Depresioni klinik është një sëmundje, një gjendje mjekësore. Ai në mënyrë sinjifikative prek mënyrën sesi dikush ndihet, duke shkaktuar një ulje të vazhdueshme të humorit. Depresioni shpesh është i shoqëruar nga një sërë simptomash të tjera fizike dhe psikologjike që mund të ndërhyjnë në mënyrën sesi një person funksionon në jetën e përditshme. Simptomat e depresionit në përgjithësi reagojnë pozitivisht ndaj mjekimit.
Çfarë e shkakton depresionin?
Ekzistojnë shkaqe të ndryshme që përbëjnë shkaktarët e mundshëm të depresionit. Depresioni mund të jetë reagim i një situate stresuese siç është humbja ose stresi (depresioni reaktiv). Disa gra e përjetojnë stresin gjatë periudhës së lindjes së fëmijës (depresioni postnatal). Depresioni mund të jetë pjesë e sëmundjes, siç është çrregullimi bipolar, në të cilin personi përjeton ndryshime humori ekstreme pa asnjë arsye, të qenit shumë në qejf ose shumë të depresionuar. Depresioni mund të mos lidhet me ndonjë shkak të jashtëm, por lidhet me një çekuilibër kimik në tru (depresion endogjen). Ndonjëherë personi mund të ndikohet aq shumë sa që përjeton simptoma të psikozës dhe mund të mos jetë në gjendje që të dallojë atë që është e vërtetë. Edhe fëmijët dhe adoleshentët mund të depresionohen. Kjo mund të shfaqet në mënyra të ndryshme dhe ato janë ndihmuar nga një doktor që është specialist në këtë fushë. Rreth 20% e njerëzve do të përjetojnë sëmundjen depresive në një moment të caktuar të jetës së tyre. Rreth 6 % përjetojnë një formë sëmundjeje më të rëndë.
Si trajtohet depresioni?
Trajtimi do të ndikojë shumë për të reduktuar dhe madje eliminuar simptomat e depresionit. Trajtimi mund të përfshijë një kombinim ilaçesh, një terapi individuale dhe një suport komuniteti. Ndonjëherë edhe terapia elektrokonvulsive (ECT) mund të jetë ndihmuese. Ilaçe të caktuara ndihmojnë trurin që të rivendosë ekuilibrin e zakonshëm kimik dhe ndihmojnë në kontrollin e simptomave të depresionit. Doktori, psikologu ose një profesionist shëndeti flet me personin rreth simptomave dhe diskuton alternativat e mundshme të të menduarit dhe të ballafaqimit të kësaj situate. Kjo mbështetje do të përfshijë informacione, akomodim, ndihmë në gjetjen e punës së përshtatshme, trajnime dhe edukim, si dhe rehabilitim psikologjik dhe grupe mbështetëse reciproke. Të kuptuarit dhe pranimi nga komuniteti janë gjithashtu elemente shumë të rëndësishme.
Simptomat e depresionit
Depresioni ka një sërë simptomash dhe prek çdonjërin prej nesh në mënyra të ndryshme. Simptomat përfshijnë:
-Të ndjerit shumë të mërzitur
-Çrregullime në modelet normale të gjumit
-Humbje interesi dhe motivimi
-Të ndjerit të pavlefshëm dhe fajtor
-Mungesë kënaqësie në aktivitete
-Ankth
-Ndryshim në të ngrënë ose peshë
-Humbje ndaj interesit seksual
-Dhimbje fizike
-Dëmtim të të menduarit ose të përqendrimit
Katër ushqimet që nuk duhen ruajtur në frigorifer gjatë verës
Patatet
Patatet më së miri është të ruhen në një vend të errët dhe të thatë. Ato po ashtu duhet të ruhen në temperaturë dhome, pasi temperatura e ulët ua humb shijen.
Hudhra
Hudhra duhet të ruhet në temperaturë dhomë në një qese me strukturë rrjete. E rëndësishme është të keni parasysh se hudhrat nuk duhet të mbahen në afërsi të patateve pasi lëshojnë aromë dhe përshpejtojnë kalbjen e tyre.
Qepa
Si edhe hudhra, edhe qepa duhet të mbahet në temperaturë të dhomës dhe në qese me strukturë rrjete. Në këtë mënyrë ju do të lejoni qarkullimin e ajrit dhe pengoni kalbjen e tyre.
Domatet
Domatet po thuajse gjithmonë i mbajnë në frigorifer, pasi shumica nuk e dimë se kështu humbim shijen e tyre. Ekspertët këshillojnë që domatet më së miri është të ruhen në një qese të plastikës në temperaturë dhome. Nëse dëshironi t’i preni ata më herët, ruani në qese të letrës.





