Çollaku: Eksponentë të krimit mbështesin kandidatën në Elbasan, Balla ka dalë në përgjime

Në PolitikOn nga Alfred Lela, gazetar Basir Çollaku u shpreh se eksponentë politikë që kandidojnë në Elbasan kanë në mbështetje dhe interesa të biznesit kriminal.

Çollaku: Eksponentë politikë që kandidojnë në Elbasan kanë në mbështetje dhe interesa të biznesit kriminal. Në Elbasan është kryetar politik qarku Taulant Balla, një njëri i shumëakuzuar. Edhe një oficer policie që sot është në largim ka folur për një përgjigj ku Balla dëgjohej të fliste me një eksponentë krimi dhe për 3 milionë euro që janë dhënë për zgjedhje.

 Për këtë përgjim duhet të mbajnë përgjegjësi policia dhe prokuroria e Elbasanit të cilët mund ta kenë zhdukur. Kjo pasi aktorët që janë angazhuar sërish në vepra të ngjashme po prodhojnë kosto të larta që të gjithë do ta vuajmë. Sot kemi kandidatë në listat fituese që janë të afërm të atyre që janë përjashtuar nga Kuvendi si pasojë e dekriminalizimit

Share it :