Ambasadori gjerman/ Hoffman: Korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë po largojnë investitorët, e di edhe Merkel

 Ambasadori gjerman HoffmanAmbasadori gjerman, Helmut Hoffman, deklaroi se niveli i lartë i korrupsionit dhe mosgjetja e drejtësisë janë kthyer në problem për investitorët e huaj, të cilët në shumë raste mendojnë largimin.

Në mesazhin e dhënë në tryezën e konsultimit publik të reformës në drejtësi, Hoffman theksoi se në dijeni të këtij shqetësimi është dhe kancelarja Merkel.

“Nuk janë vetëm autoritetet në vend, por dhe përvoja ime si Ambasador apo komuniteti i biznesit që janë të pakënaqur shumë me situatën. Unë takoj sipërmarrës të mëdhenj gjerman në Shqipëri që më flasin për korrupsion. Kjo pengon investimet e mëdha, nuk kanë garanci për investimet e tyre dhe në shumë raste shprehen të gatshëm për t’u tërhequr nga vendi. Kancelarja Merkel kur u takua me Kryeministrin, problemin e drejtësisë e vendosi në qendër të bisedës së saj…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Share it :