Gjendet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë, vuante nga depresioni

vetvaret-2-300x181Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘Manalat i dytë’ në Gjirokastër, ku shtetasi Muharrem Majko është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës nga e ëma e tij. Policia e mbërritur në vengjarje bën me dije se trupi i pajetë u gjet rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari vuante nga depresioni, çfarë mund ta ketë shtyrë dhe drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do ti nënshtrohet dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

 

Share it :