Greqia, djep i demokracisë? Jo i kësaj që njohim

Nga Riccardo Chiaberge

Riccardo Chiaberge2Greqia është djepi i demokracisë, përsëritin këto ditë tifozët dhe kundërshtarët e qeverisë së Athinës, duke menduar jo aq për Greqinë e Ciprasit sesa për atë të Perikliut. Por duke pranuar se ky djepi është atje, në detin Egje, kush ishte saktësisht foshnja e djepit? Për çfarë flasim saktësisht kur flasim për demokracinë? Ia vlen të thirret në bisedë dikush që di se ç’thotë në këtë fushë: Giovani Sartori, politologu ynë më i madh, duke rimarrë në dorë librin e tij të vitit 1993, “Demokracia, ç’është” (Rizoli dhe pastaj ribotuar nga Bur). Demokracia e antikëve dhe demokracia e modernëve, shpjegon Sartori, janë dy gjëra krejt të ndryshme, ashtu siç janë demokracia direkte dhe demokracia përfaqësuese.

 

Qytet pa shtet

Para së gjithash, është e gabuar të flitet për “qytet-shtet”, sepse polisi i antikitetit ishte “qytet-komunitet, qytet pa shtet”, dhe pa politikanë profesionistë: si rregull, detyrat jepeshin duke hedhur short dhe kishte një rotacion shumë të shpeshtë. Një model tërheqës ky në shikim të parë, që do t’u pëlqente shumë grilinëve (partia e P. Grillo-s), në të cilin qeverisësit dhe të qeverisurit shkëmbejnë vendet me radhë.

Por kujdes, porosit Sartori: stadi i të qenit “shtete pa shtet” ishte edhe kushti për të mbetur qytet, sepse duhej të mbetej brenda “moenia”-s, pra të mbeteshin të vegjël. Llogaritet se Athina arrinte deri në 30-35 mijë qytetarë (në një total prej 300 mijë banorësh). Polisi demokratik lulëzoi, po në të njëjtën mënyrë edhe vdiq / u shua, sepse ishte i paaftë të rritej, sepse ishte i dënuar të mbetej brenda hapësirës brenda mureve dhe ku i mundësohej [ekzistenca]”. Dhe u zhduk gjatë një kohe historikisht të gjatë: në më pak se dy shekuj, kohë e cila përshkohet nga reforma e Clistene-s (508 para K.) dhe kundër-reforma që bënë maqedonët në vitin 322 para K. Pas kësaj, për dy mijë vjet, askush nuk foli më për demokracinë, as në Greqi dhe askund.

 

Qytetarë apo individë

Dhe pastaj, doni të flasim për çfarë kuptohej me ‘qytetar i polisit’? Donte të thoshte t’i përkisje tërësisht polisit: të derdhje gjakun për të, në luftë dhe gjatë gjithë kohës së paqes. Të mos kishe lirinë të lije pas dore punët publike për t’u marrë me ato private. [Për çdo punë e çdo vendim], një asamble në ditë, një referendum në ditë, kuptohet çfarë jete. Pa llogaritur dëbimet dhe persekutimet kundër personazheve të papëlqyeshëm. “Idion”, fjala greke për latinishten “privatus”, është e kundërta (e gabuara) e “koinòn”, ajo që është e zakonshme, e përbashkët (e mirë). Për ne modernët, na kujton Sartori, “nuk është më e vërtetë që qytetari [i polisit] është ‘tërësisht njeri’. Ndërmjet nesh dhe antikëve është kristianizmi, Rilindja, e drejta natyrore, Reforma dhe gjithë mendimi i gjatë filozofik e moral deri te Kanti.”

Greqia ka qenë djepi i një demokracie që shkonte mirë në Athinën e shekullit 6-5 para K. Në shek. XIX ka pasur kolonelët, një diktaturë ushtarake që zgjati deri para 41 vitesh. Djepi i vërtetë i demokracisë moderne, i demokracisë parlamentare që, ne, njohim dhe e praktikojmë gjithnjë e me shumë pavullnetshëm, është Anglia: një vend që nuk ka njohur më asnjë tiran që nga fundi i shtatëqindtës.

 

Marre nga .treccani.it

Përktheu: Natasha Lushaj

Share it :