Blater nuk heq dorë, gati për shortin e Botërorit 2018

Blater nuk heq dorëZvicerani, pavarësisht nga dorëheqja që dha, do të jetë i pranishëm në shortin e eliminatoreve të Botërorit 2018

Dorëheqja ishte një farsë, pasi Sepp Blatter vazhdon të drejtojë FIFA-n edhe pse njoftoi tërheqjen pak javë më parë për shkak të skandalit që përfshiu institucionin më të lartë të futbollit botëror. Ai do të jetë i pranishëm në hedhjen e shortit të fazës eliminatore të Botërorit 2018 në datën 25 Korrik në Shën Peterburg. Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “The Guardian” që citon ministrin rus të Sporteve, Vitaly Mutko, i cili shprehet: “Të gjithë drejtuesit e FIFA-s do të jenë të pranishëm në hedhjen e shortit”. Ai shton gjithashtu se Blatter nuk do të mungojë pasi deri në zgjedhjet e reja ai vazhdon të jetë president i FIFA-s. Marrëdhëniet mes Blatter dhe presidentit rus, Vladimir Putin kanë qenë përherë të ngrohta dhe kjo konfirmohet edhe nga vendimi i fundit. Një tjetër fakt interesant në këtë qëndrim është edhe konfirmimi i Rusisë për organizimin e Botërorit edhe pse caktimi i kandidaturës për këtë vend është përfshirë në hetim nga autoritetet amerikane. Disa javë më parë, FBI lëshoi disa mandat-arreste për krerët më të lartë të FIFA-s pas hetimeve që nxorën në dritë fakte korruptive për caktimin e disa vendeve organizatore të botërorit mes të cilëve edhe Rusia. Presidenti i FIFA-s, para një muaj nën trysni mediatike, por edhe nga opinioni futbollistik dha njoftimin se dorëhiqet nga posti i drejtues i qeverisë futbollit. 79-vjeçari lajmëroi dorëheqjen në një mbledhje të jashtëzakonshme. “Për mua FIFA ka rëndësi më shumë se gjithçka tjetër, prandaj vendosa të rikandidohesha, zgjedhjet përfunduan, por sfidat që kemi përpara jo. Mandati im duket se nuk u pranua nga të gjithë, ky institucion ka nevojë për një revolucion dhe për këtë thirra një mbledhje të jashtëzakonshme dhe për t’u bërë të ditur vendimin, në mënyrë që të përzgjidhet në një kohë të shkurtër pasardhësi im”, – deklaroi tashmë ish-kreu i qeverisë botërore të futbollit, duke kërkuar një mbledhje të menjëhershme të kongresit për të caktuar sa më shpejtë të jetë e mundur presidentin e ri, por në fakt sipas rregullave, Blatterit do t’i duhet të mbulojë detyrën e Presidentit të paktën deri në muajin dhjetor, pasi vetëm atëherë mund të përcaktohet emri i ri atij që do të trashëgojë qeverinë botërore të futbollit. Mirëpo ky deklarim i fundit duket se ka hedhur poshtë çdo gjë që është thënë deri më tani. Sigurisht që kjo nuk për tu lënë nga autoritet që po hetojnë skandalin e FIFA apo dhe UEFA që nuk mund të pranojnë që të ndodhi një gjë e tillë. Një lëvizje dinake e zviceranit, e cila pritet të sjellë temën e presidentit përsëri në vëmendje.

 

Del Piero: Pirlo ka një vendim të vështirë përpara

Alessandro Del Piero beson se Andrea Pirlo gjendet në një moment të komplikuar dhe të rëndësishëm para vendimit për të ardhmen e tij. Mjeshtri i mesfushës pritet të largohet nga Juventusi për të kaluar në MLS te New York City FC. “E di se ka qenë këtu”, – ka thënë Del Piero për “Sky”, ndërkohë që po përgatitet për një ndeshje bamirëse në Nju Jork. “Është një qytet i shkëlqyer dhe liga është duke u zhvilluar shumë. Të shohim se çfarë do të vendosë të bëjë. Ky është një moment delikat dhe i rëndësishëm në karrierën e tij, por ai do ta bëjë zgjedhjen e duhur”, – ka deklaruar ikona e Juves.

