Baleti me këmbë në ajër

Albert Janku

Enada Vaso ne baletin FedraNjë vështrim mbi baletin sot, çfarë po ndodh me kritikën dhe prurjet e reja nga shkolla

Prej kohesh nuk ka se si te mos vihet re nje dukuri dhe perpjekje e vazhdueshme ne krijimtarine e baletit boteror per t’iu qasur fenomeneve deri pak me pare tabu, si tematike ne permbajtjen e nje shfaqjeje baleti.

Kjo ka ndodhur dhe eshte arritur kur autori eksperiencen e akumuluar ne skene e ne jete, ne vende dhe kultura te ndryshme i bashkangjit diturine e marre edhe nga perballja e pikenisjeve dhe koncepteve te tij ndaj qendrimeve te vjetruara te cilat vihen re ne historine e baletit boteror e veçanerisht ate shqiptar, pa mohuar dhe perfitimet qe jane pasoje e gabimeve dhe arritjeve te meparshme. Arti i baletit tek ne, historia e tij, tashme eshte pjese e kultures me te mire kombetare. Arritjet dhe pasuria e trasheguar nga brezat qe iu perkushtuan kesaj gjinie eshte nje deshmi tashme e arkivuar ne repertorin gati 70-vjeçar qe nga lindja e ketij arti ne vitin 1950 me baletin “Shatervani i Bahcisarajit” dhe dhjetera e dhjetera baleteve te medha po aq me nje akt dhe qindra njesi me te vogla per koncerte, recitale dhe pjesemarrje ne koncetet e majit.

Qendrimet kritike ndaj ketyre krijimeve ne mediat e shkruara per gjate viteve ndoshta nuk kane qene analiza te tilla te zhveshura nga ndikimi ideologjik para vitit ’90 -te dhe te ishin teresisht profesionale. Megjithate ne njefare menyre kur kjo krijimtari analizohej dhe prezantohej ne keshillat artistike dhe mjaft here ne sezone shkencore te organizuara ne institucionet artistike, dallohej diçka ndryshe ne diskutimet dhe referimet e specialisteve, kishte tendence per te ndryshuar kahjen dhe ishte padyshim mjaft profesionale. Ndoshta kjo qe ka ndodhur ne keto auditore me te vogla nuk mund te konsiderohet si liri e plote e fjales dhe e mendimit nga se ishte e pa mundur te mungonte syri i censures, por, gjithsesi nuk duhet harruar qe analizat profesionale beheshin rregullisht deri ne detaje dhe per reminishence mund te themi vazhdon te jete dhe sot vlere e konservuar si metodologji ne vazhdimesi e cila vihet re ne perpjekjet per te mbajtur lart nivelin artistik ne trupen tone te baletit. Cilado veper kombetare origjinale, balet i madh apo me nje akt, njesi baleti me te vogla, kalonin ne nje site te imet dhe kjo gje, po e perseris, nuk ndodhte vetem per viktimizimin ne filtrin ideologjik te te ashtuquajturave vepra me ndikim te huaj borgjez e cila e demtoi krijimin ne kete gjini, por analizat tekniko-artistike ne krijim interpretim dhe ekzekutim, e cilesoj, qe kane qene te thella dhe profesionale shume.

