Ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni, vizitoi familjet rome ne qytetin e Elbasanit për te pare me nga afër kushtet me te cilat ato jetonin. Rikonstruksioni i banesave te tyre për ti ofruar atyre kushte te mira jetese njëlloj si bashke-qytetaret e tjerë, janë investuar nga Fondi i Zhvillimit te Rajonit për ti ofruar atyre një nivel tjetër jetese. Ne takim e sipër me banoret e komunitetit rome, ajo shprehu se janë 25 shtëpi ku banoret janë stabilizuar. “Përmes kanalizimeve dhe sistemeve kane përfituar dhe 60 familje te tjera me bashkëpunimin e familjeve egjiptiane dhe rome te cilët kane qene te përfshire ne këtë proces rehabilitimi. Dua te theksoj se bashkia e Elbasanit është një nga bashkite pilot qe projekti i qeverisjes vendore USAID po mbështet planin e përgjithshëm vendor. Pra nga 26 bashki te tjera, ajo e Elbasanit po mbështetet dhe nga USAID”- deklaroi ajo. Me tej gjate inspektimit ne fushën e “Pallatit te Sportit”, duke u ndal tek rrugët e rikosntruktuara ministrja Gjermeni tha se qyteti i Elbasanit ka potenciale turistike qe mund te shfrytëzohen për turizëm nga te huajt, duke ndikuar kështu pozitivisht dhe ne zhvillimin ekonomik te qytetit.





