Durrës Hajdutët “komando” grabisin 3 kambistë

Anxhela Tato

 

Arben Çuni sapo kishte tërhequr 100 mijë dollarë, kur u sulmua nga grabitësit

 Me veshje antiplumb hajdutët zbritën nga një automjet me targa angleze dhe fenelinë policie

 

???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????Maskat sulmojnë sërish, këtë herë pre e grabitësve kanë rënë tre kambistë në qytetin bregdetar të Durrësit. Në kërcënimin e armës hajdutët i kanë marrë kambistëve një shumë prej 100 mijë dollarësh. Nga të dhënat e policisë mësohet se njëri prej kambistëve është dhunuar në momentin që ka shfaqur rezistencë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në qendër të qytetit në vendin e njohur si “aluta tek sheshi “Pranvera” në Durrës. Një makinë me fenelinë policie dhe targa angleze është afruar në vendin ku ishin pozicionuar kambistët. Nga automjeti kanë zbritur tre persona të armatosur, të maskuar si forcat komando dhe me veshje antiplumb. Ata ishin të pajisur me armë të tipit “Kallashnikov” dhe shkopinj bejsbolli. Sipas policisë, kambisti Arben Çuni kishte me vete çantën me lekë në momentin që është sulmuar nga grabitësit. Ai ka bërë rezistencë dhe është dhunuar nga grabitësit, të cilët i kanë shkaktuar plagë nga goditjet me shkop bejsbolli. Mësohet se shuma e parave sapo ishte tërhequr në bankë, ndërkohë që blutë po vazhdojnë me intensitet kërkimet për të kapur autorët. Burime nga policia e Durrësit thanë se janë ngritur postblloqe në Fushë-Krujë, Bubq, në zona të tjera. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në aksion është përfshirë edhe një helikopter i policisë si dhe forcat speciale RENEA, që kanë nisur kontrolle në një perimetër të gjerë. Burime nga uniformat blu në Durrës thanë se kërkimet janë duke u bërë me të gjitha mënyrat e mundshme.

 

Skema e grabitjes

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta sapo kambistët, Rajmond Çollaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala, kanë dalë nga një bankë ku kishin bërë edhe tërheqjen e parave, që mësohet se është 100 mijë dollarë. Nga rindërtimi i ngjarjes, policia ka mësuar se, Arben Çuni, i cili është edhe kambisti që ka mbetur i plagosur ka pasur edhe çantën me para. Në kohën kur janë sulmuar dy kambistët e tjerë Çollaku dhe Lala, kanë bërë rezistencë, ndërsa Çuni mësohet se është larguar me vrap. Grabitësit duke parë largimin e tij, me një çantë në dorë, e kanë ndjekur atë dhe në momentin që e kanë arritur e kanë goditur me një shkop bejsbolli dhe i kanë marrë shumën e parave. Njëri prej grabitësve mësohet se ka pasur një armë automatike kallashnikov. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, tre grabitësit ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Land Rover” me targa angleze me xhama të zinj dhe dyshohet se ka pasur edhe fenelinë policie, që janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Menjëherë sapo kanë marrë informacionin, forca të shumta policie janë vënë në kërkim të autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar. Gjatë ndjekjes, autorët e grabitjes kanë përplasur edhe makinën e policisë në Sukth, në kohën kur uniformat blu ishin duke i ndjekur nga pas. Policia ka ngritur postblloqe të shumta në rrugë, ndërsa po bëhen kërkime edhe jashtë qarkut të Durrësit. Kambisti i plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore. Specialisti e policisë kanë duke marrë dëshmitë e tre kambistëve të grabitur për të bërë të mundur identifikimin e grabitësve.

 

Kambisti: Pashë kolegët e mi të gjakosur, kemi frikë të punojmë

 Një prej kambistëve që ka parë ngjarjen, u shpreh se është i terrorizuar nga grabitjet në Durrës, që, sipas tij, nuk zbardhen asnjëherë. “Jemi shumë të frikësuar, jemi të rregullt me klientët, me shtetin, kambistët vriten, asnjë masë nuk merret. Kemi frikë të punojmë. Jam grabitur vitin e kaluar në banesë, askush nuk ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Asgjë nuk është bërë deri më sot. Jemi të terrorizuar, kot që jetojmë në këtë qytet. Shteti shqiptar të zbulojë kriminelët”, – u shpreh kambisti. Lidhur me grabitjen e dy kolegëve të tij mëngjesin e djeshëm, kambisti tregon: “Ndodhi një krismë pushke dhe dolëm për të parë çfarë ndodhi. Aty pamë që shokët tanë që po merrnin lekë nga banka për të shkuar në vendin e punës ishin gjakosur dhe ishin grabitur. Më thanë se grabitësit ishin të veshur me veshje ushtarake dhe kishin një makinë me sinjal policie”, – deklaroi ai.

 

Shoqata

Policët e liruar: Do të kërkojmë transparencë për të gjitha largimet

 Pas reformës nga Ministria e Brendshme, ku një pjesë e drejtuesve të policisë në qarqe dhe kryeqytet u shkarkuan, këta të fundit kanë krijuar ditën e djeshme Shoqatën e Punonjësve të Policisë të Liruar në Vitin 2013. Shoqata drejtohet nga ish-kryepolici i qarkut Durrës e më pas i Shkodrës, Aleks Hajdari, i cili në mbledhjen e parë të kësaj shoqate ka shpalosur dhe synimin e krijimit të kësaj strukture. Sipas Hajdarit, nëpërmjet shoqatës, policët e liruar synojnë të bëjnë transparencë për largimet nga puna, të demaskojnë aktet korruptive, si dhe të ofrojnë asistencë juridike falas për çdo polic të shkarkuar nga detyra. “Sot krijohet shoqata e punonjësve të policisë, të liruar në vitin 2013. Do denoncojmë lirimin e paligjshëm të punonjësve të policisë. Do kërkojmë transparencë për të gjitha largimet”, – ka thënë Hajdari. Më tej ai ka shtuar se do demaskojmë aktet korruptive që kanë cenuar dhe cenojnë punën e policisë. Asistencë juridike falas për çdo punonjës policie të liruar. “Do kërkojmë mbështetjen e Avokatit të Popullit dhe Sindikatës së Policisë, e cila deri më tani po bën sehir. Do informojmë partnerët ndërkombëtarë për shkeljet”, – u shpreh Hajdari. Shefat e policisë së rretheve dhe të kryeqytetit u bënë pjesë e reformës, duke u shkarkuar nga detyra.

 

Share it :