Per t’u kthyer dhe nje here ne ate qe eshte vene re ne krye te shkrimit, duhet theksuar se dallimi dhe perpjekja e koreografeve kudo ne bote me ate qe ndodhte tek ne gjate procesit dhe veprimit per krijimin e nje lloji te ndryshem forme dhe levizjesh ne kercim, u be i dukshem dhe ra ne sy kur ndodhi frenimi i krijimtarise ne vendin tone, pasi Shqiperia u shkeput nga bota e artit, sidomos ne vitet 1960 deri ne 1980. Arti i baletit ne bote me perkushtimin dhe kembenguljen e te talentuarve per te trajtuar fenomene deri ne ate kohe tabu ne veprat e tyre, te cilat me pare nuk prekeshin dot per te qene objekt dhe subjekt ne nje shfaqje baleti i dha shtyse dhe pamje te re teresisht bashkekohor ne strukture, forme dhe mjete shprehese kesaj gjuhe. Sot ne shume vepra baleti, dallohet nje ngulmim i kendveshtrimit te koreografeve mbi ate çka ndodh me shoqerine njerezore, me perpjekjen e njeriut ne mes ekzistences dhe mosekzistences qe shkakton jeta kaq intensive e mbushur me dhimbje te medha, çoroditje marramendese, kur çekuilibrat psikologjike, shpirterore, shoqerore ndryshojne shume shpejt dhe jane pothuaj te mberthyer ne nje nyje qe veshtireson dhe erreson te ardhmen.

Per te trajtuar nje tematike te tille, koreografet ne bote, dhe jo rralle tek ne (perjashto te huajt qe vijne per te vene shfaqje ne skenen tone) kane zgjedhur nje forme artistike te ndryshme, larg qellimit per te treguar nje histori te mbeshtetur mbi nje syzhet te ngarkuar me situata prozaike dhe personazhe te shumte dhe skematik.

Ajo qe vihet re ne keto krijime eshte rendesia dhe cilesimi qe i kane dhene koreografet trajtimit te thelle te idese dhe jo syzhetit. Idete qe kane zgjedhur ata te zhvillojne pershfaqen ne nje menyre dhe shprehje te re, ku forma e zgjedhur posi grafika sot ne artet pamore sjell permbajtjen e idese deri ne skutat e saj me te thella, te mbushur me larmine e figuracioneve te trajtuara mbi simbole qe i shkojne per shtat artit te kercimit e cila gjuhe dhe mjet shprehes nuk ka fjalen zanore apo tingullin muzikor, por hapin, levizjen ne hapesire dhe kohe te kushtezuar nga graviteti tokesor qe nuk mund t’i shkeputesh kercimtaret nga toka ne lartesi te madhe per t’u shnderruar krejtesisht ne engjëj, por vetem te ngjajne si ato dhe te shprehen, si ato te pakufizuar ne plastike, ne lehtesi dhe magji, arme kjo me e re qe ka ndihmuar koreografet prej kohesh te krijojne vepra te shquara kontemporane.

Ne njefare menyre, koreografet jane perpjekur te gjejne pergjigjen e duhur per kete shprehje duke terhequr vemendjen dhe parashtruar performancat para tyre me kete lloj kompozimi ne vallezim si mjetin me te pershtatshem e te ri per tematiken e zgjedhur. Kete aftesi te autoreve per t’u shprehur ne menyren e tyre te re sigurisht qe ato do te duan ta gjenin po ashtu te sjellja dhe reagimi i duhur i spektatorit ndaj asaj qe kane krijuar ato ne nje veper te shfaqur. Spektatori nuk vjen ne shfaqje vetem te marre kenaqesi estetike, ai ne njefare menyre edhe ndikohet qe te mbaje nje lloj qendrimi dhe ndoshta te gjykoje per ate qe sheh e qe i serviret.

Reagimi i kritikes dhe spektatorit ndaj nje shfaqjeje te krijuar ne kohe te shkuara ose sot duhet pare si qellimi per te pershendetur meritat e nje krijimtarie apo te nje autori, por ndjeshmeria kur shikon nje shfaqje duhet te jete pertej asaj qe shikojme dhe perjetojme nga emocionet qe perftojme nga kenaqesia e nje casti e me shume te tilla ne salle, ndaj me qetesi duhet kontrolluar durimi per t’i analizuar gjerat me ne thellesi, pa qellim denigrimi, por per te inkurajuar ate qe eshte e mire dhe per te mos kurajuar ate qe nuk vlen.

