Dieta / Një javë për të humbur në peshë

 

Dieta me perime dhe fruta zgjat jetën

Ky program është i qëlluar për ata që dëshirojnë të humbin peshë prej 5 deri në 10 kilogramë në javë. Përveç të tjerash, të rregullon qëndrimin dhe emocionet, për arsye se të pastron dhe lulëzon sistemin. Efikasiteti i kësaj diete për humbje peshe për 7 ditë është se ushqimi që konsumohet mbaron duke djegur më shumë kalori sesa ka vetë ushqimi

Ky program mund të programohet sa herë të duash pa u brengosur për ndonjë komplikim. Është i krijuar për të pastruar sistemin tuaj nga papastërtitë dhe që të japë ndjesi të mirëqenies. Pas shtatë ditësh ju do të filloni të ndiheni më i lehtë, për shkak se do të jeni më i lehtë për së paku 5 kilogramë. Do të keni gjallëri të shtuar dhe temperament të përmirësuar.

Gjatë shtatë ditëve të para ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha llojet e alkoolit dhe duhet të konsumoni së paku 10 deri 15 gota ujë në ditë… gota të mëdha!

 

Dita e parë: Të gjitha frutat përveç bananeve. Dita e parë e juaja përbëhet nga të gjitha frutat që dëshiron. Fuqimisht sugjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë. Në veçanti shalqi dhe pjepër. Nëse e kufizon konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër gjasat tua për të humbur 1.3 kg në ditën e parë janë shumë të mira.

Ju po përgatisni sistemin tuaj për programin në vijim. I vetmi burim juaji i ushqimit janë fruta të freskëta apo të konservuara. Frutat janë ushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që ju mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.

 

Dita e dytë: Të gjitha perimet. Ju inkurajoheni të hani derisa të mbusheni me të gjitha perimet që dëshironi, si të gatuara ashtu edhe të pagatuara. Nuk ka kufizim në sasi apo llojet që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet tuaja komplekse, ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Ju mund t’i shtoni pak gjalpë patates, po deshët.

Dita e dytë fillon me karbohidrate kompleks të bashkuar me një dozë të vajit. Kjo merret në mëngjes për energji dhe balancë. Pjesa vijuese e ditës së dytë përbëhet nga perimet që janë thjeshtë pa kalori dhe ofrojnë vlerat ushqyese esenciale dhe fibër.

 

Dita e tretë: Një përzierje e frutave dhe perimeve që zgjidhni ju vetë si dëshironi. Çfarëdo sasie, çfarëdo madhësie. Por akoma jo banane. S’ka as patate sot.

 

Dita e tretë eliminon pataten për shkak se ju i merrni karbohidratet tuaja përmes frutave. Sistemi juaj tani është i përgatitur për të filluar të djegë kilogramët e tepërt. Ju prapë do të lakmoni, por kjo do të fillojë të venitet nga dita e katërt.

 

Dita e katërt: Banane dhe qumësht. Sot ju do të hani 8 e më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë speciale e cila mund të pihet në sasi të kufizuar.

 

Dita e katërt, banane, qumësht dhe supë tingëllon më e çuditshmja dhe më e padëshirueshmja apo jo? E po kemi një surprizë. Ju sigurisht se nuk do të hani të gjitha bananet që ju lejohet (8 e me shume). Por ato i ke për potasiumin që ke humbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditëve të fundit. Ju do të filloni të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira dhe do të befasoheni se sa lehtë kjo ditë do të kaloj.

 

Dita e pestë: Sot është ditë gostie. E sheh… dieta për humbje peshe për 7 ditë ka edhe gosti! Sot ju do të hani mish lope dhe domate. Ha dy porcione nga 300 gramë mish lope. Bën edhe hamburger. Kombino ketë ushqim me 6 domate të plota. Në ditën e pestë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo është për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik që do të prodhosh.

 

Dita e pestë, mish lope dhe domate. Mishi i lopës është për hekur dhe proteina, kurse domatet janë për tretje dhe fibër. Sa më shumë ujë që mundeni për të pastruar sistemin tuaj. Sot do të vëreni se keni urinë pa ngjyrë. Sasia e lejuar e mishit të lopës për sot është ekuivalent me 5 hamburger. Nuk ke nevojë të ndihesh se duhesh t’i hash gjithë këtë mish… aq lejohet maksimum. Por, ju patjetër duhet t’i hani të gjashtë domatet.

 

Dita e gjashtë: Mish lope dhe perime. Sot mish lope dhe perime pa kufizim. Ha sa të dojë zemra.

