DASH  flet për 1 deputet trafikant në parlament, Rama: Ne s’kemi asnjë që ka probleme me ligjin

Rama DashGëzim Saliu

Kryeministri Edi Rama përjashton çdo mundësi që në grupin parlamentar të PS-së të ketë persona që kanë probleme me ligjin, duke pohuar se në kohën e kandidimit, të gjithë deputetët kanë paraqitur dëshmi penaliteti, të cilat kanë rezultuar të bardha.

Në një konferencë për shtyp para nisjes së pushimeve verore, i pyetur nga gazetarët në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin thuhej se një anëtar i Parlamentit rezulton i dënuar për trafik të qenieve njerëzore, kreu i qeverisë deklaroi se personat që janë të dënuar dhe kanë kryer dënimin në kushtet e ligjit në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e Evropës, janë persona të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen.

“Në kushtet e sotme ligjore e kushtetuese nuk ka në Parlamentin e Shqipërisë njerëz të cilët kanë probleme me ligjin. Nuk janë futur në Parlament njerëz që kanë pasur probleme të hapura me ligjin. Unë kam qenë i pari që kam kërkuar dëshminë penale, të vetmin dokument që përcakton pastërtinë e një personi dhe nuk ka asnjë person që të ketë pasur dëshmi penale të papastër. Të përballesh me një fenomen që është i padëshirueshëm përmes kuadrit ligjor”, – u shpreh ai.

Më tej Rama bëri të ditur se nga vjeshta mazhoranca do të ketë gati ligjin e saj për dekriminalizimin, i cili do të ketë si shembull modelin italian, por do të shtrihet edhe në Parlament. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë theksoi se ligji do të kalojë, edhe nëse opozita nuk do të japë dakordësinë e saj për këtë çështjeje. Me sesionin e ri diskutimi është a do të jetë pjesë integrale e reformës në drejtësi apo ligj më vete, por kjo është çështje teknike, ne do të kalojmë ligjin për të penguar të gjithë ata që kanë pasur…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Share it :