Qedrimet kritike shpeshhere gjykohen me apo pa te drejte nese vijne nga qellime te mbrapshta apo keqdashese, nganjehere thuhet se vijne nga mediokriteti dhe mosdija. Te kritikosh eshte njefare guximi, por edhe ky duhet te jete i matur mire, qe argumentat te jene te besueshme.

Tek ne kjo fryme mungon pothuajse fare e pasqyruar ne median e shkruar dhe ate televizive, perveç pergjimeve ne rrjetet sociale. Arti i baletit ze vendin me te vogel ne gjithe publicitetin qe çdo dite trumbeton te medhenjte e pashtershem te gjinive te tjera. Jo vetem tradites se kesaj gjinie arti nuk i vihet rendesi fare, por cudia me e madhe eshte prezantimi i mjaft artisteve te kesaj fushe qe punojne jashte vendit, ne mes tyre dhe anonime, qe kane “mahnitur” skenat e botes qe nga Ballkani ne Kaliforni, nga Dubai ne Australi e Japoni, te cilet kane vene ne gare disa stacione televizive qe shfaqin cudira te pabesueshme dhe lene menjane pothuajse fare krijuesit dhe interpretuesit e talentuar qe vazhdojne prej vitesh aktivitetin ne Shqiperi.

Megjithese qellimi i ketij shkrimi nuk eshte vetem kjo qe u tha pak me lart, une do te perqendrohem ne ate çka krijohet sot ne skenen tone, qe interpretohet dhe kercehet te jete dinjitoze dhe te shprehe forma dhe stile, epoka dhe menyra nga me te vjetrat dhe me te rejat, por te krijuara nga autoret tane, nga brezi i ri ose i tanishem i koreografeve, ne menyre qe qendrimet kritike te jene sa me pozitive dhe kurajoze per te lehtesuar vazhdimesine e ketij arti te bukur.

Por fatkeqesisht, qendrimi kritik akoma vazhdon te mbetet po ashtu siç eshte vepruar me pare. Problemet, te metat, niveli artistik i veprave dhe interpretimet e çdo gje tjeter mbeten brenda mureve te teatrit dhe rretheve te ngushta e pak te interesuarve te tjere per kete gjini. Ne vend te zgjerimit te saj ne mediat marramendese rrethi i shkruesve eshte zvogeluar aq shume, sa angazhimin per analizen dhe qendrimet publike shkruhen nga redaktoret e kultures te redaksive e per kete ata duhen pergezuar, ndersa te diplomuarit e shumte me titullin “Koreograf” ne shkollat tona heshtin dhe jane strukur ne fole posi struthi.

Kjo ndodh ndoshta nga se autore shkrimesh me pervoje dhe pa pervoje nuk perballen me krijimtari origjinale te autoreve tane, vepra te tilla mungojne ose koreograf te diplomuar ne Universitetin e Arteve nuk po gjejne hapesire te punojne dhe krijojne. Aftesite e tyre i eshte mundesuar t’i shfaqin ne evente pa rendesi, ne copa te vogla kercimi qe ngjajne me njera-tjetren posi kushurinj te nje gjaku. Ndodh qe mjeshtra me pervoje dhe te afirmuar vene ne skene vepra te repertorit boteror dhe ne reklama thuhet se venia ne skene e baleteve te tilla jane me koreografi te tyre por: “sipas filan koregrafi te huaj e vene ne skene vite ose shekuj me pare”. Me nje fjale vepra origjinale kaq te rendesishme per zhvillimin e koreografise tek ne mungojne dhe mundesia e vetme per te pasur nje repertor qenka vetem trashegimia e autoreve te vjeter qe eshte e pranueshme por qe nuk eshte vetem kjo zgjidhja.