 

Dita e gjashtë është e njëjtë me ditën e pestë, hekur dhe proteina nga mishi i lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Nga sot sistemi juaj është totalisht i prirë për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vëreni ndryshime të dukshme në mënyrën që dukeni sot krahasuar me ditën e parë.

 

Dita e shtatë: Sot ushqimi juaj përbëhet nga orizi i kaftë, lëng frutash dhe të gjitha perimet që dëshiron të konsumosh.

 

Dita e shtatë përfundon programin sikur një cigare e mirë (mos u habit, s’ka cigare të mirë) që përdoret për t’i përfunduar Ushqimet Viktoriane, përveçse në mënyrë shumë më të shëndetshme. Tani keni sistemin tuaj nën kontroll dhe ai duhet të të falënderojë për shpëlarjen dhe pastrimin që i ke dhënë.

 

Box gri

 

Supa për humbje peshe

Supa në vijim ka për qëllim të përdoret si suplement (shtesë) në dietën tuaj. Mund të pihet në sasi të pakufizuar dhe në çfarëdo kohe të ditës. Inkurajoheni të konsumoni sasi të mëdha të kësaj supe. Mund t’ia filloni qe nga dita e pare.

1 litër ujë, 6 qepë të mëdha, 2 speca të gjelbër (verdhë), domate të plota (freskëta apo të konservuara), 1 kokë lakër, 1 tufë selino, 4 zarf supe qepe mix Lipton (bon edhe tjetër nëse s’ka Lipton), barishte dhe shije sipas dëshirës.

Dieta per humbje peshe per 7 dite është zhvilluar për resurse njerëzore dhe vartësve të “General Motors”. Ky kurrikulum është zhvilluar në kombinim me ndihmën e Departamentit Bujqësor Amerikan dhe Administratës për Ushqim dhe Barna. Është testuar në Qendrën Hulumtuese “John Hopkins” dhe është aprovuar për distribucion nga Bordi i Drejtorëve të General Motors në mbledhjen e përgjithshme të 15 gushtit të 1985. “General Motors” në çdo aspekt e mbështet këtë program dhe e bëjnë të arritshëm për të gjithë punëtorët dhe familjet. Ky program do të jet në dispozicion tek të gjitha Vendet e Shërbimit të Ushqimit në “General Motors”. [sociallocker]

 

 

 

(Faqja tjetër)

 

6 arsye pse duhet të meditoni

 

Meditimi është teknikë që ju ndihmon të shkarkoni mendjen dhe zvogëloni stresin. Meditimi do t’ju qetësojë trupin dhe në të njëjtën kohë liron mendjen nga mendimet e këqija.

Merr frymë thellë, fik trurin dhe lexo 6 arsyet që do t’ju bëjnë të dëshironi të meditoni pikërisht tani.

 

  1. Është lirues stresi

Pas meditimit do keni ndjesinë e qetësisë. Do ta mësosh se asgjë në botë nuk dot mund të thyej shpirtin tuaj dhe do ju ndihmoj të eliminoni stresin.

 

  1. Ndihmon të arrini vetëkontroll

Meditimi ju ndihmon të balanconi mendimet që janë produkt të vet-kontrollit. Ju do të jeni më të përgatitur kur ballafaqoheni me konflikte e kjo për shkak se do keni vet-kontroll. Vet-kontrolli ju ndihmon të ballafaqoheni si duhet me konflikte dhe telashe tjera.

 

  1. Ndihmon ta njihni vetën më mirë

Po sa të filloni të mësoni rreth meditimit ju do të vëreni se me anë të meditimit ju arrini deri tek çdo mendim dhe çdo qelizë e trupit tuaj. Kjo është e mjaftueshme që të mësosh më shumë rreth vetës, apo jo?

 

  1. Meditimi ju kthen në qendër

Stresi dhe disa njerëz mund të ju bëjnë të dilni jashtë qendrës dhe ndjeheni të humbur. Meditimi ju sjell në qendër dhe ju mëson të gjeni qendrën sa herë që ndjeheni i humbur.

 

  1. Meditimi ju rrit përqendrimin

Ju jeni tërësisht i përqendruar gjersa meditoni dhe kjo është më se e mjaftueshme që të mprehësh përqendrimin. Ju do të filloni ti vëreni detajet, ndjeheni më të përqendruar dhe më i/e veçantë.

 

  1. Meditimi ju jep perspektivë të re

Meditimi ju ofron tjetër perspektiv ndaj jetës, botës, karrierës, shëndetit dhe marrëdhënieve. Kjo perspektiv e re është shumë e dobishme kur hasni në momente, kohë të vështira.

