Nga Ylli Dylgjeri
Sapo degjova emrin Escobar, mendja me shkoj ne Kolumbi. Te djali qe arketoj 30 milard dollar ne vitet 90.
” U paska ikur Escobari forcave ushtarake kolumbiane -thashe. U paska ikur dhe vjen te vizitoje Shqiperine.
E meritojme viziten.
E pranueshme.
E kë vend tjeter te vizitonte? Djemtë e riskut, MB, dhe Qeveria shqiptare kane shkelqyer keto 8 vite ne kultivim, paketim, dhe ne eksportim kanabisi.
E meritojme te na vizitojne kapot. Ne mos eshte Escobari i pari, do te jete i dyti, qe u arrestua ne Tetorin e fundit. Shqiperia dhe Holanda jane dy shtetet kryesore ne Europe qe permenden me shpesh per periudhen 2014-2018 si shtete te origjines, nisjes dhe tranzitit te barit te kanabisit. Konkluzioni jepet ne Raportin global te drogave te UNODC( Unitet Nation Office on Drugs and Crime) per vitin 2020, nje publikim i Kombeve te Bashkuara.
Vendi i gjashte kete here na turperoi disi, se ishim ne vend pare para pak vitesh.
Por…jo!
Qenka gabuar. Qenka nje Escobar tjeter. Ne Shqiperi vjen
– I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën që vjen.
Miresevjen Gabriel!
Shqiperia eshte vend proamerikan. Ketu do te gjesh kudo dashuri dhe mbeshteteje.
E vetmja antiamerikane eshte ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
Kujdes Gabriel.
Nuk do ti thote te gjitha.




