Çfarë është kredia hipotekore, si mund të merret

Kredia hipotekore zakonisht garantohet me objektin që po blihet, rikonstruktohet apo rinovohet, duke i dhënë mundësinë kredidhënësit të jetë i garantuar në rast se klienti nuk e shlyen kredinë

kredi shpi Kredia hipotekore është linjë krediti që jepet nga bankat në mënyrë që huamarrësit t’i përdorin ato për të blerë një shtëpi ose ndërtimi i një prone të destinuar për banim. Zakonisht, kreditë për shtëpi mbulojnë një përqindje të vlerës së pronës (70% apo më tepër) dhe kanë periudha shlyerjeje që arrijnë deri në 20 vjet ose edhe më shumë (banka të ndryshme aplikojnë afate të ndryshme). Huamarrësi e shlyen huanë/kredinë gjatë një periudhe të zgjatur, me një përqindje interesi të përshtatshme për të kompensuar huadhënësin/kreditorin për shpenzimet me të cilat përballet gjatë përgatitjes së huasë dhe për riskun që institucioni merr përsipër. Një kredi hipotekare mund të përdoret për blerjen, rikonstruksionin ose mobilimin e një shtëpie duke bërë vetëm një pagesë mujore të vlerës së investimit. Kredia hipotekore zakonisht garantohet me objektin që po blihet, rikonstruktohet apo rinovohet, duke i dhënë mundësinë kredidhënësit të jetë i garantuar në rast se klienti nuk e shlyen kredinë.

 

Kredia

Fillimisht procesi i aplikimit për kredi mund të duket i vështirë, por në të vërtetë, ky proces është relativisht i drejtpërdrejtë. Vështirësia zakonisht qëndron në mbledhjen e dokumentacionit dhe dhënien e informacionit të nevojshëm nga ana e aplikantit në procesin e marrjes së kredisë. Personat që janë të mirë organizuar dhe ruajnë dokumentet zakonisht nuk hasin probleme, por edhe anasjelltas. Faktorët primarë përcaktues të pagesave tuaja mujore për kredinë janë madhësia dhe afati i kredisë. Ka një marrëdhënie të anasjelltë ndërmjet afatit të kredisë dhe madhësisë së pagesës mujore: afate më të gjata rezultojnë në pagesa më të vogla mujore. Për këtë arsye, kreditë me afat 20-25 vjet janë tipi më i popullarizuar i kredisë hipotekore. Ekzistojnë katër faktorë që luajnë një rol në llogaritjen e pagesës për kredinë hipotekore. Këto katër pika janë: principali, interesi, sigurimi i pronës dhe sigurimi i jetës. Një pjesë e çdo pagese të këstit të kredisë hipotekore është dedikuar për shlyerjen e principalit. Kreditë janë strukturuar në mënyrë që shuma e principalit që i kthehet huadhënësit fillon nga shuma të vogla dhe rritet në çdo pagesë të këstit. Ndërsa pagesat e këstit për kredinë hipotekore në vitet e para përbëhen kryesisht nga pagesat e interesit, pagesat në vitet e fundit përbëhen kryesisht nga shlyerja e principalit. Norma e interesit për një kredi hipotekore ka një ndikim të drejtpërdrejtë në madhësinë e këstit të pagesës – norma të larta interesi do të thotë pagesa më të larta hipotekore. Pra, për pjesën më të madhe të blerësve të shtëpive, norma më të larta të interesit zvogëlojnë sasinë e parave që ata mund të marrin hua, norma më të ulëta të interesit e rrisin atë.

 

Financimi

Deri në 70% të vlerës së investimit kur kredia akordohet në monedhën vendase ose deri ne 60% të vlerës së investimit kur kredia akordohet në monedhë të huaj (euro) për kreditë për blerje ose ndërtim shtëpie. Deri në 50% të vlerës kolateralit për kreditë për rikonstruksion. Deri ne 70% të vlerës së kolateralit për kreditë për qëllime apo nevoja të ndryshme.

 

 Të mobilosh një apartament 1+1

Në një apartament 1+1, parapëlqehet mundësia e ndriçimit natyral. Materiale të tejdukshme perimetrale, veçanërisht me xham, dritare gati një faqe muri ose që zënë sipërfaqe të madhe, krijojnë një afërsi të pjesës së brendshme të shtëpisë me natyrën. Gjithashtu, ky ndriçim natyral, kombinuar me ngjyrën e bardhë ose nuancat e saj të përafërta, të cilat janë edhe ngjyrat e momentit, jep idenë e një sipërfaqeje shumë të madhe, që në studimet e arkitektëve të ndryshëm të huaj krijon edhe një sipërfaqe fiktive dy herë më të madhe se sa ajo reale.

 

Ndryshim në koncept dhe formë

Themi në koncept, sepse jeta është bërë më e shpejtë dhe arredimi po e pasqyron dhe ndjek atë. Një ndryshim; nëse më parë këndi i gatimit në një apartament 1+1 ishte një nga pjesët më të rëndësishme të shtëpisë, tashmë ushqimet e shpejta, të ngrënit jashtë, kanë bërë që këndi i gatimit, përveçse të jetë një nga pjesët më periferike të shtëpisë, të riformatohet dhe në formë. Nuk bëhen më ato ‘kondrabufetë’ sa një faqe apo dy faqe muri, që të zënë frymën dhe pamjen. Nëse përmendim vilat, aty ka veçori numri i kateve, të cilat tanimë po ndahen sipas funksioneve. Funksionet shoqërore vendosen në katin e parë dhe funksionet intime gjithmonë në katet më të larta. Për sa i përket elementëve formalë të dekorimit, tendencat janë materialet e pastra, rustike, gur përzier me metal, xham, dru. Rrinë fare mirë të tëra bashkë dhe bashkë me gjelbërimin e bëjnë shtëpinë shumë moderne dhe sa më pranë natyrës, ashtu siç duhet të ndihet në thelbin e tij të qenësishëm njeriu.

 

Eliminimi i kondicionerëve

Një veçori tjetër e arredimit ten je apartament 1+1 në kohët e fundit është eliminimi i kondicionerëve për ngrohjen e ambientit. Gjithmonë e më shumë në ndërtimet e reja, edhe të pallateve, po ndërtohen sistemet me ngrohje qendrore. Një sistem ky i cili duhet projektuar që në fillim të një projekti ndërtese, pasi ka shumë faktorë, të cilët merren parasysh, që nga ato estetike deri në ata më të rëndësishëm, të sigurisë. Eliminimi i kondicionerëve sjell jo vetëm një ngrohje më të njëtrajtshme të gjithë ambienteve të shtëpisë në mënyrë të njëjtë, eliminon sëmundje, ul koston e vendosjes së kondicionerëve në çdo dhomë, heq angaritë e pastrimit dhe riparimit të tyre, por vlen edhe nga ana estetike, immokontakt.

 

 

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news