Flet kreu i PD Gjirokastër/ Tradhtarë në PD?! Cilët janë 6-ish ministrat dhe drejtorët që mbështesin PS

bejko Në prag të analizës së zgjedhjeve në forcën më të madhe të opozitës nuk mungojnë kritikat për angazhim minimal të disa drejtuesve kryesor të PD në lokalet e 21 qershorit, por edhe më parë. Kreu i PD në Gjirokastër Roland Bejko përmes një statusi në rrjetin social FB deklaroi se janë 6 ish-ministra dhe drejtorë demokratë që nuk kanë votuar PD-në në zgjedhje. ‘Të dashur miq! Deri tani kisha dijeni se 5 (pesë) persona nga ata që hynë në qeverisjen e 2005 -ës si ministra e drejtorë me xhaketa doku apo “Versace” Kine, e dolën prej tij me pasuri të çmendur, nuk e kishin votuar PD në zgjedhjet e fundit lokale ! Po sapo ma konfirmoi vetë edhe i 6 ( gjashti) se jo vetëm nuk e kish votuar Kosovën e PD – në, por edhe kish dhënë goxha shumë për “Rilindjen” !Të mendosh sa vuajtëm për të mbledhur ca qindarka për fushatë ! Përpara për analizën e shtatorit !’, shkruante Bejko.

Share it :