Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të shumta, në lidhje me qeverinë.
Sipas Metës, për të gjithë ata që janë përfshirë në krime, do të ketë një Nuremberg shqiptar
Ai ka hedhur akuza të shumta ndaj ministres së Drejtësis
Në Nurembergun shqiptar do shkojne te gjithe ata qe prekin zgjedhjet. Unë e mbaj fjalen’, tha Meta.
‘Ministrja e Drejtesise sot duhet te ishte ne burg. Pergjigjen qe ende nuk e ka marre nga drejtesia do ta marre me 25 prill nga qytetaret e Tiranes
‘Ne e dimë shumë mirë se çfarë presioni mafioz i është bërë Presidentit, që të pranonte një kandidate per Gjykaten Kushtetuese që e rrëmbeu mazhoranca në mënyrë ta paligjshme dhe për të cilën Ministrja e Drejtesise duhet të ishte në burg dhe jo vetëm,por me te gjithë grupin kriminal që falsifikoi letrat per ate kandidate që u betua te Lana, duke paguar lekët për të qenë anëtare në Gjykatë Kushtetuese’, deklaroi Ilir Meta në SYRI TV.
Cfare eshte Gjyqi i Nurembergut?
Gjyqi i Nyrëmbergut (Gjermanisht: Nürnberger Prozesse) ishin një seri gjykatash ushtarake të mbajtura pas Luftës së Dytë Botërore nga Forcat Aleate sipas ligjit ndërkombëtar dhe ligjeve të luftës. Gjyqet ishin më të dukshmet për ndjekjen penale të anëtarëve të shquar të udhëheqjes politike, ushtarake, gjyqësore dhe ekonomike të Gjermanisë naziste, të cilët planifikuan, kryenin, ose përndryshe morën pjesë në Holokaustin dhe krimet e tjera të luftës. Gjyqet u mbajtën në Nyrëmberg të Gjermanisë dhe vendimet e tyre shënuan një pikë kthese midis ligjit klasik dhe atij ndërkombëtar bashkëkohor.




