Debati në Parlament/ Berisha e “mbyt” me akuza e kritika, Nikolla kërkon “paqe”

Berisha.NikollaGëzim Saliu

Ish-kryeministri Berisha shprehu një sërë kritikash ndaj ligjit të qeverisë për arsimin e lartë në Parlament, duke akuzuar ministren e Arsimit Lindita Nikolla se përmes këtij ligji po i mbyll dyert të varfërve.

Madje Berisha i tha ministres se ajo diplomën e ka marrë tek “Kristali”. Por pas fjalës së ish-kreut të qeverisë, Nikolla është munduar të zbusë pak tonet në Parlament, duke synuar ndoshta të shmangë akuzat e mëtejshme në seancë të ish-kryeministrit ndaj saj.

Ajo ka shkuar dhe është ulur në vendin pranë Berishës në Parlament dhe kamerat e kanë kapur duke diskutuar me ish-kreun e qeverisë.

Share it :