Aksione në Vlorë dhe Shkodër, policia shkatërron 6323 rrënjë kanabis

 

 

aksioni i policise ne dukagjin shkoder kanabis canabis marijane hashash operacioni droga parcela 2 (7)Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës në vijim të luftës antikanabis kanë asgjësuar në total 6323 rrënjë të bimës narkotike, ndërkohë që nuk kanë identifikuar autorët kultivues, por po punojnë për kapjen e tyre. Policia e Vlorës ka bërë të mundur asgjësimin e 3.622 rrënjëve kanabis të sistemuara në 34 parcela në fshatrat Treblovë, Lubonjë, Gjormë, Kallarat dhe Tërbaç!

Në fshatin Treblovë, policia ka zbuluar 15 parcela me 1772 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i Veizajve”, me lartësi 15-180 cm. Në fshatin Lubonjë, policia ka zbuluar 10 parcela me 1180 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur Skotinë, me lartësi 50-180 cm. Në fshatin Gjormë, policia ka zbuluar 4 parcela me 320 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur Qafa e Baçelit, me lartësi 50-180 cm. Në fshatin Kallarat, policia ka zbuluar 4 parcela me 300 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur Qesarule, me lartësi 50-180 cm. Në fshatin Tërbaç, policia ka zbuluar 1 parcelë me 50 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur Qafa e Pëllumbit, me lartësi 80-170 cm. Ndërkohë, blutë e Vlorës ka bërë të mundur asgjësimin e bimëve narkotike me djegie dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre. Ndërkohë në qytetin e Shkodrës policia ka asgjësuar 2701 rrënjë të bimës narkotike të në 20 parcela. Gjatë ditës së djeshme në vijim të operacioneve antikanabis janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike konkretisht: Në fshatin Vilë, në fshatin Serme, në fshatin Qerret, të gjithë në Temal, në fshati Bratosh, në Kastrat, Malësi e Madhe, në fshatin Lum-Zi, në Pukë, si dhe në vendin e quajtur Bjeshkët e fshatit Mërtur, në Fushë-Arrëz. Bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

Share it :