Meta: 14 Maji do të jetë dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar 14 Majin si ditën e ndryshimit të madh për Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.

 

Teksa ka ndarë momente nga takimi me strukturat e PL, në Kukës Meta shkruan se në këtë ditë do të rivendoset llogaridhënia dhe bashkitë do të kthehen në shërbim të qytetarëve.

“14 Maji do të jetë dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë, që do të rivendosë llogaridhënien, do rikthejë Bashkitë në shërbim të qytetarëve dhe shpresën e të rinjve për të realizuar ëndrrat në Atdheun e tyre!”, shkruan Meta.

 

 

Share it :