Ku jane veprat e reja? Ku jane krijimet origjinale, ku jane qindra koreografe te diplomuar ne shkollat tona qe CV e tyre e kane te mbushur me specializime, eorkshope deri master dhe profesor te asociuar ne studio e trupa baleti kudo ne bote? Pse nuk shohim krijimet e tyre po ashtu dhe interpretimin e tyre ketu e kudo? Kush i ofron atyre skenat e Tiranes qe mendoj se nuk eshte e vetme, ajo e TKOB por ka dhe te tjera si ajo e universitetit te arteve, ai kombetar, eksperimental dhe pse jo qendra e kutures e bashkise me dy tre ambjente qe mund te ndihmoje per shfaqje te zhanerave te ndyshme te baletit deri tek salla kaq e disponueshme ne Katedralen Ortodokse ne qender te qytetit. Keto aktivitete mund t’i perballoje jo vetem trupa kombetare e baletit ne TKOB, por edhe trupat profesioniste te kanaleve qendrore televizive qe kane ne perberjen e tyre element shume te talentuar qe jane te afte te kercejne edhe zhanre me te sofistikuara nga ajo qe bejne, pa harruar mjediset gjigante te ketyre kanaleve te pashfrytezuara per kete qellim. Dhe nxenesit e shkolles koreografike qe kane dhene prova te mbajne koncerte te medha dhe te jene gjithmone prane trupes se baletit ne TKOB ne premiera te medha, mund te kontribuojne.

Nderkohe presim me shume interes qe perveç te tjerave ne trupen tone qendrore te vihen ne skene vepra te koreografeve dhe kompozitoreve tane me krijime dhe shprehje te reja mbi tema qe kane qene tabu ne te kaluaren. Tema qe edhe jane trajtuar jo shume kohe me pare nga autore te talentuar dhe me inisiative si Arjan Sukniqi, Enada Hoxha, Manjola Hasani, Gjergj Prevazi, Artan Ibershimi, Kozeta Bakiu, Albi Nako, Leonard Xhakaxhi, Ezdalin Gorani, Gerd Vaso etj.

Dikur ishte menduar te zhvillohej nje festival per cdo dy vjet me krijime te koreografeve te rinj nen patronazhin e TKOB, projekt qe mbeti i parealizuar. Vitin qe shkoi u improvizua ne teater nje koncert i ketij lloji mjaft interesant me krijime te koreografeve te rinj por akoma nuk dime qe kjo inisiative do te gjeje vend ne nje platforme te shtrire ne kohe qe te mund te realizohet.

Ne skenen e TKOB kane qene te ftuar per te vene ne skene veprat e tyre krijues te huaj qe ne vitin e pare kur u krijua trupa e baletit ne Shqiperi e deri me sot. Koreografe dhe pedagoge nga Rusia (BS), Kina, Cekia, Franca, Italia, Kroacia, Bullgaria dhe deri nga Hungaria dhe Portugalia kane realizuar vepra nga repertori i baletit klasik dhe ai modern kontenporan.

Jemi gezuar qe Anxhelin Prejlocaj ka ardhur pese here ne Tirane qe nga viti 1994 me vepra te medha dhe te suksesshme. Ai eshte nje autor me origjine shqiptare qe jeton dhe punon ne France. Ben pjese ne eliten me te larte te koreografise gjate disa dekadave. I njohur tek ne dhe kudo ne bote per vlerat unikale ne baletin boteror dhe ardhja e tij ka qene gjithmon ngjarje e rendesishme. Po ashtu kohet e fundit nje autor tjeter i njohur ne Portugali shfaqi me trupen tone dy balete te suksesshem qe e pasurojne gamen e te rejave qe sjell koreografia sot. Nje tjeter autor bashkepunoi me trupen tone, ai baletin e tij e kishte menduar mbi nje triptik kompozitoresh por forma e mjetet shprehese qe ai kishte zgjedhur per shfaqjen e tij ishte nje mbivendosje e modernes mbi traditen klasike pa shume logjike dhe vlera. Keto krijues dhe te tjere me pare i kemi mirepritur, i kemi duartrokitur per cka kane prezantuar. Kete mundesi per te kontaktuar dhe krijuar me baletin bashkekohor boteror e pruri koha e re dhe na e ofron edhe teknologjia e komunikimit virtual, mundesia per ti pare ato edhe ne teatrot dhe skenat boterore.

