Shorti i Superligës është hedhur, ekipet pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët e tyre, por nga ana tjetër, Superliga do të jetë në pritje të marrjes së një vendimi nga FSHF-ja, për shkak se dy prej ekipeve të saj nuk plotësojnë ende kushtet e duhura.Kampionia Skënderbeu shkon në Shkodër në Javen I të Superligës, Partizani pret Laçin, Tirana shkon në Pukë, Flamurtari do të presë Teutën, ndërsa Kukësi ndeshet me Bylisin.Këto janë disa nga ndeshjet e fillimit të kampionatit shqiptar që nis më 22 gusht, teksa dy ekipe rrezikojnë përjashtimin.
Bylis i Ballshit dhe Tërbuni i Pukës nuk plotësojnë ende kushtet. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ilir Shulku, paralajmëron se afati për ta është deri më 31 korrik. Menjëherë pas shortit të hedhur në Selinë e Federatës, Shulku deklaroi se ballshiotët dhe pukjanët nuk e kanë 31 korrikun si afat përfundimtar.
Superliga do të ketë 10 skuadra, do të luhet me 4 faza, me 36 ndeshje gjithsej.




