Marrëdhëniet e reja  SHBA-Vjetnam.  Nguyen Phu Trong takon  Obama  

Marrëdhëniet e reja  SHBA-VjetnamKreu i Partisë Komuniste të Vjetnamit u takua të martën me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë, duke shënuar të parën herë që kreu i partisë komuniste të vendit zhvillon një takim të tillë në kuadër të një vizite një javore në Shtetet e Bashkuara. Kjo vizitë në 40 vjetorin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe marrjen e vendit nga komunistët, pritet të përqëndrohet në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe nxitjen e të drejtave të njeriut.

Kreu i partisë, 71-vjeçari Nguyen Phu Trong, i cili nuk ka post qeveritar, e cilëson vizitën e tij në SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë si “historike” dhe shpreson se do të forcojë besimin në Uashington, 20 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve. Zoti Trong pritet të diskutojë traktatin transpaqësor për tregti të lirë, bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes, tensionet në Detin e Kinës së Jugut dhe të drejtat e njeriut. Mund të ngrihet për diskutim edhe embargoja amerikane e armëve.

 

Në përgjigjet me shkrim ndaj pyetjeve nga rrjeti Bloomberg News, zoti Trong tha se i konsideron marrëdhëniet si “ndër më të rëndësishmet” në politikën e jashtme. Ai shprehu shpresën se takimi do të ofrojë një mundësi për dialog të hapur dhe të sinqertë.

Eksperi i Azisë Juglindore Carl Thayer thotë se dy vendet po arrijnë gradualisht një ndërthurje të interesave strategjike dhe Hanoi ka kërkuar një takim të tillë me shefin e Partisë Komuniste:

“Mendoj se kur Shtetet e Bashkuara tregojnë respekt, forcohet besimi i ndërsjelltë mes dy vendeve”.

Ai thotë se rëndësia e takimit është për të qartësuar ecurinë e Partneritetit të Përgjithshëm të 2013, një marrëveshje e arritur gjatë vizitës së presidentit Truong Tan Sang në Shtëpinë e Bardhë.

Analisti Thayer shpjegon:

“Nëse Vjetnami nënshkruan Partneritetin Trans-Paqësor, duhet të pranojë rregulla për trajtimin e punëtorëve, forcimin e pavarësisë së sindikatave dhe transparencë më të madhe. Si zakonisht, Vjetnami bën atë që ka bërë gjithmonë: nxjerr nga burgu disa disidentë si shenjë vullneti të mirë. Por ata do të vazhdojnë të arrestojnë njerëz, veçanërisht me afrimin e kongresit të partisë”.

Analisti Thayer thotë se zoti Trong mund të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara të heqin embargon e armëve ndaj Vjetnamit, një çështje që vjetnamezët e ngritën gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Ashton Carter në qershor.

“Kjo thirrje ka ekzistuar prej kohësh. Vjetnami ndjehet i diskriminuar nga embargoja. Por Amerika u përmbahet kufizimeve për Vjetnamin,” thotë analisti Thayer.

Zoti Thayer thotë se Vjetnami preferon marrëdhëniet shumëpalëshe në shkëmbimet e tij me fuqi të mëdha si Kina, Shtetet e Bashkuara, Rusia apo India, por pa u futur në orbitën e asnjërit prej tyre. Por ai shton se udhëtimi duket se sinjalizon se Vjetnami ka humbur disi besimin tek fqinji i tij Kina lidhur me problemet detare dhe është i gatshëm të afrohet më shumë me Shtetet e Bashkuara.

 

 Program i ri kundër sulmeve kibernetike

Sulmet kibernetike janë kërcënime të shpeshta dhe në rritje që në shumicën e rasteve mbeten misterioze. Ato janë sulme të padukshme, por një ekip për hulumtime i ushtrisë amerikane po përpiqet ta ndryshojë këtë. Një program po ndihmon ushtarët të identifikojnë sulmet e padukshme dhe t’u kundërvihen atyre.

Një shprehje e vjetër thotë “Ju nuk mund ta luftoni atë që nuk mund ta shihni”.

“Padukshmëria është një nga gjërat më të vështira në internet. Pra, ne nuk mund ta shohim hapësirën kibernetike. Për këtë arsye veprimi në këtë hapësirë është i shumë i vështirë”.

Por sektori i hulimtimeve në Departmanentin e Mbrojtjes, DARPA, ka një program të ri të sigurisë kibernetike të quajtur PLAN X i cili po ndërton një hartë të hapësirës së padukshme kibernetike. Autori i programit dhe ish-marinsi Frank Pound thotë se kemi të bëjmë me një betejë në hapësirën kibernetike.

“Ne e trajtojmë këtë si një zonë të kontestuar. Prandaj, ne duhet të marrim veprimet e duhura në këtë fushë”.

