Jurges Veizaj
U deshën minutat shtesë që të zhbllokohej rezultati dhe do të ishte katër herë fituesi i Topit të Artë ai që do t’i jepte fitoren skuadrës së tij
Një Argjentinë që nuk luan mirë, por që ka një lojtar të madh. Kështu Leo Mesi arriti edhe këtë ndeshje të tregohej vendimtar, duke shënuar në minutat shtesë. Një gol që i dha një trepikësh shumë të rëndësishëm pas një loje shumë të vështirë. Sfida nis mirë për Argjentinën. Kjo, pasi janë ata që do të mundohen që të dominojnë takimin. Dihet që albiçelestët që do të jenë ata që do të mundohen që të shënojnë të parët. Ndërsa formacioni i Karlos Kejrozit është i ndërtuar vetëm për të shkatërruar aksione. Një ekip përdori edhe robotë për ët ndërtuar ndeshjen. Një ekip që ishte shumë difensiv dhe mjaft i vështirë për tu çarë. Ndërsa nga ana tjetër Argjentina e ka shumë të vështirë që të krijojë raste. Jugamerikanët zhvilluan lojë jashtëzakonisht ofensive duke sulmuar vazhdimisht dhe duke krijuar presion, mirëpo Iranianët u treguan të vëmendshëm dhe të padepërtueshëm. Rastin më të mirë për të shënuar e pati Gonzalo Higuain, i cili u gjet i vetëm përballë portierit iranian, mirëpo topi nuk kaloi nën këmbët e tij. Leo Mesi rrezikoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Roho ishte i rrezikshëm me një goditje me kokë. Mirëpo këto nuk mjaftuan për të ndryshuar rezultatin dhe duket se solli gjithçka. Ndeshja ishte dhe pak e bezdisshme duke parë se kishim vetëm një skuadër që sulmonte ndërsa tjetra tentonte vetëm të ruante rezultatin. Kështu fraksioni i parë mbeti me shifra të pandryshuara dhe Sabela i duhej që të ndryshonte gjithçka. Pjesa e dytë solli edhe më shumë spektakël dhe më shumë emocione nga të dyja kampet. Loja nuk kishte formatin e asaj çka pamë kjo pasi të dyja skuadrat do të tentonin të arrinin diçka. Irani vazhdoi me të njëjtin model loje mirëpo ndryshe nga pjesa e parë tentuan që edhe të ndërtonin diçka. Aksione mjaft të rrezikshme. Iranianët ishin të rrezikshëm dhe duket se suprimuan të gjithë. Kjo, pasi loja e tyre ishte mjafte shpejtë dhe nga krahët arritën që të depërtonin disa herë për të shkuar më pas drejt qendrës për të rrezikuar portën e Romeros. Argjentina ishte tepër e vakët. Një ekip që duket se ka ndër sulmet më të forta në këtë turne. Problemi kryesor i skuadrës është i mungon një mesfushë e konsoliduar, që të mundësojë një lidhje më të mirë midis mbrojtjes me sulmin. Iranianët dukeshin mjaft të vendosur që të mbanin rezultatin të pandryshuar dhe kërkonin që të ndryshonin dhe gjërat. Ndërsa Argjentina dukej e mpirë përballë këtij reagimi. Argjentinasit përdorin shumë raste afër zonës. Kjo pasi shtimi i presionit se mund të dilnin me një barazim ishte negativ për skuadrën e Sabelës. Janë iranianët ata që kanë një shans të artë ballëpërballë me portën, por që grushtohet nga Romero që reagon mirë. Në rrjedhën e lojës, Iranit iu mohua një penalti, pasi Zabaleta ndërhyri në Dejagah pa e prekur topin, mirëpo arbitri heshti. Minutat po shkonin drejt fundit dhe Sabela bëri disa zëvendësime duke futur në vend të Agueros dhe Higuain futi Palasio dhe Laveci. Një freski në sulm që nuk po arrinte të zgjidhte problemet e finalizimit të Argjeninës. Në minutën e 91-të do të vinte edhe shpëtimi i albiçelestëve. Për këtë do të mendonte Mesi, i cili pas nja driblimi afër zonës, do të godiste mjaft bukur duke mposhtur Hagigin, i cili do ta shikonte topin duke u futur në rrjetë pa mund të bëjë asgjë. Argjentina në festë, duke parë edhe mënyrën se si shkuan gjërat. Kështu, me këtë fitore Argjentina ka arritur të sigurojë kualifikimin dhe këtë e siguroi falë kapitenit Leo Mesi.
