Gazetari Sokol Shameti, i ftuar në A Show në Syri Tv, duke folur për shpërdorimet e parave publike, deklaroi se fatkeqësia është se Rama konstaton ngjarjet si spektator e jo sikur të jetë numri një i vendit.
Shameti thekson se Rama për skandalet duhet të jepte dorëheqjen.
“Popullit shqiptar i janë vjedhur 70 përqind të parave, është shoqëri që injorantizohet në mënyrë të vazhdueshme. Shumica e shqiptarëve nuk janë fare në “Facebook” dhe as shohin Ramën. Shumica e shqiptarëve janë të zënë duke mbijetuar. 90 përqind e shqiptarëve janë në kufi të varfërisë.
Rama duhet të jepte sot dorëheqjen, në një shoqëri normale, duhet të thoshte “mirupafshim”. Kryeministri thotë se nuk ka informacion e nëse nuk ka informacion ai, përse duhet të jetë në atë pozicion. Qeveria jonë ka dështuar. Rama e konstaton çdo gjë si spektator. Ne duhet që të acarrohemi aq shumë, sa të bëjmë qeverinë që të flasë me vete. Partitë politike tek ne janë përfaqësuese të një numri njerëzish e biznesesh e jo të popullit”, deklaroi Shameti.




