I dogji lokalin, Noizy për kushëririn e arrestuar: Besonte se muzika dhe alkoli janë haram

Pasi policia zbuloi autorin e zjarrvënies në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy, ka reaguar dhe ky i fundit.

Përmes një postimi në Instagramin e tij, ai shkruan poshtë fotos së Eraldo Musteqjes se ai është rritur nga familja e këngëtarit, duke shtuar se këtë ‘akt terrorist’ e kreu duke besuar se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

Musteqja, 26 vjeç u arrestua në flagrancë mëngjesin e ditës së sotme pasi rezulton se ai i ka vënë flakën lokalit të Noizy-t dy herë.

 

Share it :