AKKP: Përfitohen 480 milionë lekë, kësti i parë i dytë, i tretë dhe i katërt
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. “Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes se fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, ligjin nr. 10239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlere për pronaret e pasurive të paluajtshme, prone private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar. Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt (57%) është shpërndarë për 21 kërkesa, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 48’084’308,28 (dyzet e tetë milionë e tetëdhjetë e katër mijë e treqind e tetë pikë njëzet e tetë) lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim”, – thuhet në një njoftim të AAKP-së.
Përfituesit
Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka publikuar dhe urdhrin e përfituesve të parë nga ky fond. “Për publikimin e listës së pronareve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale, që përfitojnë kompensim. Në mbështetje të ligjit 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të pikës 11, të VKM nr. 256, datë 13.4.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, pas miratimit të 21 kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, Urdhëroj: Publikimin e listës për 21 kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhri”, – thuhet në një urdhër të drejtoreshës së AKP-së, Sonila Qato.




