Ndonëse festa e 8-të e pavarësisë së Kosovës nuk e ndryshoi situatën e krizës politike në Prishtinë, krejt e kundërta ndodhi në Shqipëri ku atmosfera e përcjellë për këtë festë ka qenë më shumë se pozitive. Në pritjen e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë, ku merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të shtetit, nuk kanë munguar batutat dhe trokitjet e gotave mes dy kampeve kundërshtare politike. Në këtë pritje festive është vënë re bashkëbisedimi i përcjellë përmes batutave dhe të qeshurave mes tre ish-kryeministrave të vendit, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Pandeli Majko si edhe të deputetit tradicional të PS-së Namik Dokle. Ndonëse një pamje e tillë është e rrallë në politikën shqiptare, Berisha, Meta, Majko dhe Dokle nuk kanë nguruar të trokasin gotat dhe të diskutojnë mes tyre duke përcjellë edhe situata humori që kanë shkaktuar të qeshura mes bashkëbiseduesve.




