Policia e Tiranës lajmëron se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Kamëz.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është plagosur një pasagjere, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