Deshamp: Franca nuk është favorite
Trajneri i Francës nuk preferon të shikojë përtej takimit të fundit të grupit E me Ekuadorin, edhe pse “Les Bleus” shpartalluan Zvicrën duke marrë një gjysmëbiletë për fazën tjetër. Didier Deshamp gjithashtu dëshiron që të mbajë të qetë skuadrën e tij duke mos e pranuar statusin e favoritit për francezët. “Ishte një ndeshje më shumë se perfekte, një mbrëmje e bukur, me një rezultat ideal. Barazimi i Hondurasit me Ekuadorin do të na kualifikonte direkt, por nuk ndodhi kështu. Duhet të presim tani ndeshjet e fundit në grup. A jemi ne favoritë? Jo nuk besoj, për sa kohë nuk e kemi kaluar ende fazën e parë. Ishim të mirë përgatitur për këto dy ndeshje dhe dhamë rezultate konkrete në fushë. Raundi tjetër mund të konsiderohet një kompeticion i ri”.
Mediat zvicerane ironizojnë lojtarët shqiptarë
Pa ta Zvicra nuk do të ishte sot këtu. Nëse helvetëve u heq futbollistët shqiptarë, ata shndërrohen nga një skuadër e fortë në një ekip nën nivelin mesatar dhe pa dyshim që të kualifikoheshin në një Kupë Bote apo Evropian, do të ishte pothuajse e pamundur. Por, pavarësisht kësaj, shtypi zviceran, gjen kohën që të tallet me shqiptarët që Otmar Hicfeld ka marrë me vete në Brazil. Gazeta “20 minutes” e ka kthyer kritikën në sulm tallës, ndërsa publikon një karikaturë të përfaqësueses helvete në gjendje të përgjumur dhe me një himn të ri në gjuhën shqipe, që duhet të zëvendësojë himnin zyrtar të Zvicrës. “Dilli del në brigjet tona, për me u que prej gjumi mirë”, – citon “Illyria”. Por në Zvicër harrojnë se nga katër golat e shënuar deri më tani, 3 janë me autorësi shqiptare, ndaj duhet ta kërkojnë problemin diku tjetër.
Benzema: Mund të bëj edhe më mirë
Më shumë nga të gjithë, fitorja 5-2 e Francës përballë Zvicrës ka lumturuar sulmuesin e “gjelave”, Karim Benzema. “Ndihem i lumtur dhe krenar. Zhvilluam një ndeshje të madhe, arritëm objektivin por mbi të gjitha i treguam botës se jemi një grup i bashkuar. Dhamë shumë përgjigje në sfidën përballë Zvicrës. Besoj se kishim shumë zemër për ta fituar atë përballje”. Nëse në fushën e lojës nuk e ka arritur ende 100% e tij sa i përket anës psikologjike Benzema deklaroi se ndihet shumë mirë. “Psikologjikisht jam shumë mirë. Është e vërtetë që për sa i përket paraqitjes time në fushë mund të bëj edhe më mirë. Unë lideri i kësaj skuadre? Jo, nuk mendoj aspak kështu, të gjithë futbollistët kanë një rol të rëndësishëm në përfaqësuese dhe forca e grupit qëndron mbi gjithçka”.
Nojer: Gjermania nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarët
Manuel Nojer ka tërhequr vërejtjen që ekipi i tij të mos jetë nënvlerësues ndaj ekipeve tjera pas fitores spektakolare ndaj Portugalisë. Ekipi i Gjermanisë ka deklasuar Portugalinë, por Nojer nuk beson se kjo duhet të shërbejë si element nënvlerësues ndaj rivalëve të tjerë. “Unë mendoj se ne mund të jemi pjesërisht të kënaqur me mënyrën si kemi luajtur. Kur flasim për këtë ndeshje, duhet që të themi se fituam një penalti, një karton të kuq, e ndoshta gjithçka shkoi në të mirën tonë. Në pjesën e dytë ne kontrolluam gjërat me avantazh numerik në fushë, edhe pse kundërshtari pati raste. Nuk ishte gjithçka perfekt”, – deklaroi gardiani bavarez.
