Kosovë, PDK/ “Shefi” i ka mbledh firmat, Specialja votohet javën e ardhshme

ThaciNë takimin e sotëm me grupin parlamentar të partisë së tij, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka arritur që t’i mbledhë firmat e nevojshme, gjë e cila dëshmon se PDK-ja do e votojë ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, aq shumë e kërkuar nga diplomatët amerikanë dhe europianë.

Një burim i KosovaPress brenda PDK-së, tregon se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e sotëm me grupin parlamentar të partisë së tij, ia ka arritur që “t’i mbledh nënshkrimet që dëshmon se ata do ta votojnë Specialen në Kuvend”.

Sipas po këtij burimi, njoftohemi se Gjykata Speciale javën e ardhshme do të shkojë për votim në Kuvendin e Kosovës.

“Shefi i ka siguruar votat, si është duke i marrë nënshkrimet e secilit deputet veç e veç, me çka dëshmohet se deputetët e PDK-së do ta votojnë Specialen në seancën e javës së ardhshme”, raporton “RTK”.

Share it :