Për një vit vjetërsie në punë në shtet, një i vetëpunësuar në qytet paguan 68.037 lekë, ndërsa i vetëpunësuari në zonat fushore paguan 30.000 lekë në vit
Për të paguar kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi, çdo individ mund të paraqitet pranë zyrës së Sigurimeve Shoqërore. I vetëpunësuari në bujqësi paraqet tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi të sigurimeve shoqërore këto dokumente:
– Certifikatën familjare të lëshuar nga zyra e Gjendjes Civile
– Vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme të komunës apo bashkisë. Ose
– Akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (p.sh., qiramarrje)
– Në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korent si dhe për periudha të kaluara, do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari, bujqësore/blegtorale.
Inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i vetëpunësuar në bujqësi, plotëson dokumentin tip “Urdhër veprim”. Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës zyra postare lëshon dokumentin “Mandat arkëtimi”, ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti “Veprim arke”, i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin “Mandat arkëtimi” ose “Veprim arke” personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, ku ka marrë “Urdhër veprimin”. Këto dokumente në asnjë rast nuk duhet t’i dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshme me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Përfitimet
Përfitimet që rrjedhin nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi: Kuotat e ulëta të pagesave të kontributeve për sigurimin shoqëror, si rrjedhojë e politikave favorizuese shtetërore. Për një vit vjetërsie në punë në shtet një i vetëpunësuar në qytet paguan 68.037 lekë, ndërsa i vetëpunësuari në zonat fushore paguan 30.000 lekë në vit. i vetëpunësuari në zonat malore paguan vetëm 23.000 lekë në vit. Përfitim të vjetërsisë në punë, ku njohja e periudhave për të cilat janë paguar kontribute njihet vjetërsi në marrëdhënie pune me shtetin. i vetëpunësuari në bujqësi, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas rastit, i:
– Pensionit bazë të pleqërisë
– Pensionit të pjesshëm të pleqërisë
– Pensionit të reduktuar të pleqërisë
– Pensionit të invaliditetit
– Pensionit të pjesshëm të invaliditetit
– Pensionit familjar
– Shpërblimin për lindje fëmije
– Të ardhurën për barrëlindje, që është e barabartë me shumën e kontributeve të paguara nga 1.10.1993 – 30.3.2010, 16 vjet e 3 muaj. Duke u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi në zonën fushore, për 15 vjet, në masën prej 65.702 lekësh, përfitohet pension i pjesshëm pleqërie prej 4404 lekë në muaj, d.m.th. për 1 vit e 3 muaj pension pleqërie mund të merren ato çfarë janë paguar. Zona malore paguan 42.702 lekë dhe përfiton pension të pjesshëm pleqërie
Bizneset, si bëhet deklarimi i kontributeve në formë elektronike
Për të realizuar pagesën e kontributeve, fillimisht duhet të futeni në websajtin e Tatimeve dhe më pas në faqen tuaj, për deklarimin nëpërmjet formës elektronike të formularëve tip, që janë: “Listëpagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi”, – E-SIG 025/a2, e cila deklarohet nëpërmjet formës elektronike. “Formular i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore”, – E-SIG 011-012/a, e cila deklarohet nëpërmjet forms elektronike. Formulari i urdhër-pagesës për deklarimin elektronik të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për plotësimin e formularëve janë edhe udhëzimet përkatëse, pra: udhëzimi për plotësimin e listëpagesës dhe udhëzimi për plotësimin e formularit të deklarimit dhe të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore. Fillimisht do të plotësohet listëpagesa dhe më pas mbështetur në të dhënat e saj do të plotësohen formularët e deklarimit.
Formularët për biznesin e vogël:
-Formulari E-Sig 025/a.2 – “Listëpagesa e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi”, i cili deklarohet nëpërmjet formës elektronike në organin tatimor, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës. Formulari E-Sig 027/a – “Pasqyra e të punësuarve për herë të parë e atyre rishtazi, si dhe të larguarve nga puna”, i cili deklarohet nëpërmjet formës elektronike në organin tatimor të paktën 48 orë përpara fillimit të punës të të punësuarve, që fillojnë punë për herë të parë, apo janë të punësuar rishtazi, si dhe brenda 10 ditëve për të larguarit nga puna. Formulari E-SIG 011-012/a – “Formular i deklarimit të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”. Formulari i Urdhër-Pagesës për deklarimin elektronik të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, i cili shërben për realizimin e pagesave të kontributeve, jo më vonë se data 20 e muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik, pra jo më vonë se datat 20 prill, 20 korrik, 20 tetor dhe 20 janar.