Ferdinand: Anglia u tregua naive
Rio Ferdinand deklaroi se Anglia ishte naive dhe për këtë arsye edhe u eliminua nga Kupa e Botës. Humbja nga Italia dhe Uruguai do të thotë se njerëzit e Roi Hoxhson janë varur nga axurrët të cilët pësuan humbje nga Kosta Rika dhe me këtë rast edhe u eliminua Anglia. “Botërori do të kishte qenë vendi më i mirë për Anglinë për të treguar vetën, por ata nuk e kanë bërë këtë. Ne ishim naivë në shumë situata. Ndeshja ndaj Uruguait është dashur të shfrytëzohet që pas barazimit të jemi më të kujdesshëm e të nxjerrim së paku një pikë. Por, ne nuk i dhamë vetes mundësitë për të fituar. Ne patëm mundësitë, por thjesht nuk ia dolëm”, – ka thënë Ferdinand.
Maradona: Xherard pati faj për humbjen e Anglisë
Diego Maradona u shpreh se Stiven Xherard ka mundur të luajë shumë më mirë kundër Uruguait, teksa e ka quajtur atë fajtor për dy golat e pësuar. “Për Anglinë e cila e dominoi pjesën e dytë, por i mungonte pasimi final apo prekja e fundit, ishte e njëjta histori se çfarë do të kishte ndodhur”, – shkroi fillimisht 53-vjeçari në kolumnën e tij për “Times of India”. “Xherard dhe mbrojtja e Anglisë duhet ta marrin fajin për dy golat e pësuar kundër Uruguait. Kur Lodeiro e filloi vrapimin e tij para golit të parë, Xherard ka mundur të bëjë më shumë. Por, Lodeiro e pasoi në mënyrë perfekte te Kavani, harkimi i të cilit i mashtroi mbrojtësit anglez dhe e gjeti Suarezin e pamarkuar në zonë. Ishte përsëri Xherard ai i cili krijoi një rrëmujë nga topi i gjatë i portierit uruguaian pasi Anglia kishte barazuar. Topi shkoi te Suarez, i cili gjeti shumë hapësirë në zonën e penalltisë para se ta lançonte një gjuajtje të furishme në portë. Nuk guxoni t’i lejoni këto gjëra një sulmuesi të kalibrit të tij dhe Anglia e pagoi çmimin për këtë”, – ka thënë Maradona.
Marselo: Nuk ka skuadra të dobëta
Lojtari madrilen Marselo ka këmbëngulur se ai nuk do ta marrë me të lehtë ndeshjen ndaj Kamerunit. Kameruni është eliminuar tashmë nga Botërori dhe Brazili do të kërkojë të sigurojë pozitën e parë në sfidën ndaj tyre. “Në Botëror nuk ka ndeshje të lehta. Ne e dimë çfarë të presim nga Kameruni dhe ata janë shumë të fortë e kanë cilësi. Ne duhet të hymë në këtë ndeshje për të kryer punën tonë. Ne gjithmonë respektojmë kundërshtarët”, – ka thënë Marselo.
Behrami: Unë fajtor për golat e parë
Për dy golat e parë të pësuar në humbjen nga Franca, Valon Behrami konsiderohet fajtor. Në rastin e parë nuk kërceu për të larguar topin, kurse në të dytin i falë një top francezëve. “Në kundërsulmet e Francës kemi reaguar tmerrësisht dobët. Këtë e paguan shtrenjtë në këtë nivel. Duhet të flasim ndërmjet vete, ndryshe kjo do të na mbetet në kokë”, – tha ai për “20 minutes”, transmeton “Sporti1”. Për gabimet e tij ai merr përgjegjësinë. “Nuk ishte çështje e koncentrimit ishte gabimi im”.