Do te gezoheshim gjithashtu dhe do te mireprisnim nese drejtuesit e artit dhe kultures do te stimulonin trupat artistike qe ne skenat tona te gjejne vend dhe t’i behet hyzmet i madh veprave te krijuara nga autoret tane. Nga artistet e talentuar qe nuk na mungojne dhe qe presin te rihyjne dhe te gjejne tempullin e ballafaqimit me besimtaret e ketij arti dhe te jene predikues, drejtues e krijues te veprave pse jo klasike, neoklasike, bashkekohore dhe qe ne keto vepra te ndihet bota jone, koha e tyre, endrrat e tyre, shpirti i nje populli evropian me fytyre te qarte identiteti.

Tashme ne rrjetet sociale, ne television e kudo ne skenat boterore mund te shikosh dhe admirosh vlera dhe thesare te artit boteror. Qellimi i drejtuesve, opinionisteve, specialisteve por pa dyshim dhe i spektatorit duhet te fokusohet tek deshira per te njohur dhe pare vlerat intelektuale dhe artistike ne vepra te krijuara nga artistet tane qe nuk jane me mes nesh dhe atyre qe krijojne sot por qe vete opinionistet dhe simpatite personale te cdokujt tjeter jo pak here bejne te kunderten bashke me spektatorin qe ngazellehen dhe bejne sikur mahniten nga e huaja kur ajo eshte dhe mediocre ndonjehere dhe i kalojne pa i vene fare rendesi, duket minimizuar vlerat e veprave te artisteve vendali qe kohet e fundit ngjajne posi ato qingjat akoma qumeshtor qe si te hutuar kerkojne nenen/tutorin/ per te ndjere pse jo perkedheli dhe per tu ngritur ne kembe, per t’u rritur.

Ide te shumta, projekte te reja mendoj qe arkivohen ne koken e autoreve qe permenda me pare por edhe te tjereve qe nuk mungojne. Endrrat jane pjese e perditshmerise se tyre, tashme ata jane profesionist e disa prej tyre te afirmuar dhe te profilizuar por qe nuk po gjejne hapesire.

Deri me tani permbajtje e zerit te atyre qe shkruajme per arritjet e artit te baletit tek ne vetem i ka inkurajuar i ka shtyre keto artiste qe te vazhdojne rrugen e nisur nga vete ata. Kohet e fundit po shfaqej nje fryme me kritike ne menyre qe keto te talentuar te ndergjegjesohen dhe te kuptonin se arti dhe sidomos krijimtaria origjinale sido qe te jete eshte ne syrin e kujtdo qe e shikon, ndaj autori duhet te jete gjithmone ne kerkim te perfeksionit, te bukurise estetike, te vlerave me eprore te civilizimit dhe qyteterimit modern. Perkushtimi dhe kembengulja duhen vazhduar per sa deshirojne te jene dhe te merren me krijimtari. Per fatin e tyre teatrin e operas e drejton nje koleg balerin i mirenjohur dhe enderrimtar per te ardhmen, i cili me mundesite qe ka jo vetem godinen e teatrit, por edhe te tjera qe permenden ne kete shkrim mund te jene tempuj ku te perkushtuarit te forcojne muret e saj.

Na vjen mire kur shohim qe trupa e baletit kombetar (nacional) vazhdon prej kohesh te shfaqe me sukses vepra te llojeve te ndryshme. Ne ate trupe ka shume te talentuar. Shkruesi i ketij shkrimi e njeh mire ate trupe, ka punuar dhe ka marre pjese ne ate kolektiv deri tani vone. Brenda teatrit ka artiste me aftesi per te qene pedagoge, koreograf, balet master jo vetem ne trupen e tyre, por edhe kudo gjetke. Shume prej tyre jane artiste qe vleren e tradites ne kercim e kane trajtuar si kapital per te shkuar me tej.

*Mjeshtër Balet

 

Share it :