 

 

 

Pastrimi i mëlçisë me një gllënjkë çdo mëngjes

 

Dukja do t’ju përmirësohet, rrathët nën sy do të zhduken dhe përfundimisht do të ndiheni të përtërirë.

 

Mënyra më e mirë e parandalimit të keqësimit të shëndetit të mëlçisë është pastrimi i përditshëm i saj, pasi një mëlçi e shëndetshme siguron vitalitet, pamje të shëndoshë dhe disponim të mirë. Mëlçia ka rolin e madh të “fabrikës së gjakut” në trupit tonë. Merr pjesë në restaurimin e gjakut dhe gjithashtu ndihmon në forcimin dhe stimulimin e tretjes në trup. Mëlçia kryen edhe një funksion tjetër në trup: pastron gjakun dhe eliminon materiet toksike nga gjaku.

Pra, edhe një herë po e përsërisim, mënyra më e mirë e mirëmbajtës së shëndetit të mëlçisë është pastrimi i përditshëm – kështu pra çdo ditë posa të zgjoheni në bark të thatë pini një lugë me vaj ulliri dhe një tjetër me lëng limoni (përzieni dhe pijeni përnjëherë).

Mund të hani mëngjes pasi të keni pirë këtë përzierje. Brenda një muaji më këtë regjim ju do të ndjeni ndryshimin. Pamja e juaj do përmirësohet dukshëm, rrathët e zi nën sy do zhduken, lëkura do duket më e pastër dhe e përtërirë. Zorrët do punojnë shumë më mirë, por diçka tjetër shumë e rëndësishme është ajo se do harroni për probleme e kapsllëkut dhe problemet me tretje.

Do ndiheni më të shëndetshëm dhe me plotë energji pozitive.

 

 

Stina e kapsllëkut, si ta kuroni

 

Problemet e kapsllëkut kanë të bëjnë kryesisht nga një dietë e keqe, kështu që nëse shtoni më shumë perime jeshile dhe fruta në dietën tuaj ju do ti dhuroni trupit ekstra fibër, diçka që i mungon për të nxjerr më lehtë jashtëqitjen. Pra, në fillim thjeshtë shto sasinë e ushqimeve që përbëhen na laksativ natyral. Ato ushqime janë avokado, bajamet, kajsia, kokosi, çikori, hurmat, fara të lirit, fig, mango, rrush, papaja, ullinj, majdanoz, sojë, rrepë, arra dhe lakërishtë. Favoritë prej këtyre që përmendëm janë mango dhe farat e linit. Shtimi i vitaminës C në dietën tuaj gjithashtu ndihmon që të luftoni ndonjë infeksion që mund të ndikoj në jashtëqitjen tuaj.

Njëherë kur të fillon kapsllëku gjendja më pas shkon duke u keqësuar nëse nuk trajtohet. Sa më gjatë ushqimi mbetet në sistemin e tretjes aq më shumë ujë shpenzohet (nxirret) prej ushqimit për tu përdor për pjesët tjera të trupit. Kështu pra e bënë ushqimin më të fortë dhe më të vështirë që të lëvizë. Për të shëruar këtë ju duhet të shtoni sasinë e ujit që pini. Nëse pyet sa uje duhet pire për këtë atëherë mund të themi se nga 6 deri 8 gota të mëdha ujë në ditë ndihmojnë dhe mjaftojnë. Këto gota ujë shtojnë lagështinë ushqimit që po bllokon sistemin tuaj dhe ndihmon që gjithçka të lëviz tutje. Dhe nëse mërzitesh duke pirë ujë atëherë është në të mirën tënde e gjithashtu është edhe e sigurt ti shtoni disa pika limoni në gotën me ujë që pini.

Nëse akoma po kërkoni të gjeni ilaç për kapsllëk atëherë më poshtë keni disa metoda shtëpiake apo barna shtëpiake kundër kapsllëkut që mund t’i provosh.

Shto 1-2 lugë gjelle me mjaltë në një gotë me qumësht dhe pije këtë dy herë në ditë.

Për lehtësim të menjëhershëm nga kapsllëku pi lëng karote me lëng spinaqi para se të bini për të fjetur. Pi lëng portokalli në stomak të thatë në mëngjes, dhe së dy apo tri herë në ditë pi një gotë ujë me dy lugë uthull molle, dy lugë limon dhe mjaltë, për ti rregulluar shijen.

Nëse problemi vazhdon akoma për 8-10 ditë, duhet që të vizitoni mjekun.

 

 

Share it :