Pa programin PLAN X, analistët duhet të lexojnë mijëra të të dhëna të mbledhura gjatë monitorimeve disa orëshe të sistemeve për të diktuar një sulm kibernetik.

“Pra, ne i zbulojmë sulmet, por shumë herë ato fshihen në grumbullin e madh të të gjitha këtyre të dhënave”.

Kjo është mënyra tipike e monitorimit të të dhënave, një listë tabelash me shumë të dhëna, që është e vështirë të lexohen për të identifikuar ndonjë problem. PLAN X është program i njëjtë i analizimit të të dhënave, por ai është ndërtuar në mënyrë specifike për ta lehtësuar identifikimin e problemeve.

“Të gjithë mund të jenë të vetëdijshëm për gjendjen në hapësirën kibernetike. Ky është si një kanal i parashikimit të motit për hapësirën kibernetike”.

Çdo rreth përfaqëson një kompjuter në sistem. Menaxheri i sistemit mund të kontrollojë për sulme kundër sistemit duke operuar si  aplikacionet e pajisjeve inteligjente.

Kompjuterat e sulmuar shfaqen me një alarm të kuq dhe në çast mund të vendosen në karantinë, mund të analizohen dhe të përdoren për t’iu kundërvënë sulmuesit kibernetik.

“Ushtritë e ardhshme amerikane do të jenë në gjendje të kryejnë operacione kibernetike ashtu sikur i kryejnë operacionet kinetike tani”.

Dan Kaufman thotë se PLANI X është afër pikës ku mund t’u shpërndahet njësive ushtarake të stacionuara në të gjithë globin.

 

“Ushtarët janë përballë rrezikut që ndaj tyre të qëllohet me armë. Nëse mund të bëhet diçka për tapërmirësuar këtë, unë mendoj se ne duhet ta bëjmë”.

Departamenti i Mbrojtjes e përdori për herë të parë programin PLAN X në një stërvitje ushtarake muajin e kaluar.

 

Greqia kërkon një plan të ri ndihme

Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh optimist se vendi i tij do t’i përgjigjet kërkesave të kreditorëve para afatit përfundimtar të vendosur nga partnerët evropianë për të arritur një marrëveshje për ndihmën financiare për Athinën.

Greqia i drejtoi sot eurozonës një kërkesë për një ndihmë tjetër financiare, pas ultimatumit të bërë nga drejtuesit evropianë që vendosën të dielën si afatin e fundit për arritjen e një marrëveshjeje para se të shmanget një dalje e vendit nga monedha unike.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh optimist se vendi i tij do t’i përgjigjet kërkesave të kreditorëve para afatit përfundimtar të vendosur nga partnerët evropianë për të arritur një marrëveshje për ndihmën financiare për Athinën, që rrezikon një dalje të vendit nga zona euro.

“Shpresoj se ne do të arrijmë tu përgjigjemi në ditët e ardhshme atyre që kërkon situata, në interes të Greqisë dhe zonës euro”, theksoi ai ndërkohë që zona euro kërkon reforma të besueshme, të pranueshme për zhbllokimin e një ndihme tjetër financiare.

“Nuk lejojmë që Evropa të ndahet”, theksoi kryeministri duke iu përgjigjur deklaratave alarmiste të partnerëve që përmendin tashmë pas asnjë tabu skenarin e ti të ”Grexit”, dalja e Greqisë nga Bashkimi Monetar.

“Propozimet tona për financimin e detyrimeve dhe ristrukturimin e borxhit tonë nuk do të peshojnë në kontributet evropiane”, theksoi Aleksis Cipras.

Me një ton të vendosur, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk hapi një debat duke përsëritur se mungesa e një marrëveshjeje deri në fund të javës mund të sjellë një falimentim të Greqisë.

Zona euro, një prej kreditorëve kryesorë të Athinës, do të jetë e pranishme në studimin e kërkesave të reja që Greqia i ka paraqiti sot, duke u përqendruar, sipas një burimi evropian, në një program të ri ndihme në këmbim të reformave tre vjeçare.

Programi i plotë i premtuar nga Aleksis Cipras do tu dërgohet partnerëve të enjten në mesnatë, që do të shqyrtohet më pas nga kreditorët dhe tu paraqitet ministrave të Financave të zonës euro.

 

Testohet me sukses raketa kombëtare turke “HISAR-A”

Në Provincën Aksaraj të Turqisë kanë përfunduar me sukses testet e qitjes së raketave “HISAR-A”, sistemi i parë kombëtar turk i mbrojtjes kundërajrore në lartësi të ulët.

Gjatë këtyre testeve të suksesshme, raketat turke “HISAR-A” janë shkëputur pa kurrfarë problemi nga platforma e lëshimit falë motorit të shtytjes fillestare, kanë hyrë nën kontrollin e pilotit automatik të integruar në trupin e raketës menjëherë pasi është ndezur motori i dytë dhe kanë fluturuar sipas manovrave të programuara.

 

Share it :