori rajonal kanë edhe PSV 91 e Petro Koçit si edhe Aleanca Popullore e Artur Dojakës që kanë marrë më shumë se 5 mijë vota. Deri më tani, krahas Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka marrë pjesën më të madhe të pushtetit pas PS-së, vetëm PBDNJ dhe G99 janë bërë pjesë e bashkëqeverisjes. Kështu, Vangjel Dule është zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit e njëkohësisht partia e tij ka marrë edhe dy zv.ministra në qeverinë “Rama”, ndërsa kreu i G99, Ervin Mete, u zgjodh pak kohë më parë në postin e zv.ministrit të Financave. Sipas marrëveshjes paraelektorale mes PS-së dhe 44 partive të koalicionit të majtë, forcat politike që kanë marrë nga 500 deri në 1 mijë vota në qark, kanë të drejtë të kërkojnë përfaqësim në qeverisjen lokale. Bazuar në votat e marra më 23 qershor, janë 16 parti që kanë të drejtë t’i kërkojnë Edi Ramës përfaqësim të tyre në ato qarqe ku numri i votave të tyre përputhet me kushtet e marrëveshjes.
PKDSH, PSD, PDS, AP si edhe PSV’91 janë partitë e koalicionit të majtë që kanë kërkesa të mëdha ndaj PS-së lidhur me ndarjen e pushtetit
Votat e aleatëve
PDS ka marrë 11889 vota
PSD ka marrë 10194
Aleanca Popullore ka marrë 8929 vota
PKDSH ka marrë 7993 vota
PSV’91 ka marrë 6135 vota
Inspektimi në Pogradec
Rama: Përmirësojmë projektin e rrugës me standarde të reja sigurie e estetike
Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e djeshme punimet që po kryhen në aksin rrugor Lin-Pogradec, përgjatë liqenit, nga ku deklaroi se se do të punohet për përmirësimin e projektit. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Rama shkruante se puna për përfundimin e punimeve në këtë aks turistik të buzëliqenit të Pogradecit, u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme. “Sot gjatë inspektimit të rrugës turistike të buzëliqenit të Pogradecit, ku puna u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme dhe ku është vënë në zbatim një tjetër projekt skandaloz i qeverisë së mëparshme, pa asnjë përgjegjshmëri urbane e mjedisore. Tanimë shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar, puna ka rinisur dhe paralelisht do të punohet për përmirësimin sa më të madh të projektit. Duam që kjo rrugë të jetë një tjetër shembull i prekshëm i Shqipërisë së rilindur përmes standardesh të reja sigurie e hijeshie urbane”. Po ashtu kreu i ekzekutivit vijoi me vizitën e tij edhe në Korçë ku inspektoi një seri shërbimesh publike e ndërsa më parë vizitoi zyrën e Hipotekës në Elbasan, ku kërkoi ambjente të reja për këtë institucion.
Katar
Bushati takon kreun e Dhomës së Tregtisë: Thellim i bashkëpunimit
Në kuadër të vizitës dyditore që po zhvillon në Katar, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi dje disa takime me përfaqësues të autoriteteve investirore. Në takimin me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Katarit, Sheikun Khalifa bin Jassem bin Mohammed Al Thani, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Dhomave të Tregtisë së dy vendeve e ndërsa Bushati theksoi nevojën e riaktivizimit të kontakteve mes palëve, çka do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve. Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Katarit nënvizoi se nevoja për tregje të reja do të nxisë bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe industrisë ndërmjet dy vendeve. Ai shprehu gatishmërinë që të mirëpresë në Doha organizimin e një forumi të përbashkët biznesi tematik mes dy vendeve, gjatë vizitës së pritshme të Kryeministrit Rama në Katar. Në takimet me përfaqësuesit e Autoriteteve Kombëtare Investitore të Katarit, ministri i Jashtëm zhvilloi një bisedë me Kryetarin Ahmed al Sayed, ku u ra dakord që palët të identifikojnë fushat e interesit që do të mundësojnë shtrirjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh.
PS akuza Presidentit
Braçe: Është tërësisht i njëanshëm, duhet departizuar institucioni
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe kritioi dje Presidentin e Republikës Bujar Nishani për zyrtarët e punësuar në institucionin që ai drejton. Duke e cilësuar kreun e shtetit si të njëanshëm e tërësisht të varur nga PD, anëtari i kryesisë së PS-së ka deklaruar dje se,: “Të departizohet Presidenti i Republikës dhe zyrtarët e tij! E kërkon Kushtetuta. Presidenti i Republikes duhet ti jape fund kesaj situate antikushtetuese. Presidenti i Republikës është një institucion kushtetues, i pavarur. Kurrë partiak! Presidenti i Republikës ka tjetërsuar institucionin dhe me të punojnë e këshillojnë zyrtarë të angazhuar tërësisht në Partinë Demokratike Jo privatisht! Jo jashtë orarit të punes me Presidentin! Pothuaj cdo orë të ditës, përfshirë edhe ato të punës”. Në këtë kontekst në reagimin e tij në rrjetin social “facebook”, Brace ka shtuar se Bujar Nishani u emërua si President në mënyrë të njëanshme, nga Partia Demokratike! “Mbi të gjitha; përmes një lidhje shumë të fortë me PD; gjithë jeta e tij ishte PD, madje rreshti e urdhri në PD! Kjo e ka bërë Presidentin dhe njerëzit e tij tërësisht PD! Ai nuk ka asnjë spjegim bindës për angazhimin partiak të zyrtareve të tij në PD! Ndjesë i kërkoj, por ato që dëgjova në “Zëri i Amerikës” janë shfajësime të padenja për cilëndo mendje të shëndoshë. Të papranueshme!”.




