Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në daljen e parë në publik, në orën 17.00, se zgjedhjet e 21 qershorit ishin nje hap prapa për Shqipërinë, duke theksuar se edhe ndërkombëtarët ishin shprehur me nota kritike për procesin zgjedhor.
“Do të vijomë betejën tonë për t’i kthyer vendit shpresën dhe dinjitetin. PD-ja dhe aleattët e saj kanë rritur mbështetjen në mbarë vendin. Do të vazhdojë beteja jonë ndaj dhunuesve të standardeve. Për momentin, shqetësimi ynë kryesor mbetet procesi i numërimit”, tha Basha.