 

Gjakova fiton medaljen e bronztë

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat e para Olimpike Evropiane “Baku 2015”, e cila ka bërë që kjo të jetë edhe medalja e parë e garuesve kosovarë në këtë kampionat. Xhudistja kosovare ka mposhtur me ‘waza-ri’ me rezultat 10:0 kundërshtaren holandeze, Sanne Verhagen, e cila u penalizua edhe për pasivitet. Kujtojmë se xhuditsja kosovare humbi në gjysmëfinale ndaj hungarezes Hedvig Karakas në kategorinë prej 57 kilogramë.

 

Mediat nisin spekulimet, po sikur Ramos të nënshkruajë me Junaitidin

Disa javë më parë, kushdo do të qeshte nëse dikush pretendonte se Mançester Junaitidit do të firmoste me Sergio Ramos. Megjithatë, ndërsa spekulimi vijon dhe përflitet se mbrojtësi i Spanjës ka kërkuar largimin nga Real Madridi, disa fansa të Junaitidit kanë filluar të entuziazmohen.

“Mirror” ka llogaritur çfarë mund të ndodhë nëse Ramos largohet nga “Santiago Bernabeu”:

  1. Diego Costa do të fillojë të lëpijë buzët

Pavarësisht se janë kolegë ndërkombëtarë, kur bëhen bashkë Costa dhe Ramos, i nxjerrin më të keqen njëri-tjetrit. Mançester Junaitid vs Çelsi më 28 dhjetor do të duken më interesante.

  1. Kartonë të kuq

Ramos ka marrë 19 kartonë të kuq në karrierën e tij te Real Madridi.

  1. Nuk do të jetë për shumë kohë në mbrojtje
  2. Do të shkojë shpesh në Londër për të takuar shokun e tij, Mesut Ozil
  3. Festimet e golave do të jenë të shkëlqyera
  4. Mund të jetë pak i turpshëm në ditët e para të trajnimit dhe tifozët e Junaitidit do të entuziazmohen shumë.

 

Everton rikthen Deulofeun

Skuadra angleze Everton ka arritur ta rikthejë përsëri sulmuesin e talentuar spanjoll Gerard Deulofeu. Deulofeu së fundmi ishte i huazuar te Sevilja ku tregoi paraqitje të lartë, ndërsa dy vite më parë ai kishte veshur fanellën e Evertonit. Skuadra bardh e kaltër, ka paguar gjashtë milionë euro për transferimin e tij, ndërsa lojtari i talentuar ka nënshkruar kontratë tri vjeçare. Ndërkohë pas zyrtarizimit të marrëveshjes, vet lojtari në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka treguar se sa është i lumtur për një gjë të tillë. “Unë u riktheva, njëherë i kaltër, gjithmonë i kaltër”, – shkroi Deulofeu.

 

Imobile dëshiron Napolin

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Ciro Immobile, thotë se do t’i pëlqente ta vishte fanellën e Napolit në sezonin e ardhshëm. Futbollisti italian u transferua në Gjermani në verën e kaluar, por nuk arriti të tregohej i rëndësishëm në Bundesliga duke shënuar vetëm tre gola në 24 paraqitje. “Përvoja me Borussia Dortmundin nuk ka shkuar si duhet, por megjithatë për mua ka qenë e mirë. Ka qenë një përvojë e dobishme, pavarësisht golave ose paraqitjeve. A do të më pëlqente kthimi në Itali? Asnjëherë nuk e kam mbajtur të fshehtë faktin se do të doja ta vishja fanellën e Napolit. Këtë e kam thënë disa herë. Mirëpo, ka bisedime dhe kontrata që duhen respektuar”, – ka thënë Immobile.

 

Di Maria: Qëndroj te Junaitid

Angel Di Maria thotë se dëshira e tij është të qëndrojë te Mançester Junaitid edhe sezonin e ardhshëm. Argjentinasi është lidhur me një largim nga “Old Trafford” këtë verë, pas një sezoni të paqëndrueshëm, por ai thotë se do të përpiqet ta dëshmojë veten sezonin e ardhshëm. “Unë e nisa mirë me gola dhe asiste. Po kaloja një periudhë të mirë, deri sa mbeta jashtë. Është pak e vështirë të shpjegosh se pse unë nuk po luaja. Ishte shumë e vështirë për mua që të zëvendësohesha”, – thotë ai. “Nuk po e mendoj fare largimin. Në Madrid kam pasur momente të vështira. madje jam vërshëllyer nga stadiumi, por në fund ia dola mbanë”, – shton mesfushori.

Share it :