Pushuesi humb jetën në plazhin e Durrësit…

Një i moshuar nga Kosova është mbytur teksa ishte duke u larë në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në lagjen 13 të qytetit.

“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues)”, thotë policia